Hazbiu: “Me 68 mijë spiunë ndiqnim 68 mijë të dyshuar për tradhti”

eGo0sTyle

System Engineer
kadri-hazbiu-ne-sallen-e-gjyqit-300x230.jpg

I akuzuar se ka sabotuar vijën e partisë për parandalimin e veprimtarisë armiqësore, Kadri Hazbiu shpjegon para hetuesve në prill të ‘83 se në asnjë rast nuk i ka lejuar vetes të kryejë veprime në kundërshtim me kërkesat e detyrës.
Më shumë se kaq, njeriu me një karrierë të suksesshme në organet e shërbimit të fshehtë sjell kundërargumentet e tij përball akuzave se ka shtrembëruar porositë e Enver Hoxhës lidhur me përmirësimin e praktikave të kontingjentëve të Policisë Sekrete. “Nëse më adresohet si përgjegjësi,
shprehet Hazbiu, fakti i rritjes së numrit të kontingjentëve nga
17.767 që ishin në vitin 1973, në 68.814 në vitin 1975, këtë e pranoj
si një mangësi që ka të bëjë me moskuptimin e drejt të kritereve të dhëna nga partia dhe udhëheqësi”. Për ish-ministrin e kryqëzuar, reduktimi i ndjeshëm
i kontingjenteve me prirje armiqësore në vitin ‘73 ka ardhur si pasojë e shkurtimit të punëtorëve operativë të zonave, që sipas tij është bërë me orientim të udhëheqjes politike. Ka qenë kjo ndërhyrje, sqaron Hazbiu në seancën gjyqësore, që ka lënë zbuluar një numër të madh të dyshuarish,
të cilët kanë vazhduar veprimtarinë e tyre armiqësore, madje deri në arratisje jashtë shtetit. Pesëfishimin e numrit të kontingjentëve në vitin ‘75, ku çdo njëri prej tyre mbulohej nga një bashkëpunëtor i fshehtë, ishministri
e demonstron si reflektim të drejtpërdrejtë të vërejtjeve të udhëheqësit për vendosjen e kontrollit të rreptë ndaj elementit dyshues. Pjesa në vijim që “Panorama” boton sot nga libri i Kastriot Dervishit, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, shpërfaq pikëpamjet e ish-ministrit të Brendshëm për frymën e Kongresit të 20-të të PK të BS dhe përgjigjet e tij në adresë të
akuzave për interpretime të gabuara të disa prej çështjeve të shqyrtuara nga partia pas Konferencës famëkeqe të Tiranës së vitit ‘56….
23.4.1983
Pyetje: Na shpjego, i pandehur, cilat kanë qenë pikëpamjet që ke pasur në lidhje me materialet e Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të BS dhe a i ke biseduar tezat revizioniste të këtij kongresi me ndonjë person?
Përgjigje: Pikëpamjet e mija për Kongresin e 20-të të P.K të BS kanë qenë që në fillim pikëpamje në përputhje me vijën e PPSH. Në vijë partia jonë nuk ka ndryshuar sipas tezave të Kongresit të 20- të, kurse qëndrime taktike ajo
ka mbajtur në periudhën deri në Kongresin e 3-të të saj, në kushtet e krijuara pas Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të BS. Qëndrimi im për problemet e Kongresit të 20- të është mbështetur në vijën e partisë, që nuk ka ndryshuar
në qëndrimet zyrtare që ka mbajtur në shtyp, në orientimet, zbërthimet dhe udhëzimet e K.Q të Partisë, që në atë kohë ishin të vazhdueshme për probleme të ndryshme.
Pyetje: A je pajtuar me pikëpamjet e Kongresit të 20- të të PK të BS në lidhje me problemin e qëndrimit ndaj Jugosllavisë, për qëndrimin ndaj imperializmit dhe për kultin e individit? A ke bërë komente armiqësore me ndonjë person për këto probleme?
Përgjigje: Unë kam mbajtur qëndrimin që ka mbajtur Partia për këto probleme. Në këtë frymë kam biseduar dhe kam bërë zbërthime për këto
çështje. Unë kam biseduar me persona të ndryshëm sipas udhëzimeve të partisë. Nuk jam në gjendje të kujtoj nëse kam pasur paqartësira në
lidhje me problemet dhe tezat e Kongresit të 20-të. Udhëzimet e zbërthimit, detyrat që kam vënë, puna që kam bërë, janë bërë nën kujdesin dhe kontrollin e partisë që nga udhëheqja më e lartë, K.Qr dhe komitetet e partisë në rreth.
25.4.1983
Pyetje: Na shpjego i pandehur, si është vepruar për zbatimin e porosive të partisë pas vitit 1974 dhe ç’ka dal nga kontrollet për problemin e kontingjentëve?
Përgjigje: Me sa më kujtohet, duhet të jenë marrë masa në drejtim të rishikimit të udhëzimit “Mbi kontingjentët”. Vërejtjet e udhëheqësit të partisë për problemin e kontingjentëve unë ua kam bërë të njohura edhe vartësve të mi, si Feçor Shehu etj. Nuk më kujtohet mirë nëse është pas relacionit që i dërguam udhëheqësit të partisë për kontingjentët dhe vërejtjeve që bëri ai për këtë problem. Kur kam shkuar në një rast në Sarandë
kam gjetur një kuptim të ngushtë të problemit të kontingjentëve që ishte rrjedhim i një udhëzimi, zbërthimi apo leksioni të gabuar të dhënë nga
Feçor Shehu që ishte drejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. Këtë shtrembërim unë e kam bërë problem dhe e kemi parë edhe në rrethe të
tjerë dhe u morrin masa për ta venë në vend. Më kujtohet se Feçor Shehun në atë kohë e kam kritikuar për këtë paqartësi që kishte lejuar dhe për mungesën
e kontrollit të unifikimit të gjykimit mbi udhëzimin për kontingjentët.
Pyetje: Na shpjego i pandehur, kush dhe në ç’rrethana e ka dhënë orientimin që të mbahen aq kontingjentë e përpunime sa mund të mbahen nga punëtorët operativë?
Përgjigje: Me sa më kujtohet, këtë çështje e kam trajtuar unë pas vitit 1955 kur u bënë shkurtime organike në kuadrin e luftës kundër burokratizmit.
Ideja se si e kam trajtuar unë këtë ka qenë që, nëse kushtet kur u zgjeruan zonat e punëtorëve operative, nuk i përmbaheshin lokaliteteve, lindte
problemi që disa punëtorë operative ngarkoheshin tej çdo mase me përpunime, kontingjente dhe agjenturë, kurse disa të tjerë nuk kishin
ngarkesë të plotë. Gjithnjë duke iu përmbajtur detyrës themelore që organi duhet të mbulojë me forcat e tij kontrollin mbi veprimtarinë armiqësore,
kam vënë detyrën që shefat e organeve duhet të përdorin në mënyrë efektive të gjithë forcën e agjenturistëve, që do të thotë që të gjithë të kenë
ngarkesë të mbajtshme. Në këto rrethana u është lënë e drejta që të manovrojnë ngarkesën midis punëtorëve operativ të zonave e midis tyre
dhe oficerëve të drejtimit për të siguruar një ngarkesë normale të të gjithëve dhe në rast se edhe duke e bërë këtë nuk mjaftonin forcat, atëherë duhet
të kërkonin shtesë organike. Unë di që ky udhëzim është kuptuar drejt në atë kohë dhe nuk di nëse është degjeneruar më vonë nga Feçor Shehu ose
të tjerë. Si rrjedhim i orientimit që kam dhënë unë, të cilin e konsideroj të drejtë, në qoftë se nuk ka degjeneruar nga të tjerët, nuk ka pse të kishte pasoja luhatje në dinamikën e përpunimeve të kontingjentëve dhe të agjenturës. Për këtë duhet të përgjigjen Feçor Shehu etj, që i kanë dhënë tjetër kuptim këtij
orientimi së bashku me shtrembërimet liberale në tërësi, ky veprim
çon në dobësimin e kontrollit mbi veprimtarinë armiqësore.
5.5.1983
Pyetje: Na shpjego i pandehur, si i ke marrë parasysh vërejtjet e bëra nga udhëheqësi i partisë për problemin e kontingjentëve, kur numri i tyre një vit pas relacionit që keni bërë, për të cilin keni dhënë shpjegime më parë, është rritur në raport me vitin e mëparshëm?
Përgjigje: Nga shifrat e statistikave për kontingjentët e organeve të Sigurimit të Shtetit për vitet 1973-1980 që m’u paraqitën, nuk nxjerr dot konkluzione se nuk janë kuptuar e zbatuar drejt porositë dhe vërejtjet e udhëheqësit të
partisë. Ai mund të dalë nga analiza që mund t’u bëhet kontingjentëve konkrete e çdo punëtori operativ dhe në çdo organ, si dhe dinamikës që
pësojnë ato. Nga të dhënat statistikore unë nuk shikojë ndonjë anomali në problemin e kontingjentëve. Të meta e gjykime subjektive në punëtorë
operativë ose organeve të veçanta mund të ketë. Për këtë problem unë nuk shikoj që të ketë ndonjë shtrembërim të vijës së partisë, por të meta të
zakonshme. Për sa i përket rritjes së numrit të kontingjentëve nga 17.767 që ishin në vitin 1973, në 68.814 në vitin 1975 ndiej përgjegjësi për moskuptimin dhe moszbatimin drejt të kritereve të dhëna dhe për
liberalizimin e lejuar që kanë sjellë këto luhatje, siç e kam pranuar edhe në proceset e mëparshme.

Burimi : Panorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top