Historia e vertete e gjigandit qe donte te kthehej femije ( Micheal Jackson)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
“Te vetmit qe me duan vertet jane fansat. Per sa i perket te tjereve, rreth vetes shoh vetem boshllek te madh”. Uri Geller, nje prej te pakteve qe ka pasur akses ne jeten e mbretit te popit, larg telekamerave, e ridegjon çdo dite jehonen e ketyre fjaleve. Te shqiptuara nen ze nje pasdite te vitit 2001 mes mureve te shtepise se tij angleze. “Ne kembe, para kolltukut ku ishte zhytur i teri, i bere pyetjen e ankthshme: Michael, çfare nuk shkon? Ai mbajti frymen e u pergjigj. Pastaj ra heshta”. Nje vit me vone, doza vdekjeprurese e qetesuesve dhe pilulave te gjumit qe ka shuar yllin me te ndritshem te popit, Geller, miku i ngushte dhe i besuari i kengetarit hap arken e kujtimeve.

Te embla e te hidhura. Skena jete te verteta, dialogje, hipnoze, keqkuptime: historia e vertete e raportit me njeriun me te famshem, me te diskutueshem e me te vetmuar te botes. Geller, izraeliti 64 vjeç, i cili prej vitesh shfaqet ne televizion per te demonstruar fuqi te ndryshme psikike rrefen: “Kontakti i pare me Michael-in ndodhi ne shtepine e Mohamed al-Fayed. Atehere ai ishte pronar i dyqaneve Harrods e ma kaloi ne telefon. Ulerinte: “Alo Uri, ka shume kohe qe enderroj te te takoj. Te kam pare shpesh ne televizion”. Pas disa minutave bisede vendosem te takohemi ne Nju Jork. “Nuk mund te kuptohet nje njeri i tille nese nuk merret ne konsiderate fakti se Michael ka jetuar si nje femije qe donte t’i rikthehej kohes kur ishte i vogel.

Nje femijeri e kaluar larg moshatare qe luanin, nderkohe qe ai kercente dhe kendonte ne skene. Ai qe kur u be burre nuk arriti kurre te kuptonte eshte se nje i rritur nuk duhet dhe nuk mund te ftoje ne dhomen e gjumit adoloshente. Sepse bota e jashtme nuk e kupton dhe justifikon nje sjellje te tille. E kemi diskutuar shpeshhere dhe ma ka mbyllur kete bisede duke me kerkuar te mos perzihem me jeten e tij. Por per nje gje jam i sigurt: Michael s’i ka bere kurre keq asnje femije”.

Michael Jackson, nje nga artistet me te adhuruar dhe me me influence te te gjitha koheve, le pas nje krijimtari gjigande ne muziken dhe kulturen popullore amerikane, me permasat e nje legjende te pavdekshme. Duke komentuar per humbjen e tij, Ser Howard Stringer, kryetar, shef ekzekutiv dhe president i korporates Sony, tha se "Michael Jackson ishte nje poet-muzikant lirik i shkelqyer i brezit te tij, nje gjeni, muzika e te cilit pasqyroi pasionin dhe krijimtarine e nje epoke. Shprehja dhe magnetizmi i tij artistik e ndryshuan perjetesisht skenen e muzikes". Michael ishte nga ato talente mahnitese qe rrallehere vijne ne jete. Pese nga albumet solo te Jackson-it, "Off the Wall", "Thriller", "Bad", "Dangerous" dhe "HIStory" jane nga me te shiturit e te gjitha koherave.

Gjate karieres se tij te jashtezakonshme, 13 nga kenget e tij zune vendin e pare, u shiten 750 milion incizime te interpretimeve te tij ne gjithe boten dhe ai u pefshi dy here ne Hollin e Fames Rock and Roll-it. Jackson fitoi 13 çmime Grammy, mes tyre Grammy Living Legend Award ne vitin 1993, si dhe çmimin e Akademise Amerikane te Muzikes, "Artist i shekullit". Michael Jackson u lind me 29 gusht 1958 ne Gary te Indianes, i shtati nder nente femije. Ai fitoi fame ne vitet 60-te si kengetari kryesor i kompleksit Jackson Five, nje grup shume i suksesshem i muzikes pop, i perbere nga Michael-i dhe kater vellezer te tij. Me zerin e tij unik dhe kercimin karakteristik "moonwalk" (shkarje mbrapsht qe krijon pershtypjen e ecjes perpara), Jackson u be kengetari solo me disqet me te shitura te te gjitha koheve. Ne fillim te viteve 80-te, ai e shnderroi videon muzikore ne forme arti me krijime te tilla si "Billie Jean", "Beat It" dhe albumin e tij epik "Thriller". Tingulli i Jackson-it, stili dhe menyra e tij e kercimit frymezuan breza te tere artistesh me te rinj te muzikes pop, soul, R&B dhe hip-hop.

Me gjithe famen dhe suksesin e tij financiar, Michael Jackson-i beri nje jete te mbylluar. Ai kishte disa shtepi, perfshire "Neverland", nje pallat ne Kaliforni me kopeshtin e tij zoologjik dhe nje park lodrash per femije. Michael shpesh argetonte femijet dhe gjithmone e hapte shtepine e tij per aktiviteteve bamirese ne sherbim te tyre. Gazetaret e kane pershkruar ate si nje njeri qe jetonte ne boten imagjinare qe krijoi vete dhe kane komentuar se kjo ishte perpjekja e tij per te rifituar femijerine e humbur. Shume njerez besojne se Jackson-i u perpoq gjithe jeten e tij per fituar vitet e humbura, duke u rrethuar nga femije dhe duke e pare jeten dhe punen me pafajesine e nje femije.

Por suksesi i Jackson-it shpesh u zbeh nga trazirat ne jeten e tij private. Ai u akuzua dy here per abuzim seksual te djemve te vegjel dhe per nje akt te tille, ndaj tij u ngrit nje padi gjyqesore ne vitin 2003. Jackson u lirua nga akuzat dy vjet me vone, por reputacioni i tij mbeti i njollosur.

Mbreti i muzikes pop, Michael Jackson, vdiq papritur me 25 qershor 2009 ne Los Anxhelos te Kalifornise, ne moshen 50 vjeçare dhe pak para fillimit turneut te tij me nje koncert ne Londer. Ai u deklarua i vdekur dy ore pasi u çua nga shtepia e tij ne Qendren Mjekesore te Universitetit te Kalifornise, pasi pesoi nje ndalim zemre ne shtepine e tij ne Los Anxhelos. I vellai i Michael Jackson-it, kengetari Jermaine Jackson, u tha gazetareve se nje ekip mjekesor, perfshire edhe mjekun personal te Michael-it, u perpoqen ta sjellin ne jete artistin si ne shtepi ashtu edhe ne spital. TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top