Holokausti i Shqiptarëve (1912-1913)!

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913)!


Nga: Sami Arifi


(Pjesa e parë)



Në të gjitha rastet gjatë luftërave serbët kishin aplikuar metodën e shkatrrimit. Pikërisht, kjo lloj lufte, lufta serbe, kundër shqipërarëve e filluar me të madhe në vitet 1912-1913, po edhe më heret, që nga viti 1878, ka vazhduar pandërprerë deri në krimet më të fundëtat serbiane në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovën shqiptare. Serbia duke mbrojtur tezën që shqiptarët ishin të ardhur në Maqedoni e në Kosovë, ajo kishte për qëllim që të paraqiste si të padiskutueshëm historikisht kufijtë që po vendoseshin gjatë viteve 1912-1913. Serbët këmbëngulen më tej që jo vetëm Kosova dhe Maqedonia, por gjithashtu edhe qyteti i Shkodrës dhe Porti i Durrësit, si edhe e gjithë zona që quhej sot Shqipëria Veriore, paskeshin qenë nën sundimin serb pare se të vinte Turqia.

Justin Godar shton se: “Të gjitha kombet duhet të dijnë të bëjnë dallimin në mes një populli dhe qeverisë së tij, si e bëjnë shqiptarët. Megjithatë, në Jugosllavi qeverit pasuan njëra-tjetrën dhe nuk ndryshuan asgjë në drejtim të trajtimit të shqiptarëve, të cilët vazhduan të ishin të ngacmuar, të burgosur, torturuar, të vrarë e të diskriminuar tërë kohën”.


Gazeta Frankfurter Zeitung ka shkruar se: “Duke iu referuar të rejave të fundit, sipas të cilave, 300 shqiptarë prej Lume, të cilët duke qenë të paarmatosur, u pushkatuan pa asnjë proçes gjyqësor. Që në fillim të luftës, autori i libërit Albanies Golgotha (Golgota Shqiptare), Leo Freundlich citon të ketë dëgjuar personalisht nga autoritetet serbe prej më autoritarëve, që shpreheshin fare hapur: “Ne do t’i shfarosim shqiptarët”.

Serbët-deklaron profesor Schiemann në artikullin e tij botuar tek gazeta “Crusading”- po zhvillojnë kundër shqiptarëve një luftë të formës së gjenocidit. Ata do të dëshironin me shpirt që të shfarosnin një komb me rrënjë e me degë”.


Edhe gazeta “Dely Chronicle” raporton me 12 nëntor 1912 se, therrjet masive të mijëra shqiptarëve prej serbëve është një fakt që s’mund të kundërshtojë askush. Pran Shkupit dy mijë shqiptarë myslimanë, dhe, jo fort larg prej Prizrenit, pesë mijë të tjerë, janë therrur pa mëshirë. Janë ndezur flakë shumë fshatra, dhe janë masakruar banorët e tyre. Me rastin e kontrolleve të armëve nëpër shtëpia, gjakftohtësisht janë vrarë shqiptarë të pafajshëm, pa patur pikë rëndësie për vrasësit nëse gjendej armë e municion nëpër shtëpit e viktimave apo jo. Serbët e kanë bërë krejtësisht të qartë se shqiptarët myslimanë duhet të shfarosen. Shumicës së gazetarëve të huaj iu ndalua hyrja në Kosovë, por, megjithatë, lajmet u përhapën: një gazetar danez raporton nga Shkupi se në Prizren ishin vrarë pesë mijë shqiptarë pas pushtimit të qytetit, kurse më pas shtonte se fushata serbe “kishte marr karakterin e një masakre të tmerrshëme të popullatës shqiptare”. Në dhjetor të vitit 1912, mbreti serb kishte shpallur një dekret personal, nëpër mjet të së cilës e vinte tërë këtë rajon nën sundimin ushtarak; nga shqiptarët kërkohej ose t’i dorëzonin të gjitha armët, ose do të konsideroheshin si armiq të cilët do të ndiqeshin pa mëshirë. Njoftime mjaft të plota kishte dhënë argjipeshkvi shqiptar katolik i Shkupit, Lazër Mjeda, në raportin e tij dërguar Romës, më 24 janar 1913. Ai theksonte se në Ferizaj ishin mbetur gjallë vetëm tre shqiptarë myslimanë të moshës 15 vjeçare; se popullata shqiptare e Gjilanit ishte masakruar, ndonse qyteti ishte dorëzuar pa rezistencë; kurse Gjakova ishte shkretëruar tërsisht. Rasti më i tmerrshëm kishte ndodhur në Prizren, i cili si Gjilani, ishte dorëzuar në mënyrë paqësore, “qyteti duket si një mbretëri e vdekjes. Ata trokasin në dyert e shtëpive shqiptare, i marrin meshkujt dhe i pushkatojnë menjëherë, sa u përket grabitjeve plaqkitjeve dhe dhunimeve, më mirë të mos përmenden; që atëherë urdhëri i ditës ishte: kundër shqiptarëve lejohet çdo gjë-jo vetëm lejohet, por edhe kërkohet edhe urdhërohet, dhe, me gjithë këto tmerre të llahtarshme, komandanti ushtarak, Bozho Jankoviq, e detyroi me dhunë parinë e qytetit, ai me armë në dorë, që t’i dërgonte mbretit Petër një telegram falenderimi.


Urrejtje mjaft të mëdha për asgjësimin e shqiptarëve në përkrahje të Serbisë kishte Rusia. Ministri i Jashtëm rus Sazanov, në bisedë me ambasadorin gjerman në Petersburg, thoshte se: “Shqipëria s’ka zgjidhje tjetër, vetëm si autonomi nën sovranitetin turk”, por shefi i ambasadës gjermane thoshte se: “Ne dyshojmë se Turqia e përkrah të njëjtën zgjidhje”. Sazanov thotë se: “Jam i sigurt që Turqia e përkrahë zgjedhjen e një guvernatori shqiptar nën sovranitetin e saj” dhe në të njejtën kohë shprehte urrejtje shumë të mëdha ndaj shqiptarëve, duke thënë se: “Të gjithë shqiptarët janë vrasës, mbytës, terroristë, prandaj mbytësi Esad Pasha, ndoshta është i përshtatshëm për guvernator të Shqipërisë”. Shtetin shqiptar të fortë dhe të zhvilluar ai e shihte si të pamundshëm.


Ndryshe nga qytetet e përmendura më lart, Ferizaj ka kundërvepruar me rrezistencë të armatosur. ثshtë luftuar pandërprer 24 orë. Këtu ka ndodhur që një grua shqiptare së cilës i ishte vrarë i shoqi, me një pushkë të vjetër, ka shtrirë për tokë pesë serbë, duke shpaguar vehten që e vrau me plumbin e fundit. Masakra e ferizajve kushtoi 12.000 (dymbdhjetë mijë) viktima. Deri tani, në qytet nuk ka pothuajse asnjë banor mbi moshën 15 vjeçare.


Gjilani edhe se s’bëri rrezistencë, e tërë popullata u shfaros me plumb, ose duke u djegur për së gjalli. Në Prishtinë okupatori serb ka qenë ende më i përgjakur. Numri i shqiptarëve të vrarë ishte mbi pesë mijë veta. Në Prizren bandat serbe shkatruan më shumë se askund tjetër. Ata kanë thyer dyer shtëpishë dhe kanë masakruar këdo që gjenin brenda, pa pytur a ishte i ri a plak, burrë e grua. Sulmet përsëriteshin për natë brenda në qytet dhe periferi të tij. Numri i të vrarëve vetëm në ditën e parë është mbi 4000 (katër mijë) frymë të masakruar është peshqeshi i ditës së parë të invazionit serb. Por pavarësisht nga ky fakt, kryekomandanti, Jankoviq me grykat e armëve tek krenat e të gjithë personaliteteve e prijsave të fiseve shqiptare që mundi të kapte, i detyroi ata që të nënshkruanin një deklaratë mirënjohjeje drejtuar mbretit serb Petër për “ushtrinë serbe që erdh e na çliroi”.


Gjashtëdhjetë shqiptarë janë vrarë në Terstenik, tridhjetë e dy në Smirë, nëntëdhjetë në Ljubishtë. Në Komogllavë ku numroheshin pesëdhjetë shtëpi, u vranë që të gjithë burrat pa asnjë përjashtim. Më pas, po në këtë zonë, janë mbledhur burrat, janë vënë me forcë në rresht dhe janë detyruar të përshëndesin ushtarakisht. Pastaj janë lidhur këmbë e duar dhe janë pushkatuar. Në Preshevë gjithashtu kanë mbetur fare pak njerëz të gjallë. Në fund të shkurtit 1913, forcat e armatosura serbe hynë në fshatin Shashare. Grumbulluan të gjithë burrat dhe djemtë. Dhe, para tyre, nisen të përdhunojnë të gjitha vajzat dhe grat e fshatit. Po në këtë mënyrë të turpshme e faqezezë, ushtria serbe veproi edhe në fshatin e Letnicës. Duhet të vemë në dukje se popullata e Shashares dhe e Letnicës ishte krejtësisht sllave dhe katolike. Egërsia e patregueshme e trupave serbe nuk ka kursyer edhe racën e vet katolike.


Pikërisht në ditën e pushtimit të Durrësit nga ushtria gjakatare serbe, profesori kroat, Milan von Sufflay, botoi në gazetë një shkrim të gjatë, ku tregonte se argumentet serbe ishin jo më shumë se sa propagandë politike. Artikullin e tij e botonte gazeta Austro-Hungareze Neue Freie Presse.


Durham shkruante se: “sllavët vazhdonin të bërtisnin “vdekje Shqipërisë”. Shpëtimi i këtij vendi ishte një detyrë e qartë e Austrisë, e cila duhej të ishte edhe e Italisë. Organi i Dorës së Zezë Serbe, “Piemonti”, këshillonte therrjen e gjithë banorëve të Shkodrës, si dënim për kundërshtimin që ata kishin guxuar të trgojnë. Ashtu siç ngjan gjithmonë, lufta kishte ngjallur pasione më të ulta tek ajo racë, e shumta gjysëm e qytetruar”. Malazezët bënin haptas masakra mbi popullsinë civile. Edith Durham që ishte dëshmitare e gjallë e ngjarjeve dëshmon: serbët e malazezët pohonin haptazi qëllimet etyre për t’i dhënë fund tërë racës shqiptare.


Në këto rrethana tejet të rënda për popullin shqiptar, kryeministri i Austro-Hungarisë, Graf Berchtold i shpalos brengosjet në stafin e vetë të besuar për qëllimet e zgjerimit që kanë shtetet Ballkanike. Ai e siguron Gjermaninë se Austro-Hungaria s’ka qëllime territoriale, por që s’mund të pranoi ekspansionizmin shokues seb në Ballkan.


Doktor Leonte na ka dhënë plot përshkrime për masakra të ngjashme me këto, të kriminuara nga serbët në Kumanovë, Prizren dhe gjithandej. اfardo që lexohet më poshtë është një relacion i 20 nëntorit 1912 dhënë në Zemun nga korrespodenti i mirënjohur i luftës Hermengild ثagner: Gjatë tri ditëve të qëndrimit tim në Nish, unë pata mundësi që të siguroja disa fakte bindëse që kanë lidhje me vrasjet e kriminuara nga trupat serbe. Unë deklaroi se kam dëshmitarë me shumë reputacion, që mbështesin të gjitha të rejat që po paraqes. Një vajzë shqiptare 15 vjeçare u moar në fortesën e Nishit. Dyshohej se ajo u kishte hedhur serbëve një bombë kur ata ishin duke hyrë në qytetin e Ferizajt. Vajza e mjerë, mbi të cilën rënkonte krimi, në vend që ta dorëzonin para gjykatës ushtarake, ia dhanë ushtarëve. Ata ia goditën asaj kafkën e kokës derisa ia bënë copa-copa.


Në Seferaj, rrethi i Gjilanit, serbët i vunë flakën një kasolleje, ku hodhën të gjallë nëpër flakët e saja dy pleqt që banonin atje. Një burrë që dukej se i kishte të vetët të mjerët e moshuar dhe që iu lut flakëvënësve që të ndërhynte ai përmes flakëve e t’i nxirrte që andej ata, u vra me një plumb. Këtë muaj janë djegur e rrafshuar për tokë lokalitetet e mëposhtme: Ljubishtë, Kolish, Terpezë dhe Gjylekar. Pa as më të voglin shkas. Më vonë janë shtën në nivelin zero edhe tre vendbanime të tjera, duke përfshi gra edhe fëmijë.
 
Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913)!



Nga: Sami Arifi

(Pjesa e dytë)



Në qarkun e Gjakovës, në fshatin Bobaj, u rrahën keqas katër ushtarë serbë të cilët po përpiqeshin të përdhunonin një grua. Menjëherë mbi Bobaj ra hekuri e zjarri i një ekspedite ndëshkuese. Asaj iu vu flaka. Ku gjithçka ishte kthyer në shpuzë e hi, ushtarët serbë hasen në 70 shqiptarë katolikë të cilët po ktheheshin në fshatin e tyre, nga pazari. Ushtarët kryen gjakderdhjen e grupit. Në Prizren, prifti katolik nuk është lejuar që të bënte përshpirtjen e fundit të të vdekurve. Kushdo që takohet me priftin del para gjyqit ushtarak. Në një raport të ardhur prej Durrësit më 8 mars, mësohet se janë djegur e rrafshuar për tokë fshatrat e mëposhtme: Ses, Larushk, Minikel, Scej dhe Gromen. Në Ses, gra, vajza dhe një sasi fëmijsh, gjithsej tetëdhjetë shpirt, janë kyçur ndër shtpia të cilëve u ishte dhnë flaka.


Banorët e fshatrave për qark Krujë-Kurbin kanë ikur maleve për të shpëtuar kokat, duke e lënë tërë pasurinë që kishin. Edhe ish-konkurenti i Stalinit për president në Rusi, me origjinë hebreje (izraelit), pas vdekjes së Leninit, Leon Trocki, dëshmitar i masakrave serbe ndaj shqiptarëve në Shkup, bashkëpuntor i gazetës më të rëndësishme të asaj kohe, dhjetor i vitit 1912 e gjenë atë si i dërguar special i gazetës ruse “Kievskaja Mils” në Shkup, pra, në këto rrethana për të bërë një reportazh lufte. Kjo gazetë në atë kohë ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja që botohej në Kievë në gjuhën ruse, jashtë kryeqytetit rus, Moskës. Këtë pushtim Trocki e raporton përmes gazetës se, u shoqërua me masakra, gjenocid masiv ndaj popullatës shqiptare krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit të kohës, gjatë kësaj ofenzive humbën jetën rreth 250. 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) shqiptarë në mënyrën më barbare përmes djegjes për së gjalli të grave, fëmijëve pleqëve, madje edhe duke u prerë barkun grave shtatzëna me bajonetë, e duke nxjerr fëmiun dhe duke e ngulit atë në majë të bajonetës.


Trocki konkludoi se: serbët në të ashtquajurën “Serbi e Vjetër”, në përpjekjet e tyre kombëtare për të përmirësuar shifrat në statistikën etnografike, të cilat nuk u konvenojnë, i kanë hyrë thjesht një shfarosje sistematike të popullatës shqiptare myslimane, po edhe të tjerëve me përkatësi jo ortodokse.


Shtabi Suprem i Armatës serbe përveç që bënte terror e masakra mbi popullatën shqiptare, organizonte skenar me urdhëra urgjente, sipas të cilit para opinionit ndërkombëtar duhej krijuar përshtypja, sikur shqiptarët kudo në zonat e okupuara ishin qenësisht të interesuar që trojet e tyre t’i bashkëngjiteshin Serbisë e jo të mbeteshin në “Shqipërinë Bregdetare”. Nuk dihet me siguri se sa skenar të tillë qenë organizuar në terren, por dokumentacioni në dispozicion na mundëson t’i përmendim disa sosh. Telegrami i ministrit të jashtëm italian San Xhuliano (A. Di San Guliano) të datës 20 dhjetor 1912, drejtuar ambasadave, të Italisë në Beograd, Berlin, Stamboll, Londër, Petersburg dhe Vjenë ku ndërmjet tjerash nënvizohet: Në Tiranë, Kavajë, Shijak, serbët i detyrojnë shqiptarët myslimanë dhe shqiptarët katolikë të firmosin peticionin në gjuhën serbe, me të cilën deklarojnë se janë të kënaqur me opinionin serb.


I njejti skenar u përsërit edhe në Rrafshin e Dugagjinit, ku mund të paraqesim disa pjesë të telegramit të dhunshëm dhe të inskenuar ndaj qytetarëve të Prizrenit me rrethinë, drejtuar Konferencës Ambasadorëve në Londër, më 26 dhjetor 1913: Para jush përfaqësues të Fuqive të Mëdha është zgjidhja e çështjes jetike të egzistencës dhe prosperitetit të fisit tonë në këto anë. Prandaj më poshtë të nënshkruarit në emër të banorëve të qytetit të Prizrenit dhe regjionit të tij, ju lusim për përkrahje të mëshirëshme, që me rastin e zgjidhjes së fatit tonë mos t’na bashkëngjitni me Shqipërinë Bregdetare, por të na lini në shtetin serb, në qoftëse na dëshironi një rehati kulturore dhe prosperitet ekonomik, ne jemi të origjinës serbe. Krejt s’fundi kësaj storie propagantistike serbe, të shtojmë se edhe aleati jugor i Serbisë, Greqia pak më vonë do të përdorë të njejtat metoda. Me 12 mars 1913 shkruan gazeta italiane nga Trieshta “Albanische Correspondenz”, si vijon më poshtë: Lajmet që vinë nga Tirana, bëjnë të ditur se serbët nisën edhe një valë të re vrasjesh e masakrash në rrethinat e Tiranës.



Banorët e një rrethi të lagjes së Tiranës strehuan një sasi vullnetarësh shqiptarë dhe u dhanë për të ngrënë. Me të marrë vesh këtë, komandanti i trupave serbe të pushtimit, urdhëroi divizionin e tij që të rrethoi atë lagje. Si përfundim të gjithë shtëpit e asaj lagje, përfshirë këtu edhe kullën e Faut Bej Toptanit, u kthyen në grumbuj hiri. Shtatëmbdhjetë burra u dogjën të gjallë. Tetë burra dhe dy gra u ekzekutuan me plumb. Ishin bërë të gjitha manovrimet kundër kishës katolike të Janjevës (me katër qind familje kryesisht të origjinës sllave) me qëllim që besimtarët të detyroheshin (me forcë) që të heqnin dorë nga feja e tyre. Në këtë peshkopatë për disa shekuj rrinin tetëqind katolikë, të ashtquajtur “Laramanat”, të cilët gjatë okupimit turk e fshihnin identitetin e tyre fetar. Kur ikën turqit e arritën serbët, disa qindra prej tyre deshën që të regjistroheshin tanimë si katolikë. Por, pas ardhjes së përfaqësuesve të qeverisë serbe , atyre iu deklarua përfundimisht: “Ose myslimanë, ose ortodoksë, por jo katolik”. Pran altarit të Letnicës ndodhej një fshar që quhej Shashare që kishte nëntëqind familje, që të gjithë katolikë. Kur Shasharën e morën serbët, mblodhën të gjithë burrat pa përjashtim, dhe i lidhën. Mbasandej filluan t’u plaqkitnin shtëpiat e t’u përdhunonin vajzat e gratë në mënyrën më të neveritshme. Poashtu edhe në Nashec, tridhjetë burra po rrinin krejt të qetë në punë të vet. U vranë pa asnjë shkak brenda një dite. U vranë për të vetmin “krim” që kishin bërë,-e kishin quajtur vehten shqiptarë katolikë.


Edith Durham ndodhej në Mal të Zi gjatë tetorit të vitit 1912; kur kishte marrë fund lufta në Kosovë, atashehu ushtarak britanik e luti atë që të shkonin së bashku për të vizituar Prizrenin. Por, pushteti serb ua ndaloi udhëtimin. Siç i kujtohet asaj më vonë: “I pyta malazezët e plagosur pse nuk më lejohet që të shkoi atje, ndërsa ata qeshën dhe më thanë: “Nuk kemi lënë atje asnjë shqiptarë me hundë të paprerë”! thënja e tillë e ushtarit malazez, nuk ishte e këndëshme për një oficer britanik”. Pas do kohësh, Durham vizitoi një postë të avancuar në Shqipërinë e Veriut, ku pati rastin të shihte ushtarë osmanë të zënë robër me hundë dhe buzët e sipërme të prera. Më 1914 një komision ndërkombëtar i hetimeve, i themeluar në fondacionin amerikanë Karnegi, publikoi hetimet e veta. Megjithëse nuk pati guximin që të njoftonte numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të vrarë, raporti përfundonte se në të vërtetë ndaj shqiptarëve ishte zhvilluar një persekutim sistematik: “Shtëpi dhe fshatëra të tëra ishin bërë hi e pluhur, ishin masakruar njerëz të pafajshëm e të paarmatosur,...,Të këtilla ishin mjetet që u përdorën dhe ende po përdorën nga ushtria serbo-malazeze, me qëllim të ndryshimit rrënjsor të strukturës etnike të rajoneve të banuara ekskluzivisht nga shqiptarët”.


Për konvertimet me dhunë në fenë ortodokse dhe therjet e klerikëve shkruan edhe gazeta “Neue Freie Presse” më 20 mars 1913. “Më 7 mars në rrethin e Gjakovës, ushtarët serb u bënë bashkë me priftërinjtë fanatik ortodoksë. Ata lidhën afër 300 (treqind njerëz, burra, gra dhe fëmijë, dhe duke i kërcnuar se do t’u merrnin frymën u kërkuan që të ndryshonin fenë e tyre. Midis të lidhurve me litar ishte edhe prifti Angelus Paliç. Një prift ortodoks, duke drejtuar gishtin nga grykat e armëve që kishin vënë në shenjë robërit, iu drejtua atyre: “Ose firmosni që jeni kthyer në fenë tonë unite, të vërtetë, ose, ndryshe, ushtarët, këta kalorës të Zotit do t’ua sikterrosin shpirtërat në skëtërrë: Të lidhurit nënshkruan fletën ku ishte shkruar që më parë deklarata e kthimit në fenë ortodokse.


Më në fund i erdhi radha At Angelusit. Ishte i vetmi person i cili qetësisht dhe me plot dinjitet kish kundërshtuar braktisjen e besimit të tij. At Angelusi këmbënguli në këtë edhe pasi i bënë thirrje disa herë. Ai refuzoi edhe kur iu lutën bashkëfshatarët e tij, të cilët tashmë ishin konvertuar me dhunë. Pastaj u shpalos sypari. Ai i një skene që askush nuk mund ta besojë të ngjas në shekullin e XX.


Pas sinjalit që dha prifti ortodoks, ushtarët iu hodhën françeskanit, i shtypën veladonin, ia hoqën nga trupi, dhe pastaj nisën ta godasin me kondakët e pushkëve. At Angelusi ra përdhe me disa brijë e kocka të thyera. Klerikët ortodoksë i urdhëruan ushtarët që të ndërprisnin goditjet. Ata e pyetën priftin e plaguar rëndë nëse ai tanimë do të vendoste për të ndrruar fenë e tij. Prifti tundi kokën përsëri dhe foli i qetë: “Nuk e Thyej besën”: At Angelusit iu vërtit një breshëri tjetër kondakësh. Një ushtar e shtypi fort bajonetën në mushkërit e priftit. Jeta e burrit fatkeq mori fund”.


Këto ishin karakteristikat e serbëve dhe malazezëve, konvertimi me dhunë i muslimanëve dhe i katolikëve në fenë ortodokse. Kjo u bë me një barbari të veçantë nga malazezët, të cilët kishin futur në dorë rajonin e Pejës; në maj të vitit 1913, konsulli austriak në Prizren raporton se 2.000 (dy mijë ) familje myslimane në qytetin Pejë tashmë ishin konvertuar, ndërsa ata që kishin refuzuar, ose ishin torturuar, ose ishin vrarë. E tërë popullata e Luginës së Baranit (një serë fshatrash shqiptare myslimane në juglindje të Pejës) ishin sjellë në qytet nga armata për t’u pagëzuar me dhunë, me ç’gjë çdo familjeje iu caktua edhe një kumbar ortodoks. Kundër shqiptarëve katolikë në zonën malaziase ushtrohej një presion i veçantë: një prift katolik nga Gjakova Luigj Palaj, jo vetëm që nuk qe në gjendje t’i shpëtonte famullitarët e vet nga konvertimi me dhunë, por më pas, për shkak të refuzimit për të bërë kryq në mënyrë ortodokse, u masakrua nga ushtarët. Nga fundi i marsit të vitit 1913, argjipeshkvi Lazër Mjeda ankohej se më se 1.200 (një mijë e dyqind) pjesëtarë të besimtarëve të tij ishin konvertuar me dhunë në ortodoksë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top