Gjukanoviq: Kosova – realitet që ne e pranuam

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, deklaroi se zyrtarë të lartë të Serbisë kishin kërkuar që Mali i Zi të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, para diskutimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

"Para disa muajsh, ministri i jashtëm i Serbisë ishte në Podgoricë dhe kërkoi nga ne që të mos e njohim Kosovën para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara lidhur me nismën e Serbisë", i tha Gjukanoviq agjencisë Reuters.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe "partnerët euro-atlantikë të Malit të Zi kishin shprehur pritjet e tyre se Podgorica do ta njihte Kosovën" por Mali i Zi e kishte mbajtur premtimin ndaj Serbisë dhe kishte pritur derisa propozimi serb ishte diskutuar në OKB.

Kryeministri Gjukanoviq tha se "njohja e Kosovës një ditë pas vendimit në OKB ishte vetëm koincidencë" dhe i përgënjeshtroi pohimet se kjo ishte bërë që t'i krijohen probleme Serbisë.

Ai theksoi se njohja e Kosovës "është realitet dhe ne e pranuam" dhe shtoi se "vështirë se rrota historike do të kthehet prapa". /rel/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top