...hijet e kohes.

...hijet e kohes;-me kishin thene qe koha krijon hije .
Shpesh gjendesha mes dilemes qe nese dielli s"do te dal, si do krijohen hijet e kohes.
Pastaj thoja qe gjate nates hijet ne mund ti mundim, pasi yjet jane larg ,dielli flen dhe keshtu hijeve u shpetojme.
Pastaj mendova me veten hem,qenka dhe hena e kur ajo eshte e plote krijon hije,
PAstaj mendova perse njerzit u friksohen hijeve?
Spo gjeja ndonje pergjigje te denj racionale,keshtu qe thjesht meqe thoshin qe gjerat me hije s"jane te duhurat,kerkoja pjeset e kohes ,ku koha nuk hijezohet.
E keshtu kaloja neper stine ,neper reshje ,neper lloj lloj panoramash abstrakte.
Ecja me nje hap te avasht e duke kontrolluar qe mos kem hije afer.
Shpesh kisha degjuar te thoshin;
Ai njeri ka hije te dyfishte,s"ka fuqi eshe si nje hije fantazem,ose e hengri hija e ti.
Oo ishte vertet nje lemsh kjo puna e hijeve. E tani s"po e merrja vesh nese nese doja qe tiu ikja hijeve perfundimisht apo kisha deshire te gjeja nje perball.
Por hijet nuk gjenden perball asnjehere,dhe kete diku e kisha degjuar.
Eh thash me vete legjenda urbane.
Duke u tulatur mes hijeve dhe kohes,dhe konceptit legjend urbane,papritur doli dielli ,shkelqej dhe pash hijen time qe me buzeqeshte perball.
Aty kuptova qe hija jemi ne, ne mendimet tona.
Qe koha ska hijezime dhe hijet jane abstraksionet e dyshimit tone dhe jo racionalizimi tipik i kohes ndaj nesh.
E perqafova fort hijen time dhe i thash,flm per qartesimin tim mbi mua dhe kohen e hijezimeve.
Ajo buzeqeshi duke me thene; Ketu jam kur t"me kerkosh,shiko diellin dhe pastaj do shfaqem une.
U largova me nje buzeqeshje,shijova dhe nje gellnjek kafe ,mora canten dhe u largova nga ajo kafe me pak drite buze ati lumi qe kujtonte hijezime shekujsh....

23032534_1831241466905596_2637550861879810584_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top