Greqia njeh pasaportat e Kosovës

TruLLajKaa

Shqiptare
Greqia ka vendosur t'i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës, me gjithë faktin se akoma nuk ka marrë vendim për njohjen e shtetit. Ky vendim është bërë publik të premten nga shefi i zyrës greke në Prishtinë, Dmitris Moschopoulos, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ambasadori Moschopoulos ka njoftuar kryeministrin Hashim Thaçi se nga java e ardhshme qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë me pasaportat e Republikës së Kosovës në Greqi.

Moschopoulos ka thënë po ashtu se kosovarët mund të pajisen tash e tutje me viza greke në Prishtinë.

Kryeministri Thaçi e ka falënderuar Greqinë për rolin shumë konstruktiv, që ka luajtur për Kosovën, për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe bashkëpunimin rajonal, një mbështetje të vazhdueshme për Kosovën në këtë tranzicion demokratik.

“Presim ditë më të mira në mënyrë që kapaciteti ynë edhe në Athinë të jetë i plotë, si në vendet më të rëndësishme të botës, prandaj raportet mes Kosovës dhe Greqisë do të thellohen në kuptimin diplomatik, politik, ekonomik dhe në atë arsimor”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke shtuar se me ftesë të ministres së Jashtme të Greqisë, Bokajanis,
Kosova tash mund të hapë zyrë diplomatike në Athinë.

“E ardhmja e Kosovës është e njëjtë si e ardhmja e Greqisë, domethënë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s“, u shpreh Thaçi. /Telegrafi/
 
اfarë paradoksi LOL. Po i njeh pasaportat e Republikes të Kosovës e jo Republikën e Kosoves. Dumb Country!
 
Epo, na rrofsh or grek :ciaoo:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top