Gjithçka që duhet të dini/ Ja sipërfaqet ku koronavirusi mbijeton më gjatë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjithçka që duhet të dini/ Ja sipërfaqet ku koronavirusi mbijeton më gjatë

1585598450492.png

Nga studimet e shumta që po kryen javët e fundit mbi karakteristikat e koronavirusit, një nga më të rëndësishmit është ai mbi jetëgjatësinë tij jashtë organizmave të gjalla. Një e dhënë tejet e rëndësishme, duke menduar se jeta jonë është një shumatore prekjesh, kontaktesh dhe aksionesh ku ndërveprojmë me pajisje të ndryshme.

Studiuesit kanë përmbledhur fazat e jetëgjatësisë së koronavirusit në disa periudha të caktuara.
3 orë. Me sa dihet deri më tani, ky është harku kohor në të cilin koronavirusi mund të mbijetojë dhe të infektojë në formën e spërklave, edhe pse nuk kemi ende prova që një kollitje e vetme mund të shkaktojë infeksion.

Deri në 72 orë. Studimet tregojnë se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqet e forta dhe të shndritshme deri në tre ditë. Këtu futen të gjitha objektet plastike, ato me xham, si dhe materialet metalike si inoksi dhe çeliku. Ndërkohë, koronavirusi nuk “parapëlqen” objektet në bakër, element nga i cili zhduket pas “vetëm” 4 orësh. Virusi humb forcën e tij me kalimin e orëve, por është mirë mos të preken materiale të tilla në ambiente publike, dhe nëqoftëse kjo ndodh, mos të preket fytyra para se të lahen mirë duart.
Deri në 24 orë. Materialet poroze, si letrat, kutitë kartonit, por edhe rrobat, shpeshherë mendohet se mbajnë papastërtitë më shumë, por e vërteta është që nuk e favorizojnë virusin, që zhduket pas një dite nga këto sipërfaqe. Gjithsesi, edhe në këto raste, mbeten këshillat e thëna për materialet plastike.
Jetëgjatësia e virusit që ka prodhuar pandeminë përkthehet normalisht në një seri normash që mund të merren në përditshmërinë tonë, edhe kur ajo është e kufizuar. Kur shkoni në dyqan, mbani gjithmonë me vete produkte antibakteriale, jo të gjitha dyqanet e kanë në dispozicion të klientëve. Kur paguani, edhe pse materiali plastik i kartës së kreditit mund të mbajë gjatë virusin, sërish është e vështirë që të preket nga njerëz të tjerë dhe këshillohet kundrejt kartëmonedhave dhe monedhave.
Ushqimet në kuti nuk kanë probleme po u dezinfektua pakoja, ndërkohë që rekomandohet që frutat, edhe ato që qërohen, të lahen shumë mirë përpara. Në dyqanet që kryejnë shërbim në shtëpi, preferoni paketimet poroze, pra me karton dhe letër dhe jo pakot plastike, duke shmangur sa të jetë e mundur personat që ofrojnë shërbimin dhe që hynë në kontakt me shumë njerëz. Kini kujdes me gjeste që nga momenti që kryen në mënyre automatike, nuk mendohen si të rrezikshme. Butonat e ashensorëve, mbajtëset metalike, aparatet e tharjes në banjot publike, janë të gjitha potencialisht të rrezikshme.
©Copyright Gazeta SHQIP
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.







Didier Raoult, virologu francez, tha se epidemia e COVID-19 po përfundon dhe, me gjithë frikën e specialistëve të tjerë, përjashtoi shfaqjen e një valë të dytë të infeksioneve.
“Ne shohim që gjërat po ngadalësohen pak kudo”, tha Raoult në një video të botuar të martën në faqen e Institutit Mesdhetar të Infeksionit në Spitalin Universitar (IHU) në Marsejë.
“Askund nuk ka një valë të dytë. Disa raste sporadike do të shfaqen këtu ose atje përfundimisht nëse dikush është super ngjitës, por e gjithë kjo nuk pasqyron më një dinamikë të epidemisë. Epidemia po mbaron”, tha ai.
Specialisti, një anëtar i këshillit shkencor që këshillon qeverinë franceze në luftën kundër pandemisë, mbështeti pohimin e tij me këtë: në Marsejë , qyteti i dytë më i populluar në Francë, të hënën kishte vetëm një rast të ri të infektimit nga një total 1200 njerëz të testuar.
Pavarësisht gjithçkaje, disa shpërthime janë raportuar ditët e fundit në Francë, ku janë regjistruar më shumë se 27,000 vdekje.
Megjithëse numrat e epidemisë tani janë më pak alarmante në Evropë dhe vendet po heqin kufizimet, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) kujtoi të hënën se “mbikëqyrja ekstreme është ende e nevojshme” pasi “gjithmonë ekziston rreziku i sëmundjes”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top