Gjyqtari rrefen skandalin e Sopoti-Elbasani

elbruna

Anëtar i Respektuar
Pa kaluar 24 ore nga skandali ne derbin e Kategorise I, ndermjet Sopotit dhe Elbasanit, gjyqtari Adrian Rama ka treguar te gjitha detajet e ngjarjes.

Ai u rrefye per zyrtaret pergjegjes per mbarevajtjen e kampionatit, vetem pak ore perpara se Komisioni i Disiplines te merrte masat ndeshkimore.

Ne deshmine e tij, e cila ka sherbyer si dokumenti kryesor per denimin e skuadres nga Librazhdi, “bilbili” konfirmoi se eshte kercenuar me jete.

Ai gjithashtu tregoi edhe plaget e marra ne trup, si pasoje e dhunes se ushtruar nga ish-kapiteni i Sopotit, Shkelqim Hajdari.

“Eshte e vertete qe deri ne minuten e 75 ne fushe kishte probleme. Ne kete moment nxora kartonin e kuq per Hajdarin, i cili filloi te me godiste me shkelma dhe grushte. Policia nderhyri dhe ndeshja u nderpre”, tregoi gjyqtari.

“Atmosfera e krijuar ishte shume e rende dhe ndiheshim ne presion mjaft te madh. Perveç tifozeve qe ishin gati te shperthenin filluan edhe presione ne dhomat e zhveshjes. Se bashku me asistentet e mi u komunikuam skuadrave se takimi do te perfundonte vetem per publikun e pranishem, por me kercenuan me jete nese do te veproja ne kete menyre. Madje, persona prane klubit te futbollit ne Librazhd dhe lojtare te kesaj skuadre e kane kercenuar se do t’i vrisnin familjen, nese takimi nuk mbylljen si nje 90-minutesh normal”.

Arbitri Rama tregoi edhe se si portieri i Elbasanit, Berdufi, e ka futur vete topin ne rrjete ne golin e dyte te vendasve. Ky veprim erdhi per shkak se gjate gjithe ndeshjes ai ishte goditur me gure nga tifozeria vendase.

“Edhe pse ‘ngriti humorin’ e mbeshtetesve te Sopotit ne stadium dhe u shoqerua me te qeshura e gezim per avantazhin, kjo nuk i ndaloi guret dhe sendet e forta. Hedhja e tyre ne drejtim te portierit te Elbasanit vazhdoi deri ne mbylljen e parakohshme te ndeshjes”, perfundoi albitri.

Nderkohe, pas dhunes ne ndeshjen Sopoti-Elbasani, Federata e Futbollit doli me nje deklarate per shtyp.

“FSHF-ja eshte tejet e shqetesuar per dhunen e shfaqur ne Kategorine e Pare dhe kerkon te terheqe vemendjen e klubeve, futbollisteve, trajnereve dhe gjithe opinionit futbolldashes ne Shqiperi, per kete ngjarje te rende. Federata i denon keto akte, te cilat s’kane asgje te perbashket me lojen e futbollit dhe imazhin e saj. Ajo konfirmon se çdo shfaqje dhune, intolerance dhe mungese respekti ndaj kundershtareve, gjyqtareve, tifozerive apo institucionit te futbollit, nuk do te tolerohet”, citohej aty.
TCH
 
Une them se ne Shqipet perfundimisht duhet te ndalojme kampionatin kombtar te futbollit dhe te fillojme nga Kampionati Kombetare i Gurahedhjes. Them se do tregonim rezultate botrore te lakmueshme. :gjujpeshk:
 
une them se do hyjme ne rekordin guines per luften qe behet ne futboll.
te perjashtohen ato skuadra te cilat vetem futboll nuk luajne
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top