Historia e kolonelit Preng Biba

Lauri

Anunnak
Historia e Preng Bibës, Si i shpëtoi shqiptarët koloneli që luftonte për amerikanët?

Preng Biba, historia e kolonelit të aviacionit amerikan nga Rubiku i cili u arratis në vitin 1956.

IMG_20200203_194606.jpg


Prenga Biba, ka lindur në Bulshizë, Mirditë, në vitin 1937. Rrjedh nga një familje me tradita dhe patriotike, por edhe më të hershmet e zonës së Rubikut siç janë Bibajt e Kryezezit. Eshtë pasardhës i Gegë Markut, i cili sëbashku me Përlekë Markun ishin pjesë e forcave mirditore, që me në krye Preng Bibë Dodën luftuan në mbrojtje të Hotit e Grudës në vitin 1880. Gegë Marku, është gjithashtu nënshkrues i protestës, që bënë krerët e Mirditës, Pukës e Lurës, dërguar Kongresit të Berlinit për njohjen e autonomisë krahinore, në vitin 1880. Prenga Biba, në vitin 56 ishte ushtar në Leskovik. Por, si shumë shqiptarë të asaj periudhe, nuk ishte i kënaqur me regjimin totalitar që ishte dislokuar në Shqipëri, ndaj, sëbashku me shokë të tjerë, ushtarë, vendosën të arratiseshin.

Fillimisht Prenga u vendos ne Greqi, ku pas problemeve që hasin emigrantët në fillim, arriti të fillojë shkollën ushtarake në vendin fqinj. Ishte ky hap, që më pas Prengën do e shynte drejt një emigrimi edhe me të largët e një karriere ushtarakë edhe më të lartë. Ai, transferohet përtej oqeanit, në Amerikë, ku edhe fillon shkollën e aviacionit amerikan. Gjatë kësaj periudhe, familja e Prengës nuk dinte asgjë për fatin e tij. Dinin vetëm se ishte arratisur, dhe vuanin persekutimin që sistemi i kohës u bënte familjeve që kishin dikë të arratisur. Lidhja me letra u bë vetëm pas 10 vjetësh.

Prenga, më pas merr gradën ” Kolonel ” dhe është pjesmarrës në shumë luftra që shteti amerikan bëri. Ai luftoi në Kore, Kamboxhia, por edhe në luftën famëkeqe të Vietnamit.

Një detaj interesant na sjell nipi i tij, Pal Biba, nga pjesmarrja e Prengës në luftën e Vietnamit- “Gjatë luftimeve të shpeshta që forcat amerikane kishin me ato Vietnameze, në një rast, ushtria amerikane dhe flota e aviacionit kishin rrethuar një skuadrilje vietnameze. Gjatë thirrjes që amerikanët u kishin bërë për tu dorëzuar, rastësisht gjatë përgjigjes, kolonel Preng Biba dëgjon të flitet shqip. Menjëherë ai lidhet me radio me vietnamezët dhe pyet se– kush janë ata që flasin shqip? Nga ana tjetër i përgjigjen dy-tre oficerë shqiptarë, që luftonin për lirinë e vietnamit, në kuadër të mbështetjes që Qeveria komuniste e Tiranës i jepte Vietnamit.

Prenga, duke ndjerë afërsinë e gjakut të tij, dhe respektin për Atdheun dhe vëllezërit e tij, u bën thirrje oficerëve shqiptarë, që të ndiqnin një shteg të caktuar dhe ti shpëtonin rrethimit dhe vdekjes gjithashtu. Dhe ashtu ndodhi. Oficerët shqiptarë shpëtuan nga ndihma dhe lëshimi që u bëri patrioti i tyre, kolonel Prengë Biba.

Me të ardhur në Tiranë, oficerët shqiptarë deklaruan pranë Udhëheqjes, se ishin shpëtuar nga koloneli shqiptar Preng Biba, që luftonte për amerikanët”.

Kjo është treguar në telefon pas viteve 90-të, nga vetë koloneli Preng Biba, por është prurë si histori edhe nga vetë oficerët shqiptarë, personazhe në këtë ngjarje. Siç mësohet edhe nga lidhja e familjarëve në telefon pas vitit 91, nga lufta e Vietnamit, Prenga mbante si “dhuratë” edhe një plagosje me armë gjatë luftimeve, por që ja kurseu jetën.

Kolonel Preng Biba, vdiq në 9 Nëntor të vitit 2002 dhe prehet në tokën amerikane, në varrezat e Us Army, Washinton DC
Nga Gert Vlashi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top