Holanda triumfon në Eurovision. Shqipëria vetëm 90 pikë

Guest2

Antarë i Respektuar
[h=1][/h] 59448251_2109000912530891_4128117706884222746_n.jpg
Holanda fitoi edicionin e 64 të festivalit të këngës në Eurovizion. Duncan Laurence që solli këngën “arcade” shihej si një nga favoritët për të fituar në Tel Aviv.

Në vend të dytë u rendit Italia e ndjekur nga Rusia në të tretin.

Në këtë finale Shqipëria u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngen “ktheju tokës” e cila u rendit në vendin e 18 me 90 pikë gjithsej.

Interpretimi i saj me thirrje për rikthimin në atdhe u vlerësua si një këngë që dhuroi përjetime të forta. Trofeu i fituesit të festivalit europian kthehet pas 44 vjetësh në Holandë nga një mbrëmje e cila kulmoi me interpretimin e divës së muzikës botërore Madona.

Nuk i shmangu as kësaj herë polemikat këngëtarja, për shkak të shfaqjes së flamurit palestinez dhe atij izraelit nga dy prej balerinëve shoqërues, gjë që siç thanë organizatorët nuk ishte miratuar dhe as ekspozuar gjatë provave.

Top Channel
 

Attachments

  • 59448251_2109000912530891_4128117706884222746_n.jpg
    59448251_2109000912530891_4128117706884222746_n.jpg
    78.4 KB · Shikime: 0
  • 59448251_2109000912530891_4128117706884222746_n.jpg
    59448251_2109000912530891_4128117706884222746_n.jpg
    78.4 KB · Shikime: 0
Me pelqeu kenga fituese.
Por dhe Jonida ishte shume e mire.
 
Nuk arrita ta shoh...por lexova per te gjithandej...fcb dhe instagram vec per te fliste...

pastaj u bera kurioze dhe degjova kengen e Jonides...

qe si kuptova asnje fjale...por rendesi eshte qe nuk stonoi...vokalisht ishte e pergatitur...se dija se kendonte aq mire live...

do doja shume ndonjehere...te kendohej kenge ritmike ne festival dhe te fitonte nje kenge qe te bene ta duash dhe te kercesh e ta ndjesh deri ne palc...

keto qe qajne e ulurasin sinqerisht me semurin...

e degjova 1 here...dhe nuk behet fjale te marr mundimin ta degjoj per here te 2-te...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top