Hotel në hapësirë

Arfenilla

Themelues i Forumit


Mund të duket si fantashkencë, por është e vërtetë. Rusia po planifikon të ndërtojë një hotel në hapësirë. Hoteli me emrin “Commercial Space Station” do mund të shërbejë për turizëm duke ofruar akomodim në hapësirë të klientëve tokësorë.
hotel-n-euml-hap-euml-sir-euml-foto_hd.jpg


Megjithatë nuk është një projekt që mund të realizohet sa hap e mbyll sytë, pasi kompania mendon se ai mund të jetë gati rreth vitit 2016. Hoteli mendohet të vendoset në orbitën e Tokës, në një lartësi afro 350 kilometra, dhe do të ketë shtatë dhoma, shkruan Start.

hotel1.jpg

Një paketë standarde, ku përfshihen udhëtimi dyditor me raketën Sojuz, si dhe qëndrimi pesëditor, do të kushtojë një milion dollarë.

hotel2.jpg

Ushqimi do të përgatitet në Tokë dhe do të jetë i ngrirë përpara se të shërbehet në hotel. اaji i ftohtë, uji mineral dhe lëngjet e frutave, do të jenë në dispozicion, por alkooli do të ndalohet rreptësisht.

Për tualet do të përdoret një sistem që përdor ajrin për pastrim. Uji do të riciklohet, ndërsa ajri do të filtrohet duke i hequr bakteret dhe papastërtitë.

Dhomat do mund të jenë të pajisura me shumë dritare nga ku mund të vëzhgohet Toka. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top