Gjuha Shqipe do mësohet edhe në Universitet. Defektet në shkrim nxisin kërkesat

Guest2

Antarë i Respektuar
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/top-channel.tv\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/1493403954fakulteti.jpg"}[/IMG2]
Propozimi që gjuha shqipe duhet të përfshihet si lënde e detyrueshme në çdo Fakultet të universiteteve shqiptare e ka fillesën që në vitin 2010. Departamenti i Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filo'logjisë ka hedhur hapa ndër vite me propozime, të cilat nuk janë marr parasysh.
Ne përherë kemi nxjerrë rekomandime që ua kemi dërguar ministrive përkatëse për përfshirjen e gjuhës shqipe, së pari në sistemin parauniversitar në të dyja ciklet, pra dhe në shkollën e mesme. Dhe më pas si një lëndë në universitet, tha Aljula Jubani-pedagoge, UT.

Para 8 vitesh me vendim të Senatit Akademik, gjuha shqipe mundi të bëhej lëndë me zgjedhje në Fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe të Mjekësisë. Krahas zgjedhjes së lëndës Kulturë Gjuhe, në një nga degët e Fakultetit të Shkencave Sociale të mësuarit e gjuhës shqipe është kthyer në detyrim.

Lënda është po në kuadër të Kulturës së gjuhës, po kryesisht e mbështetur në strukturën sintaksore të shqipes dhe lënda titullohet Sintaksa e komunikimit sociologjik. Aktualisht është vetëm në degën e sociologjisë, jo në të gjitha programet e studimit., tha Rozana Rushiti- pedagoge, UT.

Megjithatë, interesimin e kryeministrit Edi Rama për situatën dramatike që gjendet gjuha shqipe sot, gjuhëtarët e shohin positive.

Prej vitesh ne kemi kërkuar që kjo degë të përfshihet në të gjitha programet e UT, por akoma edhe më shumë kur merret një mbështetje nga kryeministri, qeveria do të jetë edhe shumë më e lehtë, shpjegon Rozana Rushiti- pedagoge, UT.

Gjuhës shqipe i duhet dhënë rëndësia e duhur sepse është domosdoshmëri për gjithkënd. Aftësitë gjuhësore janë shumë të lidhura me cdo profesion që ata do të kenë në të ardhmen, tha Aljula Jubani-pedagoge, UT.

Por ajo cka mbetet ironike përballë kërkesës së kryeministrit, janë gabimet drejtshkrimore të gjuhës shqipe në vetë institucionet shtetërore).

ثshtë e cuditshme se si pikërisht Ministria e Arsimit në emërtimin e saj ka një gabim, pasi sipas rregullave të drejtshkrimit duhet shkruar Ministria e Arsimit dhe E Sportit, në fakt sapo ka dalë ky emërtim ne e kemi përcjellë si sugjerim, po ndoshta nuk ka arritur atje ku duhet; prandaj vijon të jetë e shkruar gabim Ministria e Arsimit dhe Sportit. Duket një nyje, por tregon shumë.

Top Channel
 
Redaktimi i fundit:
Te mesosh gjuhen letrare eshte kulture
 
Pse nuk.qenka? :shqip: E cuditshme.
 
Ne periudhen e protestave te studenteve, pervec shume kerkesave , ajo cka me vriste syrin ishte pikerisht e shkruara e gjuhes. Masaker e vertete!
e vonuar si nisme.
 
Absolutisht Passion,
Problem ne artikulim, te pazhdervjelltesuar, te mekur e pa argumente bindese.
Nuk po i fus te gjithe ne nje thes, por pjesa dominuese po...perjashtime ka kudo.
 
Mendoj une qe kjo pjesa e arsimit qe s'eshte ne nivelin e duhur eshte problem ne rang global.
 
Jo nuk eshte.
mos ngaterrojme zhargonin, dialektore me gjuhen letrare.
Ne perditshmeri te gjithe behem pjese e vesit te shkurtimeve apo dialektalizmave, por institucionalisht duhet te jemi te afte te tejkalojme fenomenin.
Kjo ndodh edhe me te huajt!
 
Eshte mode perdorimi i fjaleve te huaja.
Mortja kur degjon lajmet ,apo intervistat e bera,deputetet :D ,kryeministri.

Gazetaret sidomos kryesisht jane vdekje e ngadalte e letrares.
Mos kerkesa ne shkolle. :(
 
Perdorimi i fjaleve te huaja vjen si pasoje e shume faktoreve.
1 . Ka mungese neper tekstet e shkollave , ku duhen perfshire pasi fjalori eshte i cunguar.
2. Puna me te huaj po na detyron te perdorim gjuhet e huaja ,duke qene se komunikojme ne ato gjuhe.

Fjalori eshte teper i pasur, jemi ne qe nuk njohim pasurine e tyre!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top