Golat e shënuar/ Kosova rekordmene në Ligën e Kombeve....

Delirium

No description ...
Golat e shënuar/ Kosova rekordmene në Ligën e Kombeve, vetëm San Marino më keq se Shqipëria

Kosova është përfaqësuesja më e re në Europë, pasi vetëm para dy vitesh është njohur si anëtare në FIFA dhe është lejuar që të luajë ndeshjet zyrtare. Nën drejtimin e trajnerit zviceran, Bernard Shaland, Kosova e ka mbyllur vitin 2018 pa asnjë humbje. Por, përveç kësaj, “Dardanët” kanë vendosur një rekord në ndeshjet në grupe në Ligën e Kombeve, pasi kanë sulmin më të mirë.


KOSOVA-FITORE-470x313.jpg


Në gjashtë ndeshje kosovarët kanë shënuar 15 gola, ku nëntë prej tyre i realizuan në tri ditët e fundit, pesë në portën e Maltës dhe katër ndaj Azerbajxhanit. Ndërsa, golat e pësuar janë vetëm dy, gjë e cila tregon se përfaqësuesja më e re në Europë ka arritur të formojë një skuadër të balancuar, me elementë të rinj, premtues dhe me dëshirë për të dhënë më të mirën për Kosovën.

Pas suksesit historik që arritën mbrëmë, duke siguruar kualifikimin në raundin “play-off” të Ligës D, e gjitha Kosova ka shpërthyer në një festë legjitime.

Shqiperia1-470x299.jpg

Ndërkohë për sa i përket Shqipërisë, kuqezinjtë e Kristian Panuçit arritën të shënonin vetëm 1 gol në Ligën e Kombeve. Vetëm një skuadër ka bërë më keq në këtë edicion, San Marino e Ligës D, që nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në portën kundërshtare në ndeshjet e veta, ndërsa ka pësuar 16 të tillë. Ndërkohë për sa i përket skuadrave që kanë shënuar vetëm 1 gol, ato janë: Islanda, Irlanda, Mali i Zi.

/panorama sport/
 
Nese e kalon edhe Maqedonine atehere ndeshet me ekipin fitues qe do dali nga cifti : Gjeorgji - Bjellorusi . Me pak fjale merr pjese automatikisht ne kampionatin europian 2020 :)
 
Shqipri Etnike I uron Suksese ne Euro! InshaAllah futen!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top