Gruaja as nuk shitet,as nuk blihet (por sponsorizohet)

Guest2

Antarë i Respektuar
Gjithmonë më ka futur në dyshim ajo thënia, se pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua. Qëndron në shtëpi, sigurisht. E lan, e shpëlan, gatuan dhe i hekuros këmishat, rrit fëmijët dhe u thotë në darkë të mos flasin me zë të lartë, sepse shqetësohet babi, duron mamanë e tij dhe pret e përcjell fisin e shoqërinë. Në disa raste punon dhe u thotë shoqeve që sado lekë të kesh mirë është të dalësh nga shtëpia, në të tjera raste thotë që nuk ka punë më të vështirë, sesa mbajtja e shtëpisë dhe se s’ka lekë që t’ia vlejnë aq mund... E di, se të bësh gjithë këto gjëra nuk është punë dhe aq e thjeshtë (nga gjithë ato më sipër, ajo që mund të bëja më pa u lodhur, është t’u thoja fëmijëve që mos flisnin me zë të lartë). Por dhe të arrish deri aty, sa të thuash se pikërisht gjithë këto gjëra janë çelësi i suksesit të një burri, nuk më mbushet dhe aq shumë mendja. Se mirë kur burri është i suksesshëm. Po kur nuk është, dhe gruaja prapë lan e shpëlan, hekuros, i gatuan dhe i bën gjithë ato gjërat e tjera me fëmijë, mamanë e tij e sojin e sorollopin? Mos nuk po i bën mirë ajo këto punë që burri s’qenka i suksesshëm? (me siguri fëmijët bëjnë shumë zhurmë në darkë, kjo do jetë :p).
Për momentin, unë nuk jam gati të qëndroj pas suksesit të asnjë burri. Dhe asnjë nga shoqet e mia nuk e bën ndonjë gjë të tillë. Fjalimet e Cherrie Blerit nuk i lexojmë, ndërsa mamatë tona janë qetësuar dhe nuk përmendin më sakrificat e dikurshme e as nuk u thonë më burrave “çdo bëje pa mua o i zi?!”. Prandaj dhe nuk e citojmë kurrë këtë thënien, se pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua. Por ja që ma citon një mikesha ime, fiks kur nuk e pres, fiks kur shtriqem si mackë e kënaqur, pasi i kam nxjerrë fundin një vazoje me “Nutella” dhe nis të përfytyroj se ç’burrë babaxhan duhet të ketë qenë ai që na ka ëmbëlsuar gjithë mëngjeset. Fiks në atë kohë shoqja ime nis e përfytyron se si mund të ketë qenë e shoqja? E pse e shoqja? ا’hyn ajo këtu, apo ishte nepërkë aq e hidhur sa ky donte t’i ndërronte shijen?! “Po sepse pas çdo burri të suksseshëm qëndron një grua pra?!”, më plas ajo në fytyrë klishenë. Ama kur e pyes për emra, hiç. Domethënë asnjë kontribut konkret, veç atyre nikoqirlliqeve lart. Po e kundërta? Domethënë pas çdo gruaje të suksesshme kush është? Po ja njëherë, Hillari Clinton? Para saj ishte Billi. Mbretëresha e Anglisë? Ia la pushtetin i ati. Pastaj vijmë këtu. Një biznesmene që del në televizor dhe flet për investime e punësime? Ka një alamet burri, por që s’ka fare qejf të dalë para kamerave, ndaj del ajo. Një tjetër që ka ca media? Ka burrë edhe ajo, edhe pse i urtë e me flokët me vizë në një anë. Po ajo tjetra që ka atë karrierën e lartë fare??? U po, ja ajo qenka përjashtim: burri i saj ka ndikuar në karrierën e të shoqes, po aq sa dhe nikoqiret e mësipërme të karrierat e burrave. Shembuj të tjerë? Plot e plot. Ku ka para, ka burrë. Nëse nuk është burrë me unazë, prapë burrë është... Nëse nuk bëhet fjalë për lidhje në çift, ka një baba apo vëlla. Por lekë dhe grua bashkë, si zor.

Kthehemi dhe njëherë në botë. Miti im: Coco Chanel. Grua e fortë. E suksesshme. Revolucion në veshje. اliroi gratë nga korsetë dhe krijoi stil unik, pa pasur ndonjë familje nga të trashëgonte, as stilin e as paratë. Nuk është historia e Hirushes së ardhur nga provinca dhe që shtriu kryeqytetin modës në këmbët e saj: e shtriu vërtetë Parisin ndër këmbë, por dikush e hoqi më parë nga Provinca, një tjetër burrë e mbajti në një kështjellë, një tjetër i dha paratë për të bërë kapela dhe në fund fare një burrë i pagoi atelierin famshëm... Do thoni tani që po përgojojmë të vdekurit e jashtëm... Jo jo, thjesht po kërkojmë të gjejmë një femër, që është ngritur një ditë, ka bërë ca punë dhe tani ka para dhe pushtet, ka shumë para ndoshta dhe aspak pushtet, por jo një burrë... Nuk e gjejmë dot. As te shoqja tjetër e tavolinës, që ndonëse ka një punë shumë të mirë e të shumëpaguar, ka një burrë edhe më të paguar akoma e që ka ca punë e lidhje biznesi me shefin e të shoqes. Nuk e gjejmë dot as tek kushërira, intelektuale e mirëfilltë, me rrogë të mirë pedagogeje, që nuk do kishte shtëpitë që ka, në plazh e qytet, po të mos kishte burrin ndërtues... ثshtë momenti që mikesha ime, kjo që citoi klishenë e famshme të tërhiqet: “po unë pse s’kam burrë? Nuk do ishte keq të isha gruaja e këtij burrit që shpiku “Nutella”-n në fund të fundit. Ia bëja dritë këmishat dreqi e mori, vetëm të mos shkoja në mëngjes në punë!”. E ta mendosh që ajo është tipi që as shitet as blihet. Thjesht do që të sponsorizohet.
Iva Tico.
 
Titulli: Gruaja as nuk shitet,as nuk blihet (por sponsorizohet)

It’s a man’s World! (Eshtë bote e burrave!) - tha Zaha Hadid(u prehte ne paqe). Dhe Ana Maria Slaughter po ashtu pranon dhe ka pohuar ne sh analiza se eshte nje bote e veshtire per femren edhe pse ne kete shekull.

Mentaliteti i pergjithshem veshtire te ndryshohet brenda nates, ama per mua si Soul: Pas nje burri dhe gruaje te sukseshme qendron 1- njerez te afte ata vete, dhe 2- nje familje e shendoshe! Njeri ec para tjetri pas, apo ecin paralel, mjafton qe te dy bashkpunojne ne mirekuptim. Niveli i suksesit pastaj varet nga kendveshtrimi i gjithkujt. Cfare quajme sukses, si e matim? a mos eshte vetem pozita e larte dhe fama?
 
Titulli: Gruaja as nuk shitet,as nuk blihet (por sponsorizohet)

Aha kjo ishte kjo ku i tha ajo Bleona qe ajo ka vajtur dhe me burra te martuar thjeshte per te ecur me karriere.
Pikerisht kjo shkruan artikull :p

thash e them e them e thashe eehhh
 
Titulli: Gruaja as nuk shitet,as nuk blihet (por sponsorizohet)

Mua mu dukte si goce e ndershme kjo Iva,por kur lexova ato te Bleones...bahh c'ishte :p
 
Titulli: Gruaja as nuk shitet,as nuk blihet (por sponsorizohet)

Ah moj Iva seq m'dhemb zemra ene mu per ty :druprapanice: po mi dreq ka gra e gra :flutura:sa per te la, ca per te shperla e ca jane veq per te qa, :mendim:perpara
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top