Historia e tangos: Kërcimi që ndezi pasionin në kryeqytetet më të mëdha të botës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nga lagjet e klasës së ulët të Argjentinës, në pallatet e elitës së shoqërisë, tango u kërcye me sensualitet dhe elegancë në emër të dashurisë kudo në botë

timthumb.php

Tango, një lloj kërcimi që ka edhe ekuivalentin e saj muzikor, filloi si pjesë e lagjeve portuale të klasës punëtore në Buenos Aires dhe vite më vonë u përhap edhe në Montevideo të Uruguajit.

Ekzistojnë një numër teorish mbi origjinën e fjalës “tango”. Një nga teoritë më të njohura është ajo e viteve të fundit sipas së cilës, fjala erdhi nga familja e gjuhëve Niger-Congo të Afrikës. Një tjetër teori thotë se fjala “tango” që përdoret aktualisht në Andaluzi për të përshkruar një stil muzikor, e mori emrin nga një stil komplet i ndryshëm muzike në Argjentinë dhe Uruguai.

Origjina e kërcimit

Forma e kërcimit derivon nga habanera kubaneze, milonga dhe candombe argjentinase si ritual i skllevërve dhe mendohet se përmban elemente nga komuniteti afrikan i Buenos Aires, që është influencuar nga ritmet e lashta afrikane dhe nga instrumentet e muzikës europiane.

Fillimisht tango ishte thjesht një formë kërcimi, por më pas u bë shumë e njohur në shoqëri, teatro dhe në rrugë, duke u shpërndarë në periferi te klasa punëtore, që përbëhej prej qindra mijëra imigrantësh europianë, përgjithësisht italianë.

Në fillim të shekullit 20, kërcimtarët dhe orkestrat nga Buenos Aires udhëtuan drejt Europës dhe “çmenduria” e parë e tangos ndodhi në Paris, së shpejti e ndjekur nga Londra, Berlini dhe kryeqytete të tjera. Në vitin 1902, teatrot dhe operat filluan ta përfshinin tangon në ballot e tyre. Rreth fundit të vitit 1913, vala e tangos goditi Nju Jorkun në SHBA dhe Finlandën. Në Amerikë, fjala “tango” i referohej kërcimit me ritmin 2/4 ose 4/4. Muzika tango ndonjëherë luhej edhe në temp më të shpejtë. Instruktorët e tangos në atë periudhë i referoheshin këtij lloji kërcimi si tango e Amerikës Veriore.
Në 1914 më shumë stile autentike të tangos u zhvilluan, mes tyre variacione si “Minuet” nga Albert Newman. Gjatë periudhës 1903-1910 mbi një e treta e 1000 regjistrimeve të gramafonave të nxjerrë në treg, ishte muzikë tango.
Në vitin 1910 firzamonika u prezantua në Buenos Aires nga Gjermania dhe u lidh në mënyrë të pandashme me muzikën tango që prej asaj kohe. Në 1912-n, Juan “Pacho” Maglio ishte shumë i njohur me tangot e regjistruara të firzamonikës së shoqëruar prej flautit, violinës dhe kitarës. Rreth viteve 1910-1920, tango nxori nga 2500 deri në 5500 regjistrime.
Me gjithë zhvillimin e madh, kërcimi fillimisht mendohej si shokues prej shumë njerëzve, teksa të tjerë e ngatërronin me valsin. Pavarësisht organizimit të ballove ndërkombëtare të tangos, ai e humbi popullaritetin në Europë për shkak të shfaqjes së kërcimeve të reja si Foks dhe Samba, teksa kërcimi ndryshoi në varësi të rritjes së kinemasë.

Teksa forma e kërcimit u bë shumë popullore në klasat e ulëta dhe të mesme të shoqërisë kudo në botë, elita argjentinase e përshtati kërcimin e klasës së ulët si të vetën.
Në vitin 1913, tango filloi të zhvendoset nga ana e errët e qytetit në pallatet elegante të kërcimit. Në vitin 1916, Roberto Firpo, një lider bande i suksesshëm për kohën, caktoi standardin për muzikën tango: firzamonikë, dy violina, piano dhe violinë bas. Firpo dëgjoi një marsh nga uruguaiani Gerardo Matos Rodriguez dhe e përshtati për tango, duke krijuar të njohurën La Cumparisita.

Në vitin 1917, këngëtari i muzikës folk, Karlos Gardel, regjistroi këngën e tij të parë tango, Mi Noche Triste, duke e lidhur një herë e përgjithmonë muzikën tango me ndjenjën e dashurisë tragjike që shfaqej në tekst.

Muzikantët e stërvitur me muzikë klasike nuk u lidhën me tangon deri kur Julio De Caro, violinist, formoi një orkestër në vitin 1920 dhe e bëri tangon më elegante, më komplekse dhe më të rafinuar, duke i ulur edhe tempin. Në fillim të Depresionit të Madh dhe qeverisjes së Hipolito Yrigoyen në vitin 1930, tango u ndalua.
E njëjta gjë ndodhi edhe në vitet ’50 në recesionin dhe ndalimin publik nga diktatorët ushtarakë. Tango jetoi nën hije deri në vitet ’80 kur filloi debutimi i shfaqjeve të mëdha si Tango Argentino në Paris, mjuzikëlli i Broduej Forever Tango dhe Tango Pasion në Europë.

Përfitimet shëndetësore

Mendohet se tango i bën njerëzit të ndihen më të qetësuar, më sensualë dhe më pak në depresion dhe po ashtu rrit nivelin e testosteroneve. Tangolates është një metodë ushtrimi që kombinon stabilitetin e fitnesit me përqendrimin dhe koordinimin e lëvizjeve të tangos, e shpikur nga Tamara Di Tella në vitin 2004. Ajo filloi si një metodë aerobike muzikore për pacientë me keqfunksionim të sistemit nervor.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top