Gratë: Më të rëndësishme flokët sesa lëkura

Love

βeℓℓe â๓e
  • Për t’u ndier më të reja, gratë po preferojnë më shumë një prerje apo një stilim të ri flokësh sesa një kujdes të shtuar për lëkurën
Grate-dhe-floket-1-150x150.jpg
Grate-dhe-floket-2-150x150.jpg
Grate-dhe-floket-3-150x150.jpg
Grate-dhe-floket-4-150x150.jpg


Gratë kanë më shumë gjasa të bëhen më të reja dhe më tërheqëse përmes një hairstyle të ri (prerje të re flokësh), sesa të blejnë një krem të ri antimoshë ose antirrudhë, por mbi të gjitha të mbrojnë lëkurën nga sulmet e jashtme. Pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme të medias që reklamon mrekullitë e njërit apo tjetrit krem antirrudhë, gratë për t’u bërë më tërheqëse dhe për t’u vetëpëlqyer duket se deri tani preferojnë të shpenzojnë paratë e tyre për një ‘hairstyle’ të ri.

Kjo gjë u nxor në pah nga një studim i kryer nga specialistët e një kompanie farmaceutike “Pharma dermatologji Leo” në bashkëpunim me Skcin (Karen Clifford Cancer Skin Charity) në më shumë se 1000 gra, të cilat rrëfenin se si me kalimin e kohës kanë pasur tendencë për të shpenzuar më pak para për kujdesin e trajtimeve të lëkurës duke qenë se kishin arritur të gjenin një mënyrë të re për t’u dukur më të reja në moshë: ato kanë prerë flokët e tyre. Sondazhi kishte për synim të vlerësonte se sa gratë i merrnin në konsideratë rreziqet e lëkurës që mund të vinin nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme të diellit, si UVA dhe se çfarë bënin ato për të mbrojtur shëndetin e tyre. Më pas ajo ç’ka është zbuluar është se gratë në përgjithësi janë të vetëdijshme për rreziqet që u vijnë nga ekspozimi ndaj rrezeve UV, të tilla si kanceri i lëkurës dhe plakja e parakohshme.

Megjithatë, jo gjithmonë janë të mirinformuara mbi shenjat paralajmëruese të një problemi me lëkurën dhe për pasojë nuk marrin masa paraprake të mjaftueshme. Për këtë arsye, në dritën e kësaj vetëdijeje, tendenca është që të preferoni kënaqësinë e çastit dhe të lini mënjanë problemet e mundshme të lëkurës. Si të thuash, më mirë një vezë sot…

“اdo vit gratë në Mbretërinë e Bashkuar shpenzojnë rreth 600 milionë euro për kremra antiplakje dhe rreth 9 miliardë euro për këpucë. Të gjithë ne duam ta “kurojmë” sa më mirë pamjen tonë, por është e rëndësishme të mbani mend se lëkura juaj është aksesori i vetëm që është ngjitur gjithmonë me ju, pa marrë parasysh se çfarë stili është në modë”, thekson në shtypin e shkruar të Skicin, drejtori Charlotte Fionda.

Kështu, ndër sendet e listuara në nevojat më themelore të një gruaje rihyjnë modeli i ri i flokëve dhe veshjet, ndërsa produktet për lëkurën bien në renditje. Pastaj, në kundërshtim me atë që mund të mendohet, shpenzojnë më shumë para për kremra bukurie dhe për lëkurën gratë e reja dhe jo ato më të avancuarat në moshë: mesatarja është 300 euro në vit për frymë për gratë nën 35 vjeç dhe 236 euro për gratë mbi 35 vjeç. Pra, me pak fjalë, edhe pse lëkura është organi më estetik i trupit tonë jo gjithmonë jemi të ndërgjegjshëm nga nevoja për ta kuruar atë dhe jo thjesht për një çështje kozmetike. Si përfundim, sipas një sondazhi, gratë do të ishin më të shqetësuara për prerjen e tyre të flokëve ose për mospasjen mjaftueshëm të këpucëve sesa për shëndetin e lëkurës së tyre.

Rëndësia e kujdesit të lëkurës

Lëkura është organ elastik, muskulor që mbështjell trupin e organizmave të gjallë. Funksioni i lëkurës është ruajtja e organeve, mbajtja e tyre në tërësi të organizuar, si dhe ajo i takon grupit të organeve shqisore që ka të bëjë me ndjeshmërinë (shqisa e të prekurit), bën gjithashtu rregullimin e temperaturës trupore, si dhe sintetizon vitaminën B dhe vitaminën D. Pra ju e dini se lëkura jonë mbulon të gjithë trupin dhe përcakton në shkallë të lartë pamjen tonë. Por ju nuk e dini se lëkura mund të “shohë”, mund të “ndiejë”, mund të “flasë”, mund të “nuhasë” etj. Ju nuk e dini se lëkura jonë është organi më i ndërlikuar, përmbledh një sërë funksionesh të sistemeve të tjera si ai imun, respirator, sekretor, termorregulator, lidhor, muskulor etj. Ju nuk e dini se lëkura përmbledh rreth 3000 sëmundje, pra më shumë se çdo organ tjetër. Ndaj është shumë e rëndësishme që lëkurës t’i dedikoni kohë dhe mund për ta pasur sa më të mirë.
G.Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top