HISTORIA JONE, A DUHET RISHIKUAR?

Monique

With or Without u
Nga prof/as. dr. Artan Duka

Pse jo? Fakte te reja dalin ne drite vazhdimisht. Vete ligjet e natyres nuk jane absolute, pale gjurmet e te vdekshmeve. Historia rishkruhet vazhdimisht duke zgjeruar optiken njekohesisht ne thellesi dhe gjeresi. Ajo plotesohet teksa mbushen "vrima te zeza" te pastudiuara me pare dhe emrat dhe ngjarjet e panjohura me pare si ne nje "puzzle" gjigant shtojne numrin e "pixel" te se kaluares sone.

Ne rast se ka hipoteza dhe kerkuesit flasin per rrenjet pellazge te Homerit dhe heronjve te tij, se shume prej heronjve te popujve fqinj kane folur shqip si Aleksandri i Madh, etj, se Selanikun ua dha grekeve nje shqiptar, se Konstantini Madh, themeluesi i Konstandinopojes se famshme, ishte ilir, se kane qene me dhjetra perandoret romake dhe papet me origjine ilire, se kane qene me dhjetra veziret shqiptare, se Ataturku kishte dhe gjak shqiptari etj atehere mendoj se ka vend per kerkim te metejshem, verifikim dhe rishkruajtje te historise. Vogelushet dhe te rinjte tane, te gjithe ne, kemi te drejten te njohim gjithcka sic ka qene nen driten e dokumenteve me te fundit. Tashme vendi u hap dhe arkivat e pluhurosur po flasin.

***

Historia e Kombit eshte me shume se historia e brezave qe fizikisht jetuan ne trojet shqiptare. Ajo perfshin dhe kontributin e brezave qe merguan dhe qe ishin dhe jane krenare me vendlindjen e tyre duke i dhene ne mjaft raste permes punes se tyre direkt apo indirekt lavdi atdheut te te pareve. Nene Tereza nuk sherbeu ne Shqiperi, por eshte nje nder kulmet e historise sone ndaj dhe te tjere qe sherbyen diku gjetke dhe dhane kontribut ne historine boterore duhet te gjejne veten akoma dhe me gjeresisht ne librat tane qofshin shkencetare, luftetare te paqes dhe progresit, misionare te perkushtuar, artiste me fame, biznesmene te shquar e patriote, etj.

Ky rishikim i historise nuk ka asgje te perbashket me ate cka dikush pertej kufirit tenton te beje me te. Cameria, Ligji i Luftes, provokacionet e 1949-s, krimi i Peshkepise, origjina shqiptare e heronjve te revolucionit grek, etj, jane fakte. Nuk jane endrra te keqija dhe keqkuptime nga ana e jone. Tam-tamet per Himaren jane vetem nje perpjekje per te spostuar vemendjen nga problemi real, ai cam, qe eshte i destinuar te zgjidhet dhe bashke me te dhe ceshtja shqiptare ne Ballkan. Hapi i pare duhet te jete ndjesa dhe me tej rikthimi i autoktoneve ne tokat e te pareve te tyre.

Historia te "preket" me dore

Kudo ne Evrope ne sheshe kryesore gjen monumente te figurave historike te kombit te tyre. Eshte nder per kombin, eshte estetike, eshte magjike per turistet, eshte mirenjohje brezash. Nuk jane te paket figurat historike tona. Te se kaluares se larget e te afert, Aleksandri i Madh, Konstandini i Madh, Pirro, Bato, Teuta, Genti, Agroni, Leke Dukagjini, Vrana Konti, Marko Bocar, Ali Tepelena, Mustafa Bushatlliu, Selam Musai, Bajram Curri, Ded Gjo Luli, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Myslym Peza, Vojo Kushi, Adem Reka, Adem Jashari, Abdyl, Naim e Sami Frasheri, Migjeni, Karl Gega, Fishta, Cajupi, Konica, Noli, Aleksander Moisiu, Arben Broci, Azem Hajdari etj (lista e personazheve historike eshte shume e gjate) jane e kaluara e jone, u kane dhene emrin periudhave te caktuara, bene histori, jane pasaporta jone. Nuk ka perse emrat e tyre te lakohen vetem ne nje simpozium shkencor, konference, monografi apo tekst mesimor. Ne kemi qytete te shumta, rruge te shumta, parqe te bukura, bulevarde te bukura. Le t'i mbushim me monumente te tyre qe sa here te kalojme perbri te na kujtojne se kush jemi.

Sheshi "Skenderbej" eshte madheshtor pervec te tjerave sepse madheshtor eshte vete monumenti i Gjergj Kastriotit. Nje bust do ishte pak dhe nje bazament nje boje njeriu shume pak. Te tille ta ribejme dhe bazamentin e Nene Terezes dhe te heronjve te tjere. Nje monument madheshtor nuk shkon me nje "stol" liliput. Ndoshta do te jete shume me teper mbreselenese qe shtatorja e Nene Terezes te jete ne qender te sheshit qe mban emrin e saj, ne qender te shatervanit e ngritur lart mbi nje kolone gjigande me gravura dhe gdhendje te mesazheve te saj humane. Nje monument ku secili prej nesh do te frymezohej teksa kalonte prane dhe asnje turist nuk do te humbte rastin te pozonte perbri.

Heronjte tane ishin te medhenj, te madh ta kene dhe monumentin. Te dominojne sheshet, te duken nga larg, t'i shohe turisti i huaj, te behen pika referimi per ta, te flasin per ne.

Le te mbushet bulevardi "Deshmoret e Kombit" me statuja te deshmoreve dhe heronjve te te gjitha koherave (kujtoni artistikisht sa shquheshin dikur monumentet e Leninit dhe Stalinit). Le te vendosen kronologjikisht ata nga antikiteti deri ne vitet tona. Le te jete panteoni i atyre qe jane "Nder i Kombit" (dhe jo vetem pas vdekjes). Ashtu hijerende ata do tregojne histori, do nxisin kersheri tek shumekush, do jene guida me e mire per turistet dhe do individualizojne me tej imazhin e kryeqytetit.

Historia dhe turizmi

Nuk duam vetem turiste plazhi, por dhe turiste kulture. Cdo kryeqytet i botes ku me shume e ku me pak ka objekte qe shnderrohen ne simbole te tij. Kulla Eifel, Tower Bridge, Harku i Triumfit, Kulla Nelson, etj, nderkohe qe ne ende nuk kemi shume te tilla.

Mund te jete i lashte apo modern, rendesi ka te krijoje individualitet. Eshte per t'u pershendetur vendimi me i fundit i qeverise shqiptare per te t'u dhene prioritet zonave me pasuri arkeologjike. Do te jete e mrekullueshme t'i zgjojme keto pasuri nga gjumi i lashte dhe te behen perla te qyteteve tona.

Magjepses eshte Monumenti i Pavaresise ne qender te Vlores por valle pse duhet te jete e zbrazet Skela? Pse Zogu i Zi te mos kete nje objekt madheshtor, nje simbol shqiptar? Perse Parku i Liqenit te mos kete nje kompleks monumental dhe keshtu me radhe dhe hapesira te tjera te mos kene objekte surprize?

Kemi nevoje per me teper imazh dhe individualitet. Eshte gjigant ne Rome, nje harte e vjeter ne mur qe tregon fazat e perandorise romake. Te kemi dhe ne nje te tille qe te pasqyroje dinamiken e trojeve tona, se si jane tkurrur prej historise se padrejte dhe perse ajo na eshte borxhlie dhe sot. Ku ka me mire se te percjellesh nje mesazh historik tek te rinjte tane dhe tek nje i huaj se sa nje gravure e tille qe shpesh ndikon me shume se nje liber shumefaqesh. Turistet kur vizitojne duan te shohin dicka ndryshe. Ne histori, muzike, art, kulinari, etj. Cila eshte gjella jone kombetare? Cdokush jep pergjigje te ndryshme? Cila eshte pija jone tradicionale? Rakia? Po dhe turqit i thone raki dhe po keshtu bullgaret e me tej. Ku eshte emertimi shqiptar per gjerat shqiptare? Greket kane uzon si pije kombetare, kane krijuar imazhin e kuzhines se tyre dhe tashme dhe djathin e bardhe jashte e njohin si djath grek(?!) Duke qene anetar te BE-se para gjithe te tjereve nga Ballkani, kane arritur te shquhen, te krijojne imazh, te individualizohen dhe nguliten ne mendjen e turistit te huaj se eshte vend qe ja vlen ta vizitosh. Kane detin, historine, kulturen e vecante dhe e reklamojne fort ate. Ne kemi tonat dhe eshte koha qe t'i reklamojme. Historia eshte pjese e ofertes sone.


Koha Jone@
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top