Grimi Heavy Metal

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
rimohuni me ngjyre metalike, pasi qe ky stil është shumë në modë.
Lëkura e njomë, vija të rënda metalike, dhe flokë të ngritura janë elementet kryesore për këtë pamje të fortë dhe seksi!


Fytyra
Qëndroni sa më larg lëkurës së zbehur, këtë mund ta bëni me një korrektor duke i mbuluar defektet dhe njollat në mënyrë që lëkura juaj të duket e përsosur.
Ketë mund ta arrini duke përdorur korrektorin e mirë dhe të efektshëm të markës Jane Iredale “PurePressed Base”.
Mollëzat tuaja mund të i hijezoni me ngjyrë roze ose pjeshke varësisht nga ngjyrës së fytyrës suaj..
Përdoreni pudrën në vend të kremit, kështu fytyra juaj merr ngjyrë më delikate.
Provojeni pudrën e markës “M&S Essential Colours Powder” me ngjyrë roze të zymtë ose markën tjetër të Body Shop’s, “Kiss Of Colour Cheek Blush” me ngjyrën më të çelët roze.
Sytë
Sytë janë ata që së pari bien në sy.
Filloni duke lyer kapakët e syve me ngjyrë argjendi duke përdorur markat e Boots, “Debenhams and House Of Fraser” ose markën tjetër, Myface Blingtone ndërsa për të bërë hijezimin e syve me ngjyrë të hirit metalike zgjidheni markën Single Eyeshadow.
Përdoreni ngjyrën të hirit të mbyllur dhe vendoseni hijen në bishtin e syve.
Provo hijezimin e hirit të errët të markës 17 Solo ose markën “Maybelline Expert wear Mono” për të bërë hijen e zezë metalike
Nëse këto dy marka nuk ju përshtaten atëherë zgjidheni markën “Bourjois Smoky Eyes”, të cilat kanë tri nuancat e ngjyrës së hirit.
Ngjyrën e zezë vendoseni nën sy në vend të lapsit ose lapsit të zi të lëngshëm.
Zgjidheni një brushë të vogël dhe përhapeni ngadalë duke mbuluar dhe formësuar hijen e bishtit të syrit.
Provo lapsin e zi të “Max Factor” ose atë të “L’Oreal”, të theksuar me minerale.
E nëse merrni guximin atëherë përmbi hijen e zezë vendoseni edhe një vi të argjendi…
Për qepalla më me volum mund të zgjidhni maskara të markave si “Clinique High Impact”, ose “Too Lash Injection”.
Për vetulla zgjidhni ngjyrën e zezë natyrale të markës “Eylure Naturalites” ose markën tjetër Mister.

Buzët

Ngjyrat neutrale ose të zbehta i përshtatën më shumë këtij lloj grimi.
Provo buzëkuqin e markës Revlon Matte Lipstick atë me ngjyrë lëkure (tejdukshme).
Për t’u dukur buzët më të fryra bëjeni kufizimin e tyre me laps ngjyrë natyrale ( të zbehtë).
Thonjtë
Me këtë lloj grimi ngjyra perfekt për thonjtë tuaj të dorës është e zeza.
Provo markën “2True Nail Polish Gloss” apo markën tjetër “Barry M varnish”
Flokët
Me këtë grim preferohen flokët të dukën sa më të “pakrehura” të jenë të ngritura lartë që japin pamjen ekstreme dhe ekstravagante dhe këtë mund ta bëni duke përdorur sprejin e flokëve të markës “Phil Smith Xtreme Style” ose sprejin e Andrew Barton “Hold It Right There Hairspray”. Sekrete Bukurie
Make-up.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top