Hajde luajmë aktoresh!

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Hajde luajmë aktoresh!

Pas konkurseve të bukurisë, miss-et shqiptare nuk kanë humbur kohë të provojnë edhe emocionin e sheshxhirimit të një filmi. Sa të suksesshme kanë qenë? A u kanë mjaftuar vetëm hiret për të kaluar përtej eksperiencës së parë aktoreske? Lexoni më tej...

Suadela Balliu



Nga deklaratat e sinqerta mbi skenat e konkurseve të bukurisë – ku për shumë nga miss-et aktrimi mbetet ëndrra më e madhe në sirtar – kanë katapultuar sa hap e mbyll sytë në industrinë e filmit dhe skenat e teatrove. Pas Valbona اobës, Sidorela Kolës, اiljeta Xhilagës e Anjeza Majës, tundimit për të bërë aktoren qoftë edhe për një herë nuk i ka rezistuar as e kurorëzuara e fundit si “Miss Shqipëria”, Irsa Demneri.

Duket se historia do të përsëritet pothuajse në çdo miss të kurorëzuar, ose jo.

Sepse bukuria e tyre, më së shumti, për këtë vlen: filmin, teatrin, skenat e spektaklit, ekranin...

Regjisorët, ndërsa u besojnë eksperiencën e parë në sheshxhirimin e një filmi apo në skenën e një teatri, mjaftohen fillimisht vetëm me faktin se ato janë të bukura. E në fakt kaq duhet t’u mjaftonte, si fillim i mbarë, secilës prej tyre. Por në të vërtetë nuk ka ndodhur me të gjitha kështu. Për personazhet tona, eksperienca e aktrimit përfundoi aty ku zuri fill. Nuk ia dolën dot? Apo kanë preferuar të merren seriozisht me diçka tjetër, që dinë ta bëjnë më mirë? Ne u kemi dhënë përgjigjet tona këtyre pyetjeve. Por para se të shkoni në ato radhë shkrimi, ndaluni pak tek Irsa, vajza që sapo e ka provuar emocionin e çak-ut të parë e që nuk di të të thotë ende nëse do ta vijojë apo jo më tej aktrimin.



Në takimin me Irsën

Sapo ka mbaruar gjashtë orë mësimi dhe, ende me çantën e librave në krahë, mundohet të shuajë urinë me një sanduiç që e ka gati në të mbaruar. Nuk ka aspak qëndrimin e dikujt që mban kurorën e Miss Shqipërisë – megjithëse as fytyra pa grim e as rrobat e thjeshta të një gjimnazisteje nuk ia zbehin bukurinë – e aq më pak të përngjan me një aktore, e cila s’ka pak ditë që është larguar nga sheshxhirimi, pasi ka mbaruar së filmuari skenat e saj. Po të kishte qenë ndryshe, Irsa Demneri do të dukej tamam si vajzat e arta të Hollivudit që i ngjisin majat e karrierës që në moshë fare të re, ndërsa në ditët e zakonshme janë të detyruara të shkojnë në shkollë e të ndjekin orët e gjata të mësimeve. Megjithatë, Irsa e mban me të vërtetë kurorën e Miss Shqipërisë për vitin 2007 dhe me të vërtetë sapo ka mbaruar xhirimet e filmit “Lindje-Perëndim-Lindje”, i cili do të shfaqet në kinematë shqiptare në vjeshtën e këtij viti. Ajo është e fundit e bukurosheve të promovuara në një konkurs bukurie, e cila sapo i është bashkëngjitur listës së miss-eve që tentojnë të bëhen aktore. Dhe, ashtu siç ka ndodhur dhe me të tjerat, ka qenë regjisori ai që e ka përfshirë në këtë eksperiencë mahnitëse.

Xhuvanit i duhej një vajzë si Irsa për të portretizuar rolin e të dashurës së njërit prej protagonistëve të filmit “Lindje-Perëndim-Lindje”, çiklistit që luhet nga Oni Pustina. Grupi i punës nuk u lodh shumë për të bërë audicione, sepse e gjetën më të përshtatshmen mes faqeve të revistave ku ajo shfaqej si imazhi i bukurisë për vitin 2007. As që shqetësoheshin për aftësi interpretuese, sepse “aktorja” do të shfaqej vetëm në dy skena të filmit dhe mjaftonte fakti që ajo ishte e bukur, ndërsa të tjerat, në një rast të tillë, dilnin në plan të dytë.

Irsa as që e priste që në një orë të zakonshme fizkulture, Petri Bozo do ta lajmëronte për ofertën që i ishte bërë vajzës, pasi vetë ky i fundit e kishte përzgjedhur si ikonë të bukurisë. “Isha duke përsëritur mësimet në orën e fizkulturës, sepse kisha provim, kur Petri më telefonoi dhe më tha që më kishin ofruar një rol në filmin e Gjergj Xhuvanit. U gëzova, jo se e kisha menduar ndonjëherë se do më binte rasti të luaja në një film, por doja ta provoja edhe këtë eksperiencë të re”, rrëfen Irsa, e cila për skenat e vogla që do të shfaqej në film – edhe pse ndodhej për herë të parë në një sheshxhirim – nuk hezitoi të vendoste rregullat e saj. Pranoi të ishte pjesë e filmit, me kushtin e vetëm të mos xhironte skena erotike, të shfaqej e zhveshur apo qoftë edhe të shkëmbente një puthje. Pasi e bisedoi gjatë me prindërit dhe ata ranë dakord, u nis drejt sheshxhirimit.

Skenën e parë Irsa duhej ta xhironte nga kodrat e liqenit. Ajo – nxënëse e liceut artistik që studion për pikturë – teksa pikturon një peizazh, pikaset nga vështrimi i një djali, i cili bie menjëherë në dashuri me të. Pasi shkëmbejnë ca batuta, përfundon edhe skena e parë e Irsës, e cila nuk kishte nevojë për dubla të tjerë. Regjisori Gjergj Xhuvani ndihej i kënaqur, sepse mori atë që dëshironte nga ajo skenë. Ndërsa në të dytën e të fundit për Irsën, ajo gjendet bashkë me çiklistin, i cili tani është edhe i dashuri i saj, ndërsa në telajo, i pikturuar nuk është më peizazhi, por portreti i Onit.

E gjithë eksperienca e saj kinematografike përmblidhet aty, në dy skena që zgjasin pak minuta, megjithatë për fabulën e filmit kanë një peshë të rëndësishme. Tashmë Irsa e shoi kureshtjen se si ndihesh kur xhiron një film, kur mëson përmendësh batutat e mundohesh t’i interpretosh ashtu siç thotë regjisori. Të përsëritësh skenat e të dëgjosh çak-ët që trokasin disa herë, për të treguar që duhet t’ia nisësh edhe njëherë nga e para, se ende nuk ke dalë aty ku duhet. Ndërsa tani i mbetet të shuajë edhe kureshtjen më të madhe, atë që e shtyu të pranojë edhe rolin “Ta shoh veten nga ekrani duke luajtur një film”, shprehet ajo gati-gati me sinqeritetin e një fëmije. A do të donte të ndodhej sërish në sheshxhirim? “Varet nga ofertat”, përgjigjet ajo, si të ishte një yll i Hollivudit.



Zhurma që trembi Sidorela Kolën



Sidorela Kola, e kurorëzuara si “Miss Albania” në vitin 1993, do të fitonte një rol në filmin “Kolonel Bunker” pikërisht sepse ishte e bukur. Roli i saj, asokohe kur xhirohej filmi, bëri shumë zhurmë në rrethin e medias dhe opinionit publik. Nuk bëhej fjalë për aftësitë befasuese të bukuroshes, e cila si simotrat e saj kishte vetëm një rol të vogël. Ajo që i la pa fjalë të gjithë, ishin hiret e zbuluara të Sidorelës në kopertinën e revistës “Klan”. Ajo shfaqej pothuajse e zhveshur me pjesët intime që ia mbulonte vetëm një vel i hollë. Fotot ishin shkrepur nga skena të filmit, por revista dukej se nuk kishte asnjë të drejtë t’i publikonte ato. E fyer dhe e cenuar në jetën e saj private, bukuroshja vendos të hedhë në gjyq stafin përgjegjës të revistës, duke e bërë rolin episodik të saj të paharrueshëm dhe të shumëpërfolur për një kohë të mirë. Më pas zhurmat u shuan, Sidorela zhduket nga jeta publike si me magji për t’ia lënë vendin pasardhëseve të saj, jo vetëm në konkurse bukurie, por edhe në portretizimet e roleve ku, sigurisht, bukuria dhe hiret e tyre janë kryefjala.

Ishte zhurma e madhe që e trembi njëherë e përgjithmonë Sidorelën apo zgjodhi t’i përkushtohej plotësisht profesionit për të cilin kishte studiuar? Tani duket se bën një jetë të qetë, larg syrit të paparacëve e jetës publike. Punon si juriste dhe drejton një studio ligjore, ndërsa duket se më pak se kurrë ka ndërmend të rikthehet në një sheshxhirim, të cilin e kuptoi shpejt – por jo pa pasoja – që nuk është bërë për të.



اiljeta Xhilaga; ish-Miss Kinemaja



Në vitin 1999, në konkursin “Miss Shqipëria”, 15-vjeçarja اiljeta Xhilaga u shpall “Miss Kinemaja”. Që nga ajo kohë, bukuroshja me hiret më të përfolura i ka provuar të gjitha. Ka sfiluar, ka pozuar në kalendarë, ka kënduar më shumë se një herë e, sigurisht, si shumë bukuroshe të tjera, nuk do t’i shpëtonte ofertës për një rol në film.

Fati i mirë e hodhi اiljetën drejt e në filmin “Ishte kohë për dashuri”, vazhdimi i telenovelës “Njerëz dhe fate”, që kishte korrur sukses të jashtëzakonshëm në atë kohë. Por, përveç fatit të mirë, interpretimi i اiljetës mund të rezultonte si thikë me dy presa, pasi njerëzit do ta shihnin me shumë imtësi, duke gjykuar edhe aftësitë aktoreske të ish-Miss Kinemasë. Megjithatë, اiljeta nuk u mendua kaq gjatë për të vlerësuar reagimet pas filmit, edhe pse në film ajo nuk kishte një rol episodik, porse shfaqej gjatë gjithë kohës në krah të të dashurit të saj Florit, personazhit të famshëm që luhet nga aktori Arben Derhemi. Asgjë nuk e ndali اilin ta provonte edhe këtë eksperiencë të re. Fare pak aftësi aktoreske (për të mos thënë asnjë) dhe një imazh i bukur. Kaq donte regjisori Ylli Pepo dhe duket se me اiljetën ia arriti.

Por konkurrentes më të vogël të “Miss Shqipërisë” së vitit ’99 i mbeti vetëm shiriti i “Miss Kinemaja”, sepse pritshmëritë e jurisë, që përtej hireve të saj kishin paraparë edhe një talent të ardhshëm në fushën e kinematografisë, i la tejet të varfra.

Sepse për të qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, për të fituar famë e para, اiljetës iu duk më i volitshëm profesioni i këngëtares, ku ajo ka kohë që ka rrëmbyer zemrat e publikut e qëndron në maja. Këtë, po të kishte zgjedhur të ishte aktore, mund të mos e kishte arritur kurrë.





ثndrra e parealizuar e Anjeza Majës



Në prezantimin e saj në konkurse bukurie, që nga “Miss Tirana” në “Miss Albania” dhe deri te “Miss Bota “, mes të dhënave standarde siç ishte emri dhe vendi prej nga vinte, Anjeza Maja nuk harronte të shtonte natyrshëm edhe dëshirën e saj në sirtar: “ثndrra ime është të bëhem aktore”. Një ëndërr të cilën Anjeza vetëm sa e preku shkarazi në një rol në dramën “Portreti i Dorian Gray-t”. Më shumë se rolin e vajzës që përdhunohet nga Dorian Gray, ajo pati fatin të bashkëpunojë me emra të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, si Ndriçim Xhepa apo Bujar Lako. Një arritje jo e vogël kjo për një vajzë, asokohe ende gjimnaziste, e cila aktorët dhe regjisorin Kiço Londo kishte pasur fatin t’i shihte vetëm si spektatore. Megjithatë, kur regjisori e vuri sërish në skenë dramën “Portreti i Dorian Gray-t, në kastën e aktorëve, emri i Anjeza Majës nuk ishte i pranishëm. Mund të kishte ngjarë që regjisori të ishte penduar për zgjedhjen dhe e mendoi mirë përfshirjen edhe njëherë të bukuroshes, e cila aspironte të bëhej aktore. Por e vërteta ishte se në atë kohë ajo kishte udhëtuar jashtë Shqipërisë, në një konkurs ndërkombëtar bukurie. Ndoshta edhe vetë Anjeza e kishte kuptuar se dukej më e prerë për këtë të fundit... por jo vetëm. Duket se edhe prezantimi i emisioneve televizive është i prerë pikërisht për aftësitë e saj dhe, përveçse ia del për së mbari, di edhe të krijojë audiencë.







Për Valbona اobën s’është aspak lojë



Gjashtë vjet më parë, Valbona اoba nuk u duk rastësisht rrugëve të Tiranës, pasi avioni e kishte sjellë nga Nju Jorku. Ardhja e radhës nuk ishte thjesht një nga vizitat e përvitshme që ajo bën në vendin e saj. Nuk ishte e shoqëruar nga fotografi Fadil Berisha për ndonjë konkurs bukurie, fitueset e të cilave ky i fundit i promovon jashtë shtetit.

Nuk ishin rastësi as takimet e saj të shpeshta me regjisorin Kiço Londo. Pasi kishte mbrojtur me sukses diplomën për zhanrin e Dramaturgjisë në Akademinë e Arteve me monodramën “Xhordan”, ajo u rikthye për ta vënë sërish në skenë. Kësaj here jo më për një publik të vogël dhe as për t’u diplomuar. Kiço Londo nuk ishte më pedagogu i saj, por regjisori me të cilin do ta vinte sërish në skenë dramën. Premiera 75-minutëshe do ta sillte Valbona اobën të vetme në mes të një skene pothuajse të boshatisur e fare të ftohtë, të rrethuar nga një bebe kukull, nga një revistë e vjetër e një gotë kos, ndërsa e futur thellë nën lëkurën e Shirlit, protagonistes së dramës, ajo rrëfen historinë e dhimbshme të “Xhordan”-it. Interpretimi i shkëlqyer i saj, herë në rolin e rrëfyeses së distancuar nga ngjarja e herë të tjera si viktima që përndiqet nga tensionet, frika, dhembja tmerri, çmenduria bënë që اoba të duartrokitej dhe vlerësohej nga i gjithë publiku e kritika. Rrugët e dramës u dukën plotësisht të hapura për Valbonën. Megjithatë, “Xhordan” mbeti një përvojë e vetme.



Box

Ndërsa në Tiranë Valbona اoba do të mbahet mend vetëm me dramën “Xhordan”, përtej oqeanit përpjekjet e saj kinematografike kanë qenë të shumta, duke synuar as më shumë e as më pak Hollivudin. Në filmin e saj të parë “Jo bole so Nihal”, një prodhim indiano-amerikan, bukuroshja shqiptare luante rolin e një agjenteje të FBI-së. Në Indi, filmi shkaktoi shumë reagime e polemika, ndërsa Valbonës e gjitha i shërbeu si reklamë. Sakaq për Valbonën mbërrin oferta e dytë nga Hollivudi: një rol në komedinë “Hitch”, me protagonist aktorin e njohur Will Smith e më vonë në rolin e një gjykatëseje në filmin “Boston legal”.





Revista One
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top