Grabovci: Hashim Thaçi president Kadri Veseli kryetar i PDK-së -

legjenda

Tetova
Hashim Thaçi është i gatshëm ta lëshojë karrigen e kryetarit të PDK-së dhe t’ia lë postin Kadri Veselit, nëse zgjidhet President i Republikës. Kështu thotë kryedeputeti i PDK-së, Adem Grabovci gjatë një interviste për Televizionin Rrokum.

Ai thotë se Veseli është i gatshëm të bëhet kryetar dhe ta fuqizojë Partinë Demokratike.

“Aktualisht kryetar i PDK-së është Hashim Thaçi, por në rast se konstatohet se ka obligime ligjore, ne nuk do ta shkelim ligjin,sepse kemi kuadro të mjaftueshme dhe në këtë drejtim pse mos të jetë Kadri Veseli kryetar partie”, ka thënë Grabovci.

Sipas tij, Hashim Thaçi është i gatshëm që në vitin 2016 t’i merr përgjegjësit për të udhëhequr me Presidencën.

Mbas deklaratave të ish-kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi se PDK-në e ka kapë SHIK-u, Veseli pati thanë se nuk ka karamele të bardha t’iu referuar kryetarit aktual të PDK, Hashim Thaçi. Por Adem Grabovci e përjashton mundësinë e spastrimeve në PDK, mbas ardhjes së Veselit në krye të partisë.

Megjithatë, Grabovci e mbron Veselin edhe nga kritikat LDK-së, se opozita po përdoret nga njerëz brenda PDK-së për ta realizuar qëllimet e tyre brenda partisë.

Ai siguron se nuk është Kadri Veseli që po e bën këtë lojë.

”Veseli që nga fillimi kur është zgjedhur kryetar i Kuvendit e ka kuptuar mirë rolin e vet se nuk i takon vetëm PDK-së, por gjithë Kuvendit të Kosovës. Ai u ka dhënë mundësi të gjithë deputetëve që të thonë atë çfarë dëshirojnë. Askush s’ka të drejtë të ankohet në Veselin”, ka thënë Grabovci. .

Ky i fundit ritheksoj se kryetari i Kuvendit, Veseli s’ka lejuar që tap përdorë mjetin e fundit në vend të parë, i cili s’ka lejuar që të futete sigurimi, organet e rendit, për ta evituar një pengësë që i është paraqitur në Parlament.

“Kjo do të ishte forma më e lehtë që ta zbatonte Veseli për të aktivizuar sektorin përkatës që është i thirrur për këtë çështje, por ka këkruar debat dhe mirëkuptim rreth gjithë situatës së krijuar në Kuvend”, tha shefi i GP të PDK-së .

Ai ndërkaq,duke folur për dialogun me Serbinë, ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtar që të ushtrojnë presion mbi Serbinë dhe kjo e fundit të këndellët.

Grabovci, duke folur rrreth bllokadës në Kuvend të Kosovës, tha se debati duhet të zhvillohet brenda Parlamentit. Për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ai tha se pas ofrimit të fakteve dhe argumenteve ka vend që të rishqyrtohet marrëveshja. /RTK/ - See more at: Shqiptarja.com - Grabovci: Hashim Tha
cache-210-166-strict-206629.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top