Hashim Thaçi, mund të shkarkohet nga posti i Presidentit?

legjenda

Tetova
Tash në ketë periudhë ndryshimi në këtë teme është i pamundshëm edhe pse Kuvendi mund ta bëj këtë, por nuk mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme për president me një president aktual që ushtron postin në mënyrë kushtetuese pra përveç ndryshimit të kushtetutës duhet të nxjerret edhe ligji për zgjedhjen e presidentit”, ka theksuar njohësi i çështjeve të drejtësisë Blerim Burjani.

Që para se të përfundonte mandati i ish presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga ishte përfolur për ndryshimet Kushtetuese, në lidhje me zgjedhjen e presidentit të vendit nga vota e drejtpërdrejte të popullit. Por, pas zgjedhjes së Thaçit, President, gjithçka u hesht, por jo qëndrimi i Opozitës. Kjo e fundit, sërish kërkon, që ndryshimet kushtetuese të bëhen, ndërsa përmendin faktin se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë, se partia e tij tashmë ka kohë që ka kërkuar që të zgjidhet presidenti nga populli. “Ky ka qenë qëndrim i kahershëm i AAK, por nuk është përfillur nga të tjerët. Ju e dini që AAK-ja nuk e ka votuar Thaçin për president, sepse ka vlerësuar se ai nuk mund të jetë faktor uniteti, por fatkeqësisht kjo nuk është kuptuar kështu nga të tjerët”, ka thënë Nitaj për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, Anëtari i Nismës së Kosovës, Bajram Hasani, ka thënë se qëndrimi i tyre është që Presidenti të zgjidhet nga vota e popullit. “Qëndrimi i NISMA për Kosovën, ka qenë dhe është që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga vota e qytetarit. Praktika aktuale ia njeh të drejtën partive të vendosin për presidentin e jo qytetarëve të cilëve u mohohet e drejta të zgjedhin me votë direkte të parin e vendit”, ka thënë Hasani për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se akti më i lartë i shtetit iu lejon partive të jenë ë popullin dhe se mënyra se si janë zgjedhur jep argumente për ndryshimin e zgjedhjes së Presidentit.
auto_topelement1475511853.jpg
http://botasot.info/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top