Gjirokastraaa...linjaaaa .

Njè "Grande teatèr", 30 milionè euro,tani njè luks i panevojshèm!

S’rroj me politikë,
dhe s’e kam dëshirë,
por e them pa frikë,
që e njoh shumë mirë!

Jam historikisht,
kundër qeverive,
por jo tash në kohën,
e epidemive!

Them qëndrimet “anti”,
nuk kanë të sosur,
se asnjë qeveri,
nuk është e përsosur!

Dhe në ato vende,
ku paret janë lumë,
njerzit vazhdimisht,
kërkojnë më shumë!

Jo më ne që jemi,
vend i kativasur,
dhe ku varfëria,
si bombë ka plasur!

Sepse u shënjua,
shumë keq Shqipëria,
pa sosur tërmeti,
plasi pandemia!

Qeveri e Ramës,
picirin po vuan,
se nuk merr asgjë,
dhe vetëm paguan!

Edhe po të qe,
një vend i zhvilluar,
nuk do qe çudi,
të kish falimentuar!

Kur nuk di not mirë,
s’e kalon dot lumin,
dhe mbetesh në dallgë,
kur s’jep maksimumin!

Po s’thashë ç’mendoj,
dhe mund të pëlcas,
ja-sot për teatrin,
ndryshe do të flas!

Them-ai konflikt,
qe fare i kotë,
tani me “hangarin”,
po merret një botë!

Prishja e teatrit,
s’qe një emergjencë,
as ngritja-tani,
nuk është një urgjencè!

Kemi 30 vjet,
teatër s’shikojmë,
dhe tre-katër vjet,
mundet “të durojmë”!

Ne sot mund të jemi,
një vënd i pabuks,
ndaj sot ai teatër,
quhet super luks!

Për të parë teatër,
mëndja kujt s’i shkon,
dhe për këtë pikë,
askush s’proteston!

Pa mbyllur më parë,
plagët e tërmetit,
tjetër kund vëmëndja,
s’mund t’i shkojë shtetit!

Tani me të tjerët,
dhe dyshja Budina,
ca vite t’i shkojnë,
bashkë tek “Turbina”!

A.DUKA
 
Njè "Grande teatèr", 30 milionè euro,tani njè luks i panevojshèm!

S’rroj me politikë,
dhe s’e kam dëshirë,
por e them pa frikë,
që e njoh shumë mirë!

Jam historikisht,
kundër qeverive,
por jo tash në kohën,
e epidemive!

Them qëndrimet “anti”,
nuk kanë të sosur,
se asnjë qeveri,
nuk është e përsosur!

Dhe në ato vende,
ku paret janë lumë,
njerzit vazhdimisht,
kërkojnë më shumë!

Jo më ne që jemi,
vend i kativasur,
dhe ku varfëria,
si bombë ka plasur!

Sepse u shënjua,
shumë keq Shqipëria,
pa sosur tërmeti,
plasi pandemia!

Qeveri e Ramës,
picirin po vuan,
se nuk merr asgjë,
dhe vetëm paguan!

Edhe po të qe,
një vend i zhvilluar,
nuk do qe çudi,
të kish falimentuar!

Kur nuk di not mirë,
s’e kalon dot lumin,
dhe mbetesh në dallgë,
kur s’jep maksimumin!

Po s’thashë ç’mendoj,
dhe mund të pëlcas,
ja-sot për teatrin,
ndryshe do të flas!

Them-ai konflikt,
qe fare i kotë,
tani me “hangarin”,
po merret një botë!

Prishja e teatrit,
s’qe një emergjencë,
as ngritja-tani,
nuk është një urgjencè!

Kemi 30 vjet,
teatër s’shikojmë,
dhe tre-katër vjet,
mundet “të durojmë”!

Ne sot mund të jemi,
një vënd i pabuks,
ndaj sot ai teatër,
quhet super luks!

Për të parë teatër,
mëndja kujt s’i shkon,
dhe për këtë pikë,
askush s’proteston!

Pa mbyllur më parë,
plagët e tërmetit,
tjetër kund vëmëndja,
s’mund t’i shkojë shtetit!

Tani me të tjerët,
dhe dyshja Budina,
ca vite t’i shkojnë,
bashkë tek “Turbina”!

A.DUKA
A.Duka Gjirokastrit
 
E c'do tè presin shqiotarèt nesèr, pasnesèr..

Prit e prit ndryshime,
njerèzit e shkretë vdesin,
po ata që mbeten,
nga jeta çfarë presin?!

Tridhjet vjet me radhë,
mbetëm duke pritur,
sot e shohim veten,
komplet të grabitur!

Këtu-më të shumtit,
u bënë kripë deti,
njëlloj të grabitur,
nga çdo lloj pushteti!

Ka ndodhur përpara,
po ndodh dhe tani,
gjënë e njëmijë vetëve,
e vjedh një njeri!

Nëse babëzisë,
i jep firmë e vulë,
vjedh kaun me brirë,
jo një vezë-a pulë!

Po heqin picirin,
këtu fukarenjtë,
mbretërojnë kusarët,
edhe maskarenjtë!

S’është vështirë të gjesh,
pisen-apo pisin,
se të njëjtët njerëz,
këtu qeverisin!

Ata tre a katër,
që kurrë s’kanë ndryshuar,
gjithë levat e shtetit,
i kanë korruptuar!

Si gladiatorët,
mprehur mbajnë shpatat,
janë në betejë,
për të marrë gjykatat!

Po u bënë gjykatat,
ashtu si kanë qenë,
gjithë atë Reformë,
krejt më kot e bënë!

Jo se drejtësia,
tani ka ndryshuar,
po për një ndryshim,
ne kemi shpresuar!

Gjersa peshkaqenët,
janë në majë të shtetit,
më duken pa shpresë,
shpresat e miletit!

Pyes OFL-ja,
që vepron tani,
pse s’u çon këtyre,
letër porosi?!

Ilir Presidentit,
Salës-kryetarëve,
që nikoqirisën,
lekët e shqiptarëve!

Them:”Nikoqirisën”,
për delikatesë,
se ata për vete,
i hodhën në thes!

Sot na ka pllakosur,
varfëri e shkretë,
po nesër-pasnesër,
vallë si do jetë?!

Po është pandemia,
thotë zotëria juaj,
ne s’u bëmë të varfër,
nga këta tre muaj!

Po problemi është,
se kasta e vjetër,
nuk lejon të dali,
asnjë forcë tjetër!

Ndaj e njëjta racë,
do jetë përsëri,
ndaj më mirë në Ferr,
se në Shqipëri!

Po s’i hapëm rrugën,
frymës së të resë,
për nesër-pasnesër,
hiç mos kini shpresë!

A.DUKA
 
Po ciribibet per Abilin ku i le me ? lool
Vallaj i shqieva gavot kur e pash se nuk e kisha digjuar kete fjalen "ciribibe" ??...mbase nuk eshte fjale e keqe mi .Ciribibet po i çepelis Qanua qe e hengert nji kaqino???.
Ps: jam ne levizje lash nam ???
 
/me Zbulon fjalë që i përkasin epokës së leshit ??
Ci ri bi be
Af if ër a
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top