Gunter Grassit, duhet t'i tërhiqet Nobeli për letërsinë.

a.kapllaj

Antarë
Kur me 5-maj 1985 kancelari Helmut Kohl vizitoi, bashkë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Roland Reagan, varrezat ushtarake të Bitsburgut, ku mes mijëra ushtarëve të varrosur ishin edhe 49 ushtar të Waffen SS,një ditë më pas, Gunter Grass mbajti një fjalim të ashpër duke kritikuar Kohl për vizitën.Kohl iu përgjigj në mënyrë dinjitoze duke i thënë se 32 nga 49-të ushtarët e Armës SS-së ishin shumë të rinjë,pothuejse fëmijë dhe nuk mund tju mohohej kujtesa.(Këta ushtarë-fëmijë ishin "shpresa dhe mbështetja e fundit" e Hitlerit që shpesh i kemi parë të terrorizuar nëpër filmime historike,kur i përshëndeste me dorën e "parkinsonit".)Përvec Grass, askush nuk mund ta dinte se mes atyre të rinjëve mund të ishte edhe ai që atë kohë ishte një SS-se entuziast e që mund të kishte pasur fatin e tyre.Në librin e tij të fundit "Duke qëruar qepën",nobelisti i vitit 1999 Gunter Grass dikur "ndërgjegja morale" e Gjermanisë pranon atë periudhë të errët,të zezë të pjesëmarrjes së tij në Waffen SS, që deri në gushtin e vitit të kaluar kishte fshehur me një qëllim largpamës:për arritjen e marrjes së cmimit më të lartë në letërsi dhe e bën një gjë të tillë kur flitej se do të bëheshin publike listat e të burgosurve të SS-ve në burgjet amerikane."Duke qëruar qepën" është një narracion historik i viteve të luftës së dytë botërore ku Grass përshkruan kohën kur ishte pjestar i rinisë hitleriane dhe më vonë ushtar i Reich-ut.Mbas shumë kërkesave të dështuara për të hyrë në efaktivat e nëndetsave, tregon se nuk ka qënë vetëm një pjestarë i kundërajrores,sic ka lënë të besohej më parë,por ka qënë rreshtuar në Waffen SS, arma më besnike e nazizmit.Grass në këtë libër përpiqet të përshkruaj gjithë atë periudhë ku rinia dhe pjesa më e madhe e gjermanisë nuk u bë për vete nga nazizmi, por "ne- thotë shkrimtari ,- shkuam pas asaj ideologjie me besimin e shikimin tonë drejt atij flamuri që vlente më shumë se jeta".Përherë sipas shkrimtarit, ai u njoh dhe u bind për egzistencën e genocidit dhe planet cnjerëzore të nazizmit vetëm gjatë procesit të Norembergës në 1946-n, e jo më parë kur kishte vizituar kampin e përqëndrimit në Dachur menjëherë pas luftës "në vizitat e riedukimit"Autori përshkon ngjarjet,rrethanat, momentet e asaj kohe të një krize të thellë morale e shoqërore të paskrupullt,të hipnotizuar nga një ideologji shkatërruese që synonte të sundonte në pjesën më të madhe të Europës.Në të gjithë këtë ambient të kalbur ai e sheh veten si një pjestar entuziast përherë në emër të dashurisë për atdheun të përsonifikuar atë kohë me nazizmin.Eshtë protagonist i librit të tij, në një farë mënyre por nuk ka kurajo dhe nuk jep asnjë shenjë pendese për atë njollë të zezë që kishte në shpinë dhe në ballë me gërmat e SS-së.Nuk do të ishte shumë e cuditshme një qëndrim i tillë për shumë gjermanë të tjerë që e jetuan atë kohë, por në rastin e nobelistit Grass, shkrimtari që e krijoi veprën e tij letrare me librat e historisë të asaj periudhe të zezë për gjermanët, duke u hedhur në krahun e fitimtarëve e duke u bërë një ndër ndëshkuesit dhe përndjekësit më të zjarrtë të ish nazistëve."Duke qëruar qepën",asnjë lot pëndese për shkrimtarin gjerman, ndoshta një efekt të tillë do ta ketë shkaktuar shumë herë për nënat e shumë të pafajshmëve.Por Grass e dinte shumë mirë se cmimi i Alfred Nobelit jepet nga Akademia Suedeze për autorin e veprave letrare më të konsiderueshme për frymëzime idealiste, e për këtë arësye shkruan libra si "Macja dhe miu","Vite qeni","Diari i një kërmilli","Ma trego gjuhën" e shumë të tjerë si këto.Në librin e parë "Dajre prej teneqeje", përsonazhi kryesor është një fëmijë që duke njohur botën e të rriturve në imoralitetin e kohës së nazizmit e refuzon atë dhe vendos të mos ketë asnjë komunikim duke u sjellë si shurdh-memec.Këtu është momenti kur Grass vendos të mos i rrëfejë askujt atë eksperiencë të rinisë që sipas tij nuk kishte pasur asnjë influencë në formimin e tij moral e njerëzor.Heshtja e fëmijës te "Dajre prej teneqeje" është indiferencë,përbuzje e distancim ndërsa heshtja e Grassit është një llogari përfekte,me një rezultat final marrjen e cmimit nobel dhe një mesazh i fortë për Akademinë Suedeze që përsëritë edhe një herë rënie kujdesi dhe stili. A.Kapllaj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top