Greqia kërcënon Shqipërinë, sulm ndaj UاK-së dhe Uاا-së

xhebrail1

INTERIST
Një stërvitje e papritur e forcave ushtarake greke ka nisur sot në mëngjes në zonën e malit të Gramozit, në rajonin e Kosturit, me qëllim neutralizimin e UاK dhe Uاا (Ushtria اlirimtare e Kosovës dhe Ushtria për اlirimin e اamërisë).

Sipas disa mediave greke, stërvitja me emrin e koduar “Pyrpolitis 6/13” që po zhvillohet në fshatin Dipotamia pranë Kosturit, është urdhëruar nga shefi i Shtabit të përgjithshëm, Mihalis Kostarakos dhe në të marrin pjesë forcat speciale greke si dhe helikopterë të tipit “Chinnok” dhe “Apache”.

Mediat që kanë publikuar këtë lajm, thonë se koha dhe vendi i stërvitjes nuk janë të rastësishme. Stërvitja kryhet pas ngjarjeve me të arratisurit e Trikalas, për disa prej të të cilëve u fol se kishin lidhje me UاK, pas ngjarjeve me Kishën në Përmet dhe deklaratave irredentiste për “Shqipërinë e Madhe” me kufij deri në Prevezë, transmeton BW.

Mediat, që iu referohen shërbimeve sekrete greke, shkruajnë se Uاا kontrollohet direkt nga UاK dhe e ka qendrën në në jug të Shqipërisë. Vlerësohet se Uاا ka 5000 persona të armatosur që janë gati për sabotime dhe luftë guerrile në Greqi. Sipas informacioneve, pas Shkupit e Kosovës, objektiv i UاK-së është Threspotia, me qëllim që Uاا të jetë aktive në Epir.

Stërvitja ka qëllim pikërisht parandalimin e ndonjë veprimi të mundshëm ekstremist në dëm të interesave të Greqisë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top