Hotelierët e Strugës: Komuna dhe qeveria na harruan

legjenda

Tetova
auto_Struga-hoteleri1588524050.png


Ilustrim
Hotelierët e Strugës po mundohen të mbijetojnë në këtë periudhë ndërsa disa nga to ishin të detyruar ti largojnë nga puna punonjësit e tyre. Ata janë të pakënaqur me masat e qeverisë, të cilat i konsiderojnë të pamjaftueshme, dhe disa janë të zhgënjyer nga komuna, për të cilën thonë gjatë kësaj periudhe nuk ofroi asnjë subvencion.
"Për fat të keq, komuna e Strugës nuk ka asnjë denarë ndihmë. Përkundrazi, përmes ndërmarrjeve publike ata kërkojnë para prej teje e jo të të japin. Vazhdimisht shoh fatura para dere. Vjen fatura e ujit. Sipas meje, komuna Strugë duhet t’i ulë shpenzimet për ujë dhe tatime komunale që i paguajnë njëherë në vit sepse ballafaqohemi me pandemi globale”-tha Ylker Gavaz, pronar i objektit hotelierik.


Hotelierët kërkojnë ndihmë më direkte nga shteti sepse 80% e gjithë rajonit jeton nga turizmi.
Unë jam shumë i zhgënjyer nga shteti pasi shumë u vonuan me të ashtuquajturat pakot e tyre. Duhet të definohet çka është fjala ndihmë. Ndihmë është dhënie e mjeteve pa kushte. Nuk është ndihmë kur ti nga unë kërkon kushte blerëse. Nëse është ashtu, unë marr kredi nga banka”-pohoi Ilker Gavaz, pronar i objektit hotelerik.

Nga Komuna e Strugës paralajmëruan takim me hotelierët e qytetit gjatë ditëve në vijim.
 

Attachments

  • auto_Struga-hoteleri1588524050.png
    auto_Struga-hoteleri1588524050.png
    198.9 KB · Shikime: 0
  • auto_Struga-hoteleri1588524050.png
    auto_Struga-hoteleri1588524050.png
    198.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top