Himara

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Krahina e Himares me qender Qytetin e Himares, fillon nga fshati Nivice ne jug dhe mbaron ne qafen e Llogorase ne veri. Nga njera ane kaltersia e detit me gjire dhe kepe shume te bukur dhe nga ana tjeter masivi malor me majat e larta si ajo e Cikes ,Vezes,Mesimerit etj. e bejne pamjen mjaft terheqese. Ketu shtrihet Himara e bukur dhe historike. Ne lashtesi Himara ishte vendi i Kaoneve, fis i rendesishem i Epirit.

Emri Himare rrjedh nga greqishtja e vjeter himarros - perrua. Qyteti i Himares ndodhet ne qender te krahines dhe perfshin Spillene dhe lagjen Kala (Himara fshat).
Spilleja, qendra e qytetit te sotem eshte ndertuar mbi rrenojat e vjetra. Vendbanimi me i lashte eshte shpella e Spilles, shekulli i IV B.C., dhe ndodhet buze detit ne skajin lindor te shetitores te qytetit. Krahas kesaj shpelle, u banua dhe fusha e Spillese deshmi e te ciles jane, kolona guri, nje tempull antik, gure vari si dhe fragmente enesh. Ne perendim te Spillese ndodhen renojat e nje banje romake, si dhe vare te periudhes romake. Permbi shpellen e Spilles ne kodren e Stefanelit ndodhen renojat e nje vendbanimi te vitit 1431 me emrin Stefanetler, si fshat i Himares.
Himara_24.JPG

Plazhi i Potamit ndodhet ne nje vend te mrekullushem, mes shkembinjeve qe zbresin pjertas mbi det , ky plazh i bardh ben kontrast me ujin e kthjellet te detit.

Lagjia Kala (fshati i Himares ), eshte ndertuar mbi kreshten shkembore te Barbakase dhe perben vendbanimin me te lashte me vazhdimesi jete 4000 vjecare. Jeta ne kete kreshte fillon qe ne periudhen prehistorike. Ne qender te lagjes ndodhet kisha e vogel e Petro Kozmait e ndertuar mbi renojat e nje kishe te vjeter, ku ndodhet nje gur me mbishkrim qe mban daten 10 janar 1796.
3210052.jpg

Rruga tempull te con ne kishen e gjithe shenjtoreve e rindertuar ne 8 gusht 1826, kembanorja madheshtore dhe zbukurimi i brendshem i kishes, ikonostasi dhe tavani me gdhendje si dhe pikturat murale ia rrisin vlerat kesaj kishe. Ne porten veriore eshte gdhendur ” Agioi Pandon-Himarro” dhe data e rindertimit.
Muri i qytetit u ndertua ne fundin e shekullit te V B.C. me blloqe guresh te medhenj poligonal. Midis mureve me gjatesi 800m. ne anen lindore dhe rrepires shkembore perendimore, perfshihen banesa te ndertuara ne shkemb. Qyteti komunikonte ndermjet dy hyrjeve te vendosura ne ekstremet e murit.
Himara_Kirche.JPG

Ne dalje te lagjes Kala nje rruge 2 km. e pa asfaltuar na con ne plazhin me te madh te qytetit, Livadh. Bukuria e ketij plazhi, ujrat e kristalte dhe rera e paster terheq shume pushues

•infoalbania•
 

Attachments

  • 137429-himara-beachvery-south-of-albania-himara-albania.jpg
    137429-himara-beachvery-south-of-albania-himara-albania.jpg
    25.1 KB · Shikime: 21
Redaktimi i fundit:
Titulli: Himara

Himara - Zona & Objekte kulturore

02.jpg
KESHTJELLA E HIMARES – Qyteti i vjeter i Himares, dhe kalaja ne vetvehte jane nje monument i rendesishem qe ka nevoje per mbrojtje qe te mos pesoje deme te pandreqshme. Ne kete keshtjelle (kala) ekzistojne shenja te prezences se panderprere te njerezve per me shume se 3500 vjet. Ne kete keshtjelle vlen te vecohen objektet:

SHEN MARIA KASOPITRA – Kishe Bizantine me ikonen e Shen Marise qe konsiderohet cudiberese. Ne kohe thatesirash ikonen Himarjotet e nxirnin per litani (lutje) popullore. Populli i lutesh per te rrene shi. Me te vertete cudia ndodhte.

001.jpg
KISHA E EPISKOPISE – Kishe Bizantine. Para nderteses se sotme te kesaj kishe, ne porten e saj, ekziston basoreliefi prej mermeri me shqiponjen Bizantine dykrenare. Ndertesa e episkopise i ka themelet mbi nje ndertese te vjeter qe ishte faltorja e Apollonit.

SHTEPIA E SPIROMILIOS – Eshte ndertese e vjeter e familjes Spiromilo qe ka luajtur nje rol me shume rendesi ne historine e Himares. Spiro Spiromilo liroi Himaren me 1912 nga zgjedha Turke dhe per nje fare kohe ishte udheheqes i saj (Himares).

05.jpg
KISHA E GJITHESHENJTOREVE – Ndertuar me 1775 ne hyrje te kalase, ketu ka predikuar Shen Kozmai nga Etolia. Sot kjo kishe e rindertuar funksionon si Mitropolia e Himares.

SHKOLLA AKROKERAVNE – Shkolla greke e Himares, afer kishes se Gjitheshenjtoreve. Ndertesa e pare u ngrit me 1775, sot shkolla eshte rikonstruktuar.



002.jpg
MONASTIRI I ATHALOCES – Ne plajen e malit mbi Himaren gjendet Monastiri i Shen Marise Athaloces. Shkohet tek ai vetem me kembe.

KISHA E SHEN THEODHORIT – Midis fshatrave Lates (Ilias) dhe Dhermi gjendet Monastiri i Shen Theodhorit.

MONASTIRI I SHEN MARISE NE DHERMI-STAVRIDHI – Ky monastir ndodhet ne kulmin e fshatit Dhermi. Eshte shume i bardhe dhe shquhet per arkitektoniken e tij.


007.jpg
GRAMATA – Ne veri te Palases, ne kepin me te njejtin emer dhe ne gjirin e vogel, ne shkembejt e bregut, gjenden disa epigrame, te gjitha ne gjuhen Greke. Keto jane shkronja dhe simbole. Nuk eshte vertetuar shkaku i qenjes se ketyre epigrameve. Mbase jane mesazhe qe kane lene marinaret para se te nisen per ne udhetimin detar ne ngushticat e Otrantos per ne Itali. Mund te shkohet ne Gramata vetem me ane te detit.

003.jpg
KESHTJELLA E PANORMIT (Palermos) – Ne Jug te Himares, ne nje gadishull te vogel, brenda gjirit te sigurte me te njejtin emer, ndodhet keshtjella e Panormit, e ndertuar ne fillim te shekullit 19t nga Ali Pashai i Janines dhe qe sot ruhet ne gjendje shume te mire. Keshtjella eshte ndertuar ne vendin e germadhavet te nje kalaje te vjeter dhe te nje monastiri qe eksiztonte atje, sipas pershkrimit te Englezit Lik qe ka vizituar vendin. Ne vendin ku gadishulli lidhet me token ndodhet kisha e Shen Nikolles, per te cilen ekzistojne shume legjenda dhe histori per ndertimin e keshtjelles.

004.jpg
QEPAROI I VJETER (i siperm) – Gjithe fshati ka pamje te bukur dhe arkitektonike tradicionale. Gjithe rugicat me kalldrem dhe kishat e vjetra perbejne nje figure magjepsese. Interes te vecante paraqesin epigramet ne muret e ndertesave te ndryshme. Nga ky fshat e ka origjinen ish Drejtori i CIA Amerikane Xhorxh Tenet.

KISHA E SHEN DHIMITRIT – Ne fshatin e poshtem Qeparo, ndodhet manastiri i Shen Dhimitrit, i bardhe dhe i rindertuar si dhe kisha me te njejtin emer.

008.jpg
KESHTJELLA E SOPOTOS – Afer fshatit Borsh, ne majen e kodres, gjenden germadhat e keshtjelles Bizantine te Sopotos. Rruga per te vajtur atje eshte e veshtire dhe shkohet vetem ne kembe.

SHPELLA E PIRATEVE – Ne veri te Himares, javes detit ndodhet nje shpelle e madhe, ne te cilen mund te hysh vetem nga deti. Mjedisi eshte interesant dhe bregu ideal per te bere banje i vetem. Legjenta flet se kjo shpelle dikur ishte strehe e pirateve.

006.jpg
PLAZHET – Himara shquhet per plazhet e saj shume te bukur, shumica me zalle por edhe me rere. Spilea, plazhi qendror i Himares, me shume vizitore ne behar, me tutje Prinos, Potami, Filikuri, me ne Jug Llamana, Qeparo, Borshi brigjet e Piqernit (Buneci), Lukoves dhe Kakomes ne Nivice (por me rruge te keqe). Poshte kalase se Himares Livadhi dhe ne veri Jali, Fusha, Zisos, Gjipea, Karkaniqi, Jaliskari ne Dhermi, Palasa dhe Dhraleo. Ne shume vende ne brigjet e Himares, uji eshte shume i ftohte, per shkak te ujrave nentoksore. Po te largohesh disa dhjetra metra nga keto pika temperatura e detit merr vlerat fiziologjike. Ne muajt e veres, gfrohen barkat e shpejta per te bere xhiro ne brigjet qe ndodhen afer me Spilene.

ALPINIZMI ECJA ME KEMBE DHE KACAVARJE
005.jpg
Akrokeravnet e Himares jane te pershtateshme per alpinizm, kacavarje, dhe ecje me kembe. Majat e Cikes, Avgos, Mesimerit e.t.j. i terheqin alpinistet per ti zaptuar. Ekzistojne rruge te pershtateshme per fillestaret dhe te tjera per alpinistet me pervoje te vecante. / Himara
 
Titulli: Himara

Vendet turistike te Himares
himara.JPG

Himara ndodhet ne pjesen jugore te bregdetit te Shqiperise dhe ben pjese ne qarkun e Vlores. Eshte nje vend malor dhe bregdetar qe te ofron pamje te mahnitshme natyrore dhe ka klime mesdhetare.

Himara shquhet per plazhet shume te bukur me rere te bardhe te imet dhe me gura. Disa nga keto plazhe jane : Borshi, Llamana, Qeparo, Lukove, etj. Uji i Himares eshte kryesisht i ftohte per shkak te ujerave nentokesore. Disa vende me vlera kulturore te Himares jane:

1)Keshtjella e Himares, ku ende ekzistojne shenja te qendrimit te benoreve iliro-shqiptare per me shume se 3500 vjet.

2)Shen Maria, eshte kisha cudiberese me stil bizantin qe mbart shume gojedhena.

3)Kisha e Gjitheshenjtoreve e ndertuar ne 1775 ne hyrje te kalase.

4)Kisha e Shen Theodorit qe gjendet ne Dhermi.

5)Keshtjella e bukur (Palermo), ndodhet ne nje gadishull te vogel dhe eshte ndertuar ne fillim te shek XIX.

6)Qeparoi i vjeter, ka nje pamje te bukur arkitektonike dhe tradicionale te mbushur me kisha te vjetra dhe rruge me kalldreme.

7)Shpella e Pirateve qe ndodhet ne veri, eshte shume e madhe dhe mund te hysh vetem nga deti. Ka nje ambjent shume interesant per t’u eksploruar.

infoal
 
Titulli: Himara

Himara, mirësevini në parajsë!
52494.jpg




Dhe për ta shndërruar në një festë të vërtetë, bashkia e Himarës ka hartuar një program të detajuar që do të joshte këdo që kësaj fundjave të mos mendonte për asnjë udhëtim tjetër veç destinacionit jugor.
Dita e shtunë do të ndezë qytetin me një atmosferë këngësh, ku për të festuar do të jenë të pranishëm këngëtarët Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Nrg Band, Klandi Haruni dhe Andy Gramm.
Të dielën skena hapet për Vëllezërit Korçarë, ndërsa për fansat e sporteve të ndyshme do të ofrohen zhytje, ngjitje në mal, dhe fluturime me parashutë.
Nuk do të mungojnë animacionet e larmishme dhe në fund, por jo e fundit për nga rëndësia nuk do të mungojë ushqimi tradicional, natyrisht me bazë peshku. Kapakun kësaj ftese të florinjtë ia vë një ofertë e pazakontë: akomodim falas për të gjithë për datën 12 maj.
Qëllimi i vetëm i të gjithë kësaj është një: Të gjithë qytetarët ta zgjedhin Himarën si vendin ideal për pushimet e tyre të paharrueshme.
Aktiviteti do tu japë mundësinë edhe banorëve që të bashkohen dhe të promovojnë vlerat e qytetit të tyre, me kulturën, traditat, ushqimin tradicional etj.
Himara është një nga vendet më atraktive për turizmin shqiptar e të huaj. Bashkia e Himarës përfshin zonat e Dhërmi, Pilur, Kudhës, Qeparo, Vuno, Ilias dhe Palasës, vende këto që spikasin gjatë sezonit veror për fluksin e lartë të turistëve të cilët e kanë si “Perla e Jonit” , “Lule e Vilajetit” apo “Shtëpia Jonë e përbashkët”. (aq/Shqiptarja)
 

Attachments

  • 52494.jpg
    52494.jpg
    34.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Himara

Himara e bukura e (Mes)Dheut
himara_travel_magazine_9e05a0b3bdbc79b8a12f4cf35f0d34ef.jpg



Vendi i qetësisë dhe bukurive të çuditshme



Ndër përvojat më të bukura por edhe më të frikshme përgjatë viteve ndërkohë që realizonim njohjen e Shqipërisë, ka qenë ajo e zbulimit të Rivierës shqiptare. Njëqindepesedhjetë kilometra rivierë e mrekullueshme dhe e rrezikshme, ku për të parë cilindo plazh të mahnitshëm, duheshin çarë akoma kilometra, i vetmi vend ku më në fund e ndjeje parajsën në pëllëmbë të dorës, ishte qyteti i vogël i Himarës. Himara është një vend i çuditshëm e vazhdimisht i aftë të bëhet qendër bisedë për shumë arsye, ku nuk dihet nëse duhet ta quash një qytet të vogël apo një krahinë të madhe, një vend të afërt apo të largët (është buzë rrugës, po aq sa buzë detit), një qytet grek apo shqiptar, mollë sherri e vazhdueshme e politikës por edhe e njerëzve, vend me emër të bukur femëror, e ngjashme me Helenën dhe e aftë të shkaktojë luftëra. Por Himara është gjithashtu edhe një vend me natyrë të mrekullueshme e me një det për tu pasur zili, që gjithkush ia dëshiron e që na kishte sjellë edhe neve deri aty për të kundruar hiret e saj. Himara është e bukur edhe për shqiptarët, edhe për grekët, edhe për italianët, dhe për të gjithë kombësitë e tjera që vijnë ta vizitojnë e ta shijojnë muajve të verës, kur hiret e saj shtohen e ajo bëhet më joshëse e lozonjare.

Rruga nacionale Vlorë-Sarandë përbën aksin kryesor të komunikimit i cili përshkon gjithë krahinën e Himarës. Porti i Himarës përbën portën kryesore që lidh Himarën me ishullin e Korfuzit dhe që andej me gjithe Evropën. (gjatë muajve të veres, çdo të mërkurë e të shtunë ka lidhje të rregullt me hidroboat me Sarandën dhe Korfuzin). Agjenci të ndryshme turistike në kryeqytet ofrojnë udhëtime të organizuara për në Himarë. Në të gjithë vijën bregdetare të Rivierës e nëpër fshatrat turistikë të zonës, mund të shijoni ushqimet e freskëta, frutat e stinës e po të doni edhe kuzhinën popullore që gatuajnë restorantet e tavernat, apo mund t’u kërkoni kuzhinë shtëpie amvisave të shtëpisë ku jeni strehuar. Himara do t’ju befasojë këndshëm me bukuritë e saj arkitektonike e kulturore të cilën do ta hasni në të gjitha fshatrat e monumentet e ndërtimet historike, kulturore e fetare por dhe në banesat 2-3 katëshe të ndërtuara me gurë të skalituur me shumë merak e mundim nga dora e mjeshtërve himariotë. Mjafton të përmendet se shumë nga shtëpitë e familjeve të mëdha të Dhërmiut janë ndërtuar me gurë të skalitur që është sjellë nga gurorja romane Gramata që ndodhet në brigjet e Karaburunit, për të kuptuar dëshirën e merakun e himariotëve për të ndërtuar shtëpitë tyre të cilat kanë elemente ndërtimi që i bëjnë ato të ngjasin me kullat e gurit të ndërtuara në Mani të Peloponezit siç janë frëngjitë. Në disa ndërtime përreth kalasë së Himarës, në fshatin e vjetër të Qeparoit e Kudhësit, gjejmë elemente të arkitekturës veneciane (në banesa më të hershme) të huazuara nga ishulli i Korfuzit, siç janë dritaret e larta, suvatimi i banesës nga jashtë dhe ndërtimi me dy ose më shumë kate si në Dhërmi, Gjilek e Palasë. Nuk janë vetëm monumentet e ngritura nga dora punëtore e himariotit që i japin asaj vlera të pashtershme por dhe natyra ka qenë bujare me të duke krijuar monumente natyrore (disa prej tyre të shpallura e të mbrojtura si të tilla nga shteti), Delta e Kserrollakut në Dhraleo, Shpella e Piratëve në Dhërmi, Bokërimat e Vunoit, Kanioni i Gjipesë, pylli i Shën Kollit në Pilur, etj. Për të gjithë ju që ende nuk keni qenë në këtë vend të bukur, që ende nuk keni kaluar bri Kimerës së hijshme e që nuk e keni provuar freskinë e ujrave të saj, bëjeni një udhëtim në Jugun e Shqipërisë dhe ndalesën e fundit lëreni për në Himarë, ku mikpritja dhe bukuria e natyrës nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, ashtu sic nuk kanë dallim kombësitë, në sheshin e vogël të qytetit, që në verë ofron gjithcka, aragostat e shijshme të Piazzës, shtypin ndërkombëtar, bicikletat me qera, banderolat “Welcome to Himara”, shëtitjet e orëve të vona në bulevardin e ri buzë detit, madje edhe koncertet verore të DJ-ve të famshëm që rëndom i gjen verës nëpër plazhet shqiptare. Himara është e Bukura e (Mes)Dheut, që nuk mund të mos e admironi teksa hidhni hidhni sytë nëpër ujrat e kaltra të Rivierës Shqiptare.

albtravel​
 
Titulli: Himara

Para nje jave isha e u kenaqa shume pervec bukurive natyrore ato sufllaqet ishin kenaqesi me vete :p me vertet vendi i qetesise ja vlen per pushime andej ...
 
Titulli: Himara

Flasin shqip keta akoma apo jan shitur te greku per nje kore buke
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top