Histori nga jeta: Si bëra seks me doktorin për t’u shëruar

legjenda

Tetova
Përshëndetje të gjithë juve që po lexoni tani… gjëja e parë që mendova kur nisa të shkruaja mëkatin që kam bërë, ishte që do të më shani e ndoshta do të më urreni që të gjithë… E di, është kjo arsyeja se pse nuk mund t’ia tregoj askujt që më njeh, ndaj po plas nga brenda… Ju që do ta mësoni ç’kam bërë, nuk do të më njihni me emër dhe kjo më shtyu të shkruaja në gazetë. Kam lexuar shumicën e historive që shkruhen këtu, sidomos në këtë faqe, kushtuar mëkatarëve dhe, t’ju them të drejtën, në më të shumtën e rasteve, i kam mirëkuptuar për gabimet e tyre. Jeta nganjëherë të shtyn të bësh atë që nuk e kishe çuar kurrë nëpër mend… kështu ndodhi edhe me mua.

Unë jam 28 vjeçe (i mbush në fund të këtij muaji), beqare. Më shohin shtrembër zakonisht kur them këtë fjalën e fundit, se, kur thua që je beqare në këtë moshë, të gjithë mendojnë se nuk ke krijuar familje ngaqë do që të bësh qejf, po të paktën për mua, kjo nuk është e vërtetë. Që njëzet vjeçe kam dëshiruar me shpirt të krijoja familje, por ashtu erdhën punët që nuk munda. Isha e lidhur prej një viti me një djalë që e kisha njohur në fakultet dhe prisja nga dita në ditë që ai të më propozonte për martesë, kur mësova se ai, në të vërtetë, ishte fejuar me një vajzë nga fshati, që ia kishte “bërë” e ëma. Më shumë u shokova sepse i njihja familjen dhe ajo më njihte mua, bile e ëma më quante me shaka “nuse”, por ja që ka edhe njerëz të tillë… Nuk e di çfarë nënash janë këto, po nejse, në fund të fundit, fajin më të madh e kishte i dashuri im, që këtej më betohej për dashuri dhe, nga ana tjetër, pranonte të merrte nuse
për mamin. Ta mendosh mirë, ç’do ta bëja një burrë të tillë qullash? Më e bukura ishte se edhe pasi e mora vesh (në fakt, e mora vesh në mënyrën më të dhimbshme të mundshme; ma tregoi pikërisht e ëma e tij, sepse kishte frikë mos atij i vinte nusja e më gjente mua në shtëpi!), pra, edhe pasi e mora vesh, ai vinte e qante para meje me kokërr të lotit, duke m’u lutur ta vazhdoja lidhjen me të, sepse më dashuronte…
Tani më vjen për të qeshur kur i kujtoj ato kohë, por unë e di se sa kam vuajtur e sa net kam qarë duke iu lutur Zotit që më mirë të vdisja sesa të jetoja pa të. Idiotësira! Dashuria të bën më shumë sesa budallaqe… po nejse. Po kthehem në të tashmen tani, që të mos ju lodh edhe juve.
Për shumë kohë pasi u ndava nga i dashuri im, mua më vinte për të vjellë vetëm të mendoja se mund të lidhesha me një burrë tjetër. As që doja t’ia dija se në këtë botë ekzistonin qeniet e kundërta me ne, që quhen burra. Budallallëku më i madh më dukej shprehja “gjysma tjetër”. Unë ndihesha shumë e plotë vetëm, s’kisha nevojë për gjë që të më plotësonte…
Në fakt, kishte qenë vetëm iluzion, sepse në atë kohë më nisën problemet shëndetësore. Me sa duket vetmia e gjatë dhe hidhërimi i shpirtit e kishin bërë të tyren… Nisa të kisha probleme me tiroidet, dhimbje barku (pas analizave doli se kisha një cist që duhej mjekuar e, nëse nuk zhdukej, duhej bërë operim), luhatje të mëdha tensioni, dhimbje mesi… më dukej sikur kisha marrë fund si njeri. Sa nisja të mjekohesha për diçka, më fillonte diçka tjetër. Për një periudhë të gjatë më ndalën menstruacionet dhe ky qe vërtet një tmerr sepse, përveç problemeve shëndetësore që më shkaktonte kjo gjë, nisa të kisha edhe shumë probleme psikologjike. Më dukej sikur po bija në depresion. Mami kishte ngelur duke më shoqëruar spitaleve. Sikur të mos mjaftonte që e kisha shqetësuar në atë periudhë që u ndava nga ish-i dashuri dhe që nuk po pranoja kurrsesi ndonjë mashkull në jetën time, ajo e shkreta duhet të vuante edhe faktin që unë nuk po ngrija më
kokë nga sëmundjet. Pikërisht në këtë kohë të errët për mua, ndodhi diçka e çuditshme, që do të ndryshonte gjithçka në jetën time dhe, mbi të gjitha, konceptin tim për botën. Mjeku tek i cili po ndiqesha, më tha se duhet të bëja patjetër konsultë me një mjek gjinekolog, pasi analizave të mia, vetëm një mjek gjinekolog mund t’u jepte shpjegim. Atë ditë që shkova te ky mjek, nuk i tregova nënës sepse më vinte zor të shkoja me të te gjinekologu dhe sepse më vinte keq që e kisha lodhur aq shumë. I thashë se e kisha lënë të dilja me një shoqe për drekë. Takimin me mjekun e kisha lënë në orën 12, por shkova pak më herët, me mendimin se ndoshta do të kishte radhë dhe nuk doja që të ma zinte kush. Isha lodhur tani nga njëri mjek te tjetri dhe doja si e si të mbaroja punë më parë. Për çudi, në klinikën e mjekut jo vetëm që nuk kishte radhë, por në holl më priti vetë mjeku, i cili më tha se nuk e kishte infermieren atë ditë. Ai më pyeti
nëse e kisha problem këtë gjë, por unë buzëqesha me pyetjen e tij. Atëhere buzëqeshi edhe ai dhe u futëm brenda në klinikë. Gjithçka në atë vend m’u duk e bukur. Ai e kishte klinikën në katin e parë të shtëpisë së tij private dhe jashtë dritares unë shikoja një oborr aq të bukur që, të them të drejtën, më qetësoi. Kam jetuar gjithë jetën në pallat dhe vdes të kem një shtëpi private që, ndoshta do ta kem një ditë… nejse. Mjeku ishte rreth të pesëdhjetave, jo shumë i gjatë, i thinjur, por shumë i kujdesshëm dhe shumë babaxhan. Për herë të parë pas aq shumë vizitave në klinika apo spitale, po ndihesha rehat para një mjeku. Dhe, ta mendosh se ishte mjek gjinekolog; sikleti më i madh i femrave!

Ai më pyeti për të gjitha shqetësimet që kisha, pa të gjitha analizat një për një dhe pastaj më tha se nuk ishte nevoja të bënte një vizitë gjinekologjike (shyqyr Zotit!), por atij i duheshin disa informacione private të miat dhe më pyeti nëse e kisha problem t’i përgjigjesha. Mohova, me buzëqeshje. Ai më bënte të ndihesha shumë mirë; i vetmi mashkull, pas kaq shumë kohësh! Mjeku më pyeti kur e kisha nisur jetën seksuale, sa kishte zgjatur, si kishte qenë ajo e gjëra të tjera të këtij lloji. Iu përgjigja për gjithjçka pa asnjë lloj sikleti. Në fund, ai më tha se i vetmi problem që kisha, ndonëse mund të më dukej i çuditshëm, ishte se kisha ndërprerë marrëdhëniet seksuale.

– Je në një moshë, kur trupi yt kërkon një jetë të rregullt seksuale dhe mungesa e saj t’i sjell të gjitha këto shqetësime – më tha.

Unë qesha dhe i thashë se kjo ishte e pamundur, por ai këmbënguli se duhet të nisja një lidhje sa më shpejt të ishte e mundur, qoftë kjo edhe një lidhje thjesht fizike.

– Lidhje për seks?! – gati sa nuk bërtita unë e çuditur. – Kjo është, ç’është! Sikur të mos mjaftojë mami që ma nxiu të gjej burrë, tani ka nisur të më bëjë presion edhe trupi im, këtë po përpiqeni të më thoni? – e pyeta.

Ai qeshi dhe pohoi. Ishte gjëja më e çuditshme që kisha dëgjuar pas shumë e shumë kohësh. I thashë mjekut se kjo nuk mund të ishte e vërtetë dhe ai më tha: “Bëj një provë e pastaj arrijmë në një përfundim!”. “Sfidë është kjo?”, e pyeta. “Merre si të duash!”, më tha. “Po ku ta gjej unë një mashkull që të më tërheqë?”, e pyeta si të ma kishte ai fajin, por ai qeshi dhe më tha se me siguri, dikush interesant për mua, mund të ekzistonte në këtë botë.

– E kam me të vërtetë! – iu hapa si pa të keq – Pas kaq vjetësh, ti je i vetmi mashkull interesant që kam parë! – por sapo e thashë këtë, ndjeva të skuqesha, ndërsa ai nisi të qeshte. Me të vërtetë qeshte bukur.

– Propozim është ky? – më tha dhe më dha dorën, duke më thënë se kurdo që të kisha nevojë për një konsultë tjetër, mund të shkoja. I mora kartvizitën dhe dola fare e shastisur nga ajo klinikë. Atë natë nuk fjeta. Isha e shokuar, nga njëra anë nga fjalët e mjekut dhe, nga ana tjetër, nga qetësia, kujdesi e shikimi i tij, që më kishin mbetur në mendje…

Kështu ndodhi që unë vendosa të bëja një provë me trupin tim dhe, i telefonova mjekut, këtë herë jo për një konsultë shëndetësore, ndonëse në njëfarë mënyre, ashtu siç ma kishte shpjeguar ai, një lloj trajtimi do të ishte edhe ajo që po i kërkoja: Doja thjesht të bëja seks me të!

Jeni shokuar nga kjo, apo jo? Edhe unë e shokuar isha, fillimisht, por të them të drejtën, kam më shumë se dy vjet lidhje me këtë njeri dhe, që nga ajo kohë, nuk kam më asnjë problem me shëndetin tim. Do të më dukej budallallëk po të ma thoshte dikush (siç mund t’ju duket edhe juve tani), por unë që e kam provuar, e di se kjo është e mundur. Kurrë mos thuaj kurrë thonë dhe unë kështu them… Kam një lidhje pa të ardhme, por ndihem mirë dhe, ç’gjë tjetër është më e rëndësishme se kjo?/intervista
image96.jpg
 
Titulli: Histori nga jeta: Si bëra seks me doktorin për t’u shëruar

E mo mire kishte nevoje per vajosje goca se kish zen ndryshk :p

Gjithsesi crregullimet e ciklit mund te kene shume arsye e nje nga keto eshte edhe mungesa e jetes seksuale ose nderprerja per nje kohe te gjate!
 
Titulli: Histori nga jeta: Si bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Tekst nuk i pershtatet fare fotos , e kam fjalen mosha e dok.ne tekst me moshen e dok. foto. ! ! !
 
Titulli: Histori nga jeta: Si bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Bravo te qofte qe shpetove veten ca te themi me shume!Por pjesa qe me vjen me shume te qesh eshte se paske edhe dy vjet lidhje me (babin) me fal mjekun doja te thoja.Gjej ndonje djal te hajrit tani ca jane keto brockulla ndihem mire tamam nje mentalitet i dobet.
 
Titulli: Histori nga jeta: Si bëra seks me doktorin për t’u shëruar

moshen e mjekut se thote por gjithsesi ,kjo e gjeti kuren pa dhene adresen ...sa egoiste lol

ky mjeku qeka si Sami Matoshi ...njeriu i mjeksise dhe perendise lol, me nje te prekur te sheroka gjithe semundjet e mundshme ...lum na per keta mjek seksolog :p
 
Mjeku ishte rreth të pesëdhjetave, jo shumë i gjatë, i thinjur, por shumë i kujdesshëm dhe shumë babaxhan. Për herë të parë pas aq shumë vizitave në klinika apo spitale, po ndihesha rehat para një mjeku. Dhe, ta mendosh se ishte mjek gjinekolog; sikleti më i madh i femrave!
 
aaaaa e kapa ku e kishe edhe ate punen e moshes ...hahahaa tregon qe si jap peshe detaje gjekundi :p
 
Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

2-15.jpg

Përshëndetje të gjithë juve që po lexoni tani… gjëja e parë që mendova kur nisa të shkruaja mëkatin që kam bërë, ishte që do të më shani e ndoshta do të më urreni që të gjithë… E di, është kjo arsyeja se pse nuk mund t’ia tregoj askujt që më njeh, ndaj po plas nga brenda… Ju që do ta mësoni ç’kam bërë, nuk do të më njihni me emër dhe kjo më shtyu të shkruaja në gazetë. Kam lexuar shumicën e historive që shkruhen këtu, sidomos në këtë faqe, kushtuar mëkatarëve dhe, t’ju them të drejtën, në më të shumtën e rasteve, i kam mirëkuptuar për gabimet e tyre. Jeta nganjëherë të shtyn të bësh atë që nuk e kishe çuar kurrë nëpër mend… kështu ndodhi edhe me mua.

Unë jam 28 vjeçe (i mbush në fund të këtij muaji), beqare. Më shohin shtrembër zakonisht kur them këtë fjalën e fundit, se, kur thua që je beqare në këtë moshë, të gjithë mendojnë se nuk ke krijuar familje ngaqë do që të bësh qejf, po të paktën për mua, kjo nuk është e vërtetë. Që njëzet vjeçe kam dëshiruar me shpirt të krijoja familje, por ashtu erdhën punët që nuk munda. Isha e lidhur prej një viti me një djalë që e kisha njohur në fakultet dhe prisja nga dita në ditë që ai të më propozonte për martesë, kur mësova se ai, në të vërtetë, ishte fejuar me një vajzë nga fshati, që ia kishte “bërë” e ëma. Më shumë u shokova sepse i njihja familjen dhe ajo më njihte mua, bile e ëma më quante me shaka “nuse”, por ja që ka edhe njerëz të tillë… Nuk e di çfarë nënash janë këto, po nejse, në fund të fundit, fajin më të madh e kishte i dashuri im, që këtej më betohej për dashuri dhe, nga ana tjetër, pranonte të merrte nuse
për mamin. Ta mendosh mirë, ç’do ta bëja një burrë të tillë qullash? Më e bukura ishte se edhe pasi e mora vesh (në fakt, e mora vesh në mënyrën më të dhimbshme të mundshme; ma tregoi pikërisht e ëma e tij, sepse kishte frikë mos atij i vinte nusja e më gjente mua në shtëpi!), pra, edhe pasi e mora vesh, ai vinte e qante para meje me kokërr të lotit, duke m’u lutur ta vazhdoja lidhjen me të, sepse më dashuronte…
Tani më vjen për të qeshur kur i kujtoj ato kohë, por unë e di se sa kam vuajtur e sa net kam qarë duke iu lutur Zotit që më mirë të vdisja sesa të jetoja pa të. Idiotësira! Dashuria të bën më shumë sesa budallaqe… po nejse. Po kthehem në të tashmen tani, që të mos ju lodh edhe juve.
Për shumë kohë pasi u ndava nga i dashuri im, mua më vinte për të vjellë vetëm të mendoja se mund të lidhesha me një burrë tjetër. As që doja t’ia dija se në këtë botë ekzistonin qeniet e kundërta me ne, që quhen burra. Budallallëku më i madh më dukej shprehja “gjysma tjetër”. Unë ndihesha shumë e plotë vetëm, s’kisha nevojë për gjë që të më plotësonte…
Në fakt, kishte qenë vetëm iluzion, sepse në atë kohë më nisën problemet shëndetësore. Me sa duket vetmia e gjatë dhe hidhërimi i shpirtit e kishin bërë të tyren… Nisa të kisha probleme me tiroidet, dhimbje barku (pas analizave doli se kisha një cist që duhej mjekuar e, nëse nuk zhdukej, duhej bërë operim), luhatje të mëdha tensioni, dhimbje mesi… më dukej sikur kisha marrë fund si njeri. Sa nisja të mjekohesha për diçka, më fillonte diçka tjetër. Për një periudhë të gjatë më ndalën menstruacionet dhe ky qe vërtet një tmerr sepse, përveç problemeve shëndetësore që më shkaktonte kjo gjë, nisa të kisha edhe shumë probleme psikologjike. Më dukej sikur po bija në depresion. Mami kishte ngelur duke më shoqëruar spitaleve. Sikur të mos mjaftonte që e kisha shqetësuar në atë periudhë që u ndava nga ish-i dashuri dhe që nuk po pranoja kurrsesi ndonjë mashkull në jetën time, ajo e shkreta duhet të vuante edhe faktin që unë nuk po ngrija më
kokë nga sëmundjet. Pikërisht në këtë kohë të errët për mua, ndodhi diçka e çuditshme, që do të ndryshonte gjithçka në jetën time dhe, mbi të gjitha, konceptin tim për botën. Mjeku tek i cili po ndiqesha, më tha se duhet të bëja patjetër konsultë me një mjek gjinekolog, pasi analizave të mia, vetëm një mjek gjinekolog mund t’u jepte shpjegim. Atë ditë që shkova te ky mjek, nuk i tregova nënës sepse më vinte zor të shkoja me të te gjinekologu dhe sepse më vinte keq që e kisha lodhur aq shumë. I thashë se e kisha lënë të dilja me një shoqe për drekë. Takimin me mjekun e kisha lënë në orën 12, por shkova pak më herët, me mendimin se ndoshta do të kishte radhë dhe nuk doja që të ma zinte kush. Isha lodhur tani nga njëri mjek te tjetri dhe doja si e si të mbaroja punë më parë. Për çudi, në klinikën e mjekut jo vetëm që nuk kishte radhë, por në holl më priti vetë mjeku, i cili më tha se nuk e kishte infermieren atë ditë. Ai më pyeti
nëse e kisha problem këtë gjë, por unë buzëqesha me pyetjen e tij. Atëhere buzëqeshi edhe ai dhe u futëm brenda në klinikë. Gjithçka në atë vend m’u duk e bukur. Ai e kishte klinikën në katin e parë të shtëpisë së tij private dhe jashtë dritares unë shikoja një oborr aq të bukur që, të them të drejtën, më qetësoi. Kam jetuar gjithë jetën në pallat dhe vdes të kem një shtëpi private që, ndoshta do ta kem një ditë… nejse. Mjeku ishte rreth të pesëdhjetave, jo shumë i gjatë, i thinjur, por shumë i kujdesshëm dhe shumë babaxhan. Për herë të parë pas aq shumë vizitave në klinika apo spitale, po ndihesha rehat para një mjeku. Dhe, ta mendosh se ishte mjek gjinekolog; sikleti më i madh i femrave!

Ai më pyeti për të gjitha shqetësimet që kisha, pa të gjitha analizat një për një dhe pastaj më tha se nuk ishte nevoja të bënte një vizitë gjinekologjike (shyqyr Zotit!), por atij i duheshin disa informacione private të miat dhe më pyeti nëse e kisha problem t’i përgjigjesha. Mohova, me buzëqeshje. Ai më bënte të ndihesha shumë mirë; i vetmi mashkull, pas kaq shumë kohësh! Mjeku më pyeti kur e kisha nisur jetën seksuale, sa kishte zgjatur, si kishte qenë ajo e gjëra të tjera të këtij lloji. Iu përgjigja për gjithjçka pa asnjë lloj sikleti. Në fund, ai më tha se i vetmi problem që kisha, ndonëse mund të më dukej i çuditshëm, ishte se kisha ndërprerë marrëdhëniet seksuale.

– Je në një moshë, kur trupi yt kërkon një jetë të rregullt seksuale dhe mungesa e saj t’i sjell të gjitha këto shqetësime – më tha.

Unë qesha dhe i thashë se kjo ishte e pamundur, por ai këmbënguli se duhet të nisja një lidhje sa më shpejt të ishte e mundur, qoftë kjo edhe një lidhje thjesht fizike.

– Lidhje për seks?! – gati sa nuk bërtita unë e çuditur. – Kjo është, ç’është! Sikur të mos mjaftojë mami që ma nxiu të gjej burrë, tani ka nisur të më bëjë presion edhe trupi im, këtë po përpiqeni të më thoni? – e pyeta.

Ai qeshi dhe pohoi. Ishte gjëja më e çuditshme që kisha dëgjuar pas shumë e shumë kohësh. I thashë mjekut se kjo nuk mund të ishte e vërtetë dhe ai më tha: “Bëj një provë e pastaj arrijmë në një përfundim!”. “Sfidë është kjo?”, e pyeta. “Merre si të duash!”, më tha. “Po ku ta gjej unë një mashkull që të më tërheqë?”, e pyeta si të ma kishte ai fajin, por ai qeshi dhe më tha se me siguri, dikush interesant për mua, mund të ekzistonte në këtë botë.

– E kam me të vërtetë! – iu hapa si pa të keq – Pas kaq vjetësh, ti je i vetmi mashkull interesant që kam parë! – por sapo e thashë këtë, ndjeva të skuqesha, ndërsa ai nisi të qeshte. Me të vërtetë qeshte bukur.

– Propozim është ky? – më tha dhe më dha dorën, duke më thënë se kurdo që të kisha nevojë për një konsultë tjetër, mund të shkoja. I mora kartvizitën dhe dola fare e shastisur nga ajo klinikë. Atë natë nuk fjeta. Isha e shokuar, nga njëra anë nga fjalët e mjekut dhe, nga ana tjetër, nga qetësia, kujdesi e shikimi i tij, që më kishin mbetur në mendje…

Kështu ndodhi që unë vendosa të bëja një provë me trupin tim dhe, i telefonova mjekut, këtë herë jo për një konsultë shëndetësore, ndonëse në njëfarë mënyre, ashtu siç ma kishte shpjeguar ai, një lloj trajtimi do të ishte edhe ajo që po i kërkoja: Doja thjesht të bëja seks me të!

Jeni shokuar nga kjo, apo jo? Edhe unë e shokuar isha, fillimisht, por të them të drejtën, kam më shumë se dy vjet lidhje me këtë njeri dhe, që nga ajo kohë, nuk kam më asnjë problem me shëndetin tim. Do të më dukej budallallëk po të ma thoshte dikush (siç mund t’ju duket edhe juve tani), por unë që e kam provuar, e di se kjo është e mundur. Kurrë mos thuaj kurrë thonë dhe unë kështu them… Kam një lidhje pa të ardhme, por ndihem mirë dhe, ç’gjë tjetër është më e rëndësishme se kjo?

b:postieri.

Mos e humnbisini ta lexoni ehhh :p
Mjafte interesante historia e vajzes.
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Nevertiti!

Cuditerisht sikur ju pelqejne keto Tema histerike.
Bera sex me ate,bera sex me kete.
Per nje provim bera sex,se kisha dhimbje barku.
Se I vinin ato,se si vinin ato.
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Nese me drejtohesh mua ;-,nese me pelqejne?
Nuk do e komentoj!
Se nuk e quaj me vend.

Pertej kesaj,
Kjo kategori permbledh keto lloj natyre temash.
Sic jane ne forum,kategorit dhe temat me natyra tematikash tjera.
Ku lirisht gjithesecili nga ne mund te gjeje kendshmerin e leximit,ne kategori te ndryshme.
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Mos e humnbisini ta lexoni ehhh
Mjafte interesante historia e vajzes.

K'te pjesen ja ke shtuar ti vete, apo e kishte artikulli ?

Ps...Si stafiste ngjan kjo vajza histerike . loool
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

K'te pjesen ja ke shtuar ti vete, apo e kishte artikulli ?

Ps...Si stafiste ngjan kjo vajza histerike . loool

Crendesi ka?
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Crendesi ka?

Sepse me beri pershtypje dhe me intereson, te sigurohem ... nese e ke shtuar ti, apo e ka vete artikulli. :vetull:
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Eshte e neveritshme te lexosh histori te sajuara ku kundermon era pisllek.
Ketu shoh c'do Nate te serviren histori ,aspak edukative.

C'kisha thash.
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Po mire,mos jepni kaq rendesi.
Keni dhe plot tema tjera.
Gjithesesi per syrint uaj qendron ky kendveshtrim.
Per syte e te tjerve nje lloj tjeter.
Meqe qenkan kaq te pista dhe ne leximin e tyre merret vetem sensi negativ, dhe jo nje lloj tjeter sensi diskutim,pa vene peshoren shume ne rendimentin e ketij diskutimi.
Atehere do i rrallojme.
Rrini qete dhe ma beni gjumin qete gjitheashtu!
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

U skuqen te ndershmit o Nev mos sill kshu temash se jemi nga fshati neve na, si mbajme dot :D
 
Jo nuk do sjell me!
Ishte nje ide,qe rastesisht e krijova kur pash tek i faqe,psikollogjike te them drejten,qe trajtonte edhe kete lloj kategorie ,rrefimesh.
Per dike,pislliqe,per ata qe kane jetuar,copza seksy plus dashurish,(ndoshta)per ata qe,ndoshta i kane sajuar ne te shkruar , histori tip imagjinate shtrember apo deshiruese.,E nese,nese,neseee kshu me rradhe.Arrijme ne pafundesi te perimtreit,,retorik.
Por nuk dua te rrezikoj shkallen e pastertis me pisllek copy paste ne asnje menyre,te askujt ketu.
Dhe aq me teper te antarve.
Ndaj jo s"do kete me tema te tilla nga mua.
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Awwww , na preket ne seder. lool

Ne k'te rast , Jam dakort me ate fshatarin, Passion .. shanit legjenden, jeni bere me keq se legjenda me tema pa lidhje.
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

U skuqen te ndershmit o Nev mos sill kshu temash se jemi nga fshati neve na, si mbajme dot :D
Ti ku hyn?
Jo te te ndershmit?
Ironi bosh.

Argetohu .
I drejperdrejti e foli.
Histerike mu duk.
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Une hyj tek spektatoret e diversiteteve te sjelljeve njerezore kshu meqe pyete passion. Nejse...
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Dukesh !
Ruaju mos nderrosh rol.

Nejse,,,,
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

I shkreti mjek lol
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Tani nese per mbarevajtjen e forumit duhet bere qejfi anetareve edhe do u plotesoni deshirat, por personalisht jam kunder, pavaresisht sa pak njerez jemi asnjehere nuk mund te behet qefi i te gjitheve keshtu qe Nev ti cfaredo qe te terheq syrin sille dhe mos te behet vone, patjeter qe dikujt do ti pelqeje dikujt jo, te gjithe qe kane hapur tema kane hasur edhe ne simpati edhe antipati, por.....kjo tema vec me ka qene e sjellur para ca kohesh :p

Histori nga jeta: Si b
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Presim ndonje teme tjeter, telepatike ...si pshm, Per te bere nje xhiro ne gomar, bera seks me gomarin ...:prift:

Ps.. Histori interesante . loool
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Interesante .
Per njerzit e epokes se gurit dhe te atyre me mentalitet te trasheguar ne breza injorantesh eshte "Histeri"
Por per njerez normal dhe letrar eshte thjesht nje shkrim nje histori qofte Edhe sajese.
Ka ndryshim te madh midis deshires per sex dhe sexit "fixim" kronik duke marre parasysh gjendjen
e saj psikologjike une e konceptoj normal veprimin.
Mund te ishte kushdo tjeter ne vend te doktorit.
Ai thjesht ishte fatlumi ne kete rast.
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

]

Cili eshte ndryshimi, dhe qysh mund te sherohen k'to tipa/e ne k'te rast ? Addictive sexual , behaviour ... qenka normal...Where does she stand?

Na fol me ate vizionin modern tendin... meqe e fut veten tende, tek ky term. looool

PS...Sipas mendimit tim lashtesor , k'tu ka prb te thella edhe doktori, duke marre parasysh punen e detyren e tij ...jo vetem cupa, por raste te tilla eshte e kote te merresh me to, jane zero me xhufke.
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Eh moj moter,lum ti qe te sheroi mjeku me shkopin magjik :p
Them te kishe bere edhe nje rruge nga hoxha/prifti se edhe ato jane profesioniste :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Nje rrugē e dy punë
Duke i bërë qefin vetes edhe sherohet nga doktori apo doktoresha : )
 
Titulli: Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Shume i afte paska qen ky doktori se nuk eshte dhe aq e lehte depistimi i kesaj semundjeje .
Eshte semundje e vjeter kjo . Ne gjuhen popullore i thone karza !
Jam i bindur qe edhe Zana , Niktjeter dhe Jetmira vuajn nga kjo semundje !
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top