Gjithçka rreth dashurisë nëpërmjet internetit

Ylli-1

Etnoshqiptar
ris-euml-n-euml-p-euml-rmjet-internetit_hd-780x439.jpg

Njoftimi, madje edhe martesa përmes internetit janë bërë një gjë krejt normale. Megjithatë, si shumë gjëra në internet, edhe kjo ka anët e veta të mira dhe të këqija, si dhe shumë kundërshtarë.

Sot ne kemi shumë shembuj se si nga një lidhje përmes internetit ka lindur dashuria, madje edhe martesa, ndërsa është interesante se ka raste që këta njerëz janë të martuar, dhe se nuk janë parë kurrë, veçse përmes "videobisedave".

Njoftimi dhe afrimi përmes "chatit" është pranuar gjerësisht, për shembull, në Indi, ku bëhet fjalë për martesat e kontraktuara.

Ekzistojnë edhe disa sajte ku njerëzit i krijojnë profilet e tyre (ngjashëm me rrjetet sociale), por me një fokus në një prezantim sa më të mirë për një martesë sa më të mirë.

Natyrisht, ka edhe shembuj të njerëzve të cilët e kanë "thyer akullin" (atyre u përshtatet më shumë ky lloj i takimit, për shkak se nga natyra janë të turpshëm), dhe kështu lidhja përfundon me martesë. Nëse përcaktoheni për këtë lloj të takimit, zgjidhni rrjetin e duhur social, ose filloni vetë kërkimin, por bëni kujdes, sepse në këto qarqe ka edhe shumë abuzues seksualë.

Gjithashtu, duhet ta mendoni nëse po hyni në këto ujëra për ta gjetur partnerin ideal për jetë të përbashkët apo për flirtim a romancë, apo madje për seks online.


ff(1).jpg

Takimi nëpërmjet internetit ka anët e veta të mira. Ja disa të cilat i theksojnë ata që kanë përvojë në këtë fushë.

Anët pozitive

1. Kursen kohë. Mund të njoftoni shumë njerëz brenda një kohe relativisht të shkurtër.
2. E njihni personin shpejt, sepse njerëzit flasin më hapur kur i mbron anonimiteti (natyrisht, në këtë rast nuk mendojmë për gënjeshtarët, kriminelët dhe mashtruesit, të cilët, për fat të keq, janë më të shumtë).
3. Refuzimi dhe shkëputja e lidhjes ju prekin shumë më pak se kur kjo ndodh drejtpërdrejt.
4. Në shpejtësi mund t’i zgjidhni njerëzit të cilët ju interesojnë vetëm përmes shikimit të profilit të tyre, dhe, ndonjëherë vetëm duke shikuar në foto.
5. Kur bëhet fjalë për bashkëbiseduesit me qëllim të njëjtë (njoftimi i sinqertë i partnerit të ardhshëm potencial) tërheqja është e bazuar në cilësitë e brendshme, më shumë se pamja.
6. Në njërën anë është mjaft sigurt, sepse nuk keni nevojë ta zbuloni emrin, adresën ose informacione të tjera lidhur me veten.

Anët negative

1. Në anën tjetër, nuk është sigurt. Nuk e dini se kush është saktësisht në "anën tjetër". Për fat të keq, ka shumë nga ata që duan vetëm të përqeshin, të argëtohen, apo edhe më keq se kaq.
2. Ndonjëherë është vështirë të mbahet lidhja (sidomos në periudha të gjata), pavarësisht nga eksitimi për shkak të misterit, sepse nuk ka takime të vërteta, prekje të ëmbla, shikime të vjedhura.
3. Familja dhe miqtë, në shumicën e rasteve, këto gjëra nuk i marrin seriozisht dhe këtu mund të lindë problemi.
4. Duhet të jeni të përgatitur për ndryshime të mëdha. Të themi, shpërngulje, sepse personi me të cilin jeni lidhur mund të jetojë mijëra kilometra larg jush.

5. Shkakton një lloj të varësisë. Lidheni dëshpërimisht me kompjuterin duke pritur që të shfaqet personi i "ëndrrave tuaja".
6. Mund të jetë shumë rrezik, sepse ka shumë maniakë, të cilët janë në gjendje të manipulojnë me ju dhe të përfitojnë nga ju.
 
Titulli: Gjithçka rreth dashurisë nëpërmjet internetit

se kuptoj pse ngelen njerezit per tu dashuruar ne interent,kur kane jeten e tyre reale dhe su mungojne miqte...pergjithesisht ne internet kerkojne per tu lidhur per seks :p
 
Titulli: Gjithçka rreth dashurisë nëpërmjet internetit

Besoj qe njohjet ne net,asnjehere nuk kane te njejten pesh,respekt dhe vlersim, sic mund te kene njohjet reale.
S"ka ,kur flasim,shprehemi apo diskutojme,biseda merre peshen e saj(qofte vlersim pozitiv,apo negativ i kesaj te fundit) vetem kur e ke tjeterin perballe.
 
Titulli: Gjithçka rreth dashurisë nëpërmjet internetit

Neti mund te behet shkas per te njoft/prezantu me 1 person por jo me ra ne dashuri. Dhe pse fjala dashuri kto kohet e fundit eshte bo ne vend te qenit
 
Titulli: Gjithçka rreth dashurisë nëpërmjet internetit

Asgje per ta paragjykuar.
Kam njoh cifte qe jane martuar nga neti,e kan ndertuar familje te shendoshe.
Kam pare njerezit qe jan dashuruar,takuar prej vitesh e me pas ndare.
Asgje per cudi!
Pjese e dites.
 
Titulli: Gjithçka rreth dashurisë nëpërmjet internetit

nfakt mben cudi shumica adoleshenteve ne shum shtete te ndryshme te botes dashurohen live kurse Shqiptaret nfb :p
Mund te them se jan thjesht kalim kohe, ska shance qe dy te rinj te njohur nga fb apo forumi tperfundojn ne martes :)
Jo per gje meshkujt e sotshem te knaqin ne genjeshtra e npremtime, kur hala sja kan haberin dashnis
 
Titulli: Gjithçka rreth dashurisë nëpërmjet internetit

A njitet letra me pshtym jo ,ishtu asht pra puna dashnis me internet,jam dakort me shefe Marlen qe mund te bahet shkak njohje ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top