Harkëtari i verbër thyen rekord botëror

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
harku.jpg


Një harkëtar koreanojugor, Im Dong-Hyum, u shndërrua në të parin që arrin të thyejë një rekord gjatë Lojrave Olimpike të Londrës.

Megjithatë, më e veçanta nuk është rekordi, por fakti se harkëtari arrin të shohë me vetëm 10% të kapacitetit të syrit, duke qenë praktikisht i verbër.

Dong-Hyum, i cili përveç natës dhe ditës arrin të dallojë shumë pak elementë të tjerë për shkak të një sëmundje në të shkuarën, grumbulloi 699 pikë nga 720 të mundshme, duke u kualifikuar si i pari në finalen e disiplinës së tij.

Në të njëjtën kohë, ai vendosi një rekord të ri botëror, pasi askush nuk kishte marrë më parë 699 pikë në këtë sport.

Skuadra koreanojugore tregoi ndërkohë një epërsi të plotë, duke u renditur tre konkurrentë të saj në tre vendet e para gjatë fazës kualifikuese. Britaniku Brady Ellison, ishte jokoreani me rezultatin më të mirë, pasi me 680 pikë u rendit i katërti.


tch​
 
Titulli: Harkëtari i verbër thyen rekord botëror

Bravo per aritjen:)
 
Titulli: Harkëtari i verbër thyen rekord botëror

Koreani-i-verb%C3%ABr-thyen-dy-rekorde.jpg




Bien dy rekordet e para botërore që në ditën e parë të garave në Olimpiadën e Londrës gjatë kualifikueseve të gjuajtjes me hark për meshkuj, ndërsa sukesine ka merituar një koreano-jugor që është ligjërisht i verbër.
Im Dong-Hiun, theu rekordin që e mbante po ai, me 72 shigjeta në objektiv, ndërsa bashkë me Kim Bubmin dhe Oh Jin-hiek, vendosën rekordin e ri për skuadra me 216 shigjeta, 18 më shumë se rekordi i mëparshëm.
26 vjeçari Dong-hiun ka një shikueshmëri prej 10% në syrin e tij të majtë, gjë që e bën atë të verbër dhe të penalizuar ndjeshëm në krahasim me një person që ka shikueshmëri të saktë 100%.
Por atleti korean është shprehur gjithmonë se pavarësisht handikapit të tij, nuk e cilëson veten ndryshe nga të tjerët dhe për këtë arsye merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe jo ato Paralimpike.
“Nuk mbaj shkop, nuk kam qen për të verbër. Në disa raste është shumë e pakëndshme kur njerëzit tonë se jam me aftësi të kufizuara. Sinqerisht që nuk më pëlqen gjithë ky interesim për shikueshmërinë time”.
“Por kur shoh tabelën e gjuajtjes, bojërat janë sikur kanë përfunduar në ujë dhe kufijtë nuk janë të qartë. E kam provuar të përdor syze, por nuk ndjehem rehat me to”, tha atleti që është kandidat kryesor për të fituar medaljen e artë si në garën individuale, ashtu edhe në atë të skuadrës.
/Kohasport/​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top