Gjymtimi gjenital femëror

Lauri

Anunnak
Nesër 6 shkurt dita internacionale kundër gjymtimit gjenital të femrave .

Gjymtimi gjenital femëror
nganjëherë quhet edhe synet.

Synet ka edhe tek burrat. Gjatë synetit tek burrat bëhet heqja e lafshës së penisit.
Tek vajzat dhe gratë bëhet heqja e klitorit, nganjëherë edhe e pjesëve të buzëve të brendshme gjinore. Nganjëherë qepen edhe buzët gjinore së bashku. Ndonjëherë bëhet edhe qepja e hyrjes së vaginës. Prandaj, nocioni „gjymtim“ përshkruan, çfarë ndodh në të vërtetë.
Gjymtimi gjenital femëror vazhdon të kryhet edhe në shumë vende në Afrikë dhe disa vende në Azi. Gratë nga familja ose komuniteti e bëjnë këtë, kur vajzat janë ende të vogla.
Gjymtimi gjenital femëror është një shkelje e të drejtave të njeriut. Ai është në Evropë i ndaluar me ligj. Njerëzit, të cilët gjymtojnë pjesët gjenitale të vajzave apo grave, mund të dënohen me burgim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dallon lloje të ndryshme të gjymtimit gjenital femëror:
  • një heqje e pjesshme ose e plotë e klitorit (Tip 1)
  • një heqje e pjesshme ose e plotë e klitorit dhe e buzëve gjinore (Tip 2)
  • një qepje bashkë e buzëve gjinore, ku gjatë kësaj lihet vetëm një hapje e vogël, me qëllim që urina dhe gjaku të nxirren jashtë nga trupi (Tip 3)
  • të gjitha ndërhyrjet e tjera të dëmshme në organet seksuale të dukshme të gruas, për shembull shpimi, prerja, kruarja dhe djegia.
sm_11_068_vrouwenbesnijdenis_2017-12_01_af66da4e41.jpg
csm_069_vrouwenbesnijdenis_2_dda2981ed1.jpg
csm_070_vrouwenbesnijdenis_3_cf897aaba9.jpg
Gjymtimi gjenital femëror është i rrezikshëm për shëndetin e vajzave dhe grave.
Pasoja të drejtpërdrejta të gjymtimit gjenital mund të jenë:
  • dhimbje të mëdha
  • temperaturë
  • gjakderdhje të rënda, të cilat mund të çojnë deri në vdekje
  • dëmtimi i organeve të tjera
  • frikë e madhe, traumë
  • infeksione në pjesët gjenitale apo edhe në gjithë trupin
  • tetanos
  • infektim me HIV ose IST-ë të tjera
  • dhimbje gjatë urinimit
  • Pasojat për vajzat gjatë pubertetit dhe më vonë në jetë si të rritura mund të jenë:
  • dhimbje gjatë ciklit menstrual dhe gjatë urinimit
  • formimi i shenjave
  • një lindje e dhimbshme dhe e ndërlikuar për nënën dhe fëmijën
  • fistulat
  • jopjellori
  • marrëdhënie seksuale të dhimbshme dhe dëshirë seksuale, të pakët
  • depresion dhe sëmundje të tjera mendore

  • _Marë nga zanzu.de
 

Attachments

  • sm_11_068_vrouwenbesnijdenis_2017-12_01_af66da4e41.jpg
    sm_11_068_vrouwenbesnijdenis_2017-12_01_af66da4e41.jpg
    7 KB · Shikime: 0
  • csm_069_vrouwenbesnijdenis_2_dda2981ed1.jpg
    csm_069_vrouwenbesnijdenis_2_dda2981ed1.jpg
    7.1 KB · Shikime: 1
  • csm_070_vrouwenbesnijdenis_3_cf897aaba9.jpg
    csm_070_vrouwenbesnijdenis_3_cf897aaba9.jpg
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sm_11_068_vrouwenbesnijdenis_2017-12_01_af66da4e41.jpg
    sm_11_068_vrouwenbesnijdenis_2017-12_01_af66da4e41.jpg
    7 KB · Shikime: 0
  • csm_069_vrouwenbesnijdenis_2_dda2981ed1.jpg
    csm_069_vrouwenbesnijdenis_2_dda2981ed1.jpg
    7.1 KB · Shikime: 0
  • csm_070_vrouwenbesnijdenis_3_cf897aaba9.jpg
    csm_070_vrouwenbesnijdenis_3_cf897aaba9.jpg
    6.9 KB · Shikime: 0
Diku kam lexuar se ne afrike e kto vendet arabe praktikohet si proces
Tmerr me e masakru robin kshu
 
Në mjeksi e shkencë, nuk ka tabù. Mayada
 
Duhet me i fut nje refresh temave te mia te mutilacioneve gjenitale/hekurosjen e gjoksit & com.

Kam pas sjell dhe nje video ku mbahej nga krahet nje vajze minorene dhe ne anen e kundert o nena o gjyshja ja prente me brisk...

Dhe nga fundi dokumentarit flisnin disa cuna te rinj te intervistuar qe thonin qe infibulacioni ishte siguri kunder tradhetis martesore.


Cfare ka per tu skandalizuar nga fotografit?
Te gjith nga nje vagjine kemi dale.. te pakten mua sme ka sjell lejleku
 
Jua gervishtin edhe me copa xhami... , imagjino sa higjenike .
Pa lënë mënjanë motivet idioteske të "domosdoshme" të kësaj ndërhyrjeje.
 
E kam degjuar madje organizata te te drejtave te njeriut kane luftuar fort ta zhdukin si fenomen sidomos ne Afrike ka bere shume buje fushatat informuse kunder kesaj kafsherie.

Kisha 1 pyetje kush merr vesh nga mjekesia

Kjo kafsheria e qepjes qe bejne eshte demtim i pakthyeshem ?
 
Ne egjipt me kane thene se e bejne akoma edhe sot🤮
Nder gjerat me te shpifura qe njeriu mundet te beje!!
Per te c'dramatizuar pak, kte temen futeni ke seksioni +18 se qenka horror me ato pamjet 😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top