Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në spitalin publik në Nju Jork

Emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt dhe të drejta.

Në spitalet amerikane, përveç faktit që pacientëve shqiptarë iu sigurohet përkthyesi (në rast se nuk e flasin anglishten), spitali publik “Jacobi Medical Center” në Bronks të Nju Jorkut, përdor gjuhën shqipe edhe në mbishkrimet e orientimit në spital.

Ja se çfarë shkruan profesor Gjokë Gojçaj, i cili ka publikuar këto fotografi nga mbishkrimet e këtij spitali: “Një shembull demokracie dhe qytetërimi amerikan… Gjuha shqipe, gjuhë e tretë zyrtare në këtë spital”.

Siç mund të vihet re edhe nga këto foto, udhëzimet e këtij spitali janë në gjuhën angleze, spanjolle dhe shqipe. Gjithashtu, udhëzimet përmbajnë edhe alfabetin Braille (për personat që kanë humbur shikimin)./Illyria

mapo
spitali.jpg
 
Titulli: Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në spitalin publik në Nju Jork

Tani o ajo zona ku ndodhet spitali ka shume emigrant shqiptar dhe spanjoll, ose ska shume kuptim:p
Sepse perndryshe me llogjike ne flashet indikuese vihen gjuhe me qarkullim internacional qe ndihmojne sa me shume njerez:)

Gjithsesi eshte teper bukur te shikosh te shkruar shqip, e te takosh shqiptar atje ku sta pret mendja:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top