Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16

ida angel

:)
V.I.P
Lena Meyer-Landrut quhet fituesja e Eurovisionit 2010. Ajo eshte 19-vjeçarja nga Gjermania, qe beri per vete evropianët me këngën e saj "Satellite", e cila u vleresua me 246 pikë.

Eshtë hera e dytë në historinë e këtij festivali tradicional evropian, që Gjermania fiton vendin e parë.

Kënga "Satellite" ishte që përpara festivalit të Eurovision-it një hit në Gjermani. "Jam shumë e lumtur që arritëm vendin e parë", tha Lena pas shpalljes së votave."Ju falenderoj, kjo është absolutisht një mrekulli, nuk mund të jetë reale."

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Në fakt Lena duhet të përgatitej për provimet e maturës. Por ajo e shtyu përkohësisht mësimin, sepse donte të këndonte patjetër. Suksesi dëshmoi se 19-vjeçarja morri vendimin e duhur. Sidoqoftë tani, menjëherë pasi të kthehet në Gjermani, ajo do t'u rikthehet librave të shkollës.

125 milionë teleshikues nga mbarë Evropa

Kostume ekstravagante si edhe drita e efekte pafund e kthyen festivalin e Eurovizionit në Arenën Telenor pranë Oslos, në një spektakël të vërtetë. 25 vende nga Evropa morrën pjesë në të. Turqia morri vendin e dytë, e ndjekur nga Rumania. Në vendin e katërt u rradhit Danimarka, në të pestin Azerbajxhani.

Shqipëria në vendin e 16-të

Shqipëria morri pjesë me Juliana Pashën dhe këngën "It's all about you" (Nuk mundem pa ty). Megjithëse arriti të marrë vetëm vendin e 16-të, Pasha dëshmoi me zërin e saj kumbues dhe paraqitjen sovrane në skenë, se Shqipëria është ndërkohë një vend pjesëmarrës i denjë për spektakle të tilla si Eurovisioni.

Fill pas kualifikimit ne finale, kengetarja shqiptare Juliana Pasha deklaroi se ky ishte momenti më i bukur i jetës. "Ndjej se Europa u bë një familje sot në skenë", ky është komenti që këngëtarja shqiptare Juliana Pasha ka bërë për gazetarët në konferencën për shtyp të organizuar menjëherë pas përfundimit të natës së parë gjysmë finale të festivalit Europian. "

Shekulli
 
Titulli: Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16

Mua sme pelqehu hic kenga Gjermanise....
 
Titulli: Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16

Kot fare ..si kenga si eurovizioni ..si televotimi ...shume fallso .....dhe ne muzik do futet politika ....shtetet votojne sipas interesave politike qe kane me njera tjetren .
 
si gjithmon....
por jam e bindur qe shqiperia do e mari akoma me teper veten
jepini koh kohes
 
Titulli: Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16

Votimet kan qene per turp te Zotit...si loje femije e bene...le qe dhe kenga fituese mu duk shume palidhje..Gjithsesi nuk kishte ndonje konkurence te madhe mes kengeve...Kenge shume te bajatshme sivjet.

P.S. Ngeli enigme ai 12 i Shqiperise qe ja dha Greqise LOL
 
Mire Gregise se i dha 12 dhe ajo i ktheu 10,po Serbise Ardit Gjebrea i jep 10 pike dhe ne kembim mori zero pike.Ky ishte budallalliku me i madh qe beri juria shqiptare ne kete Eurovizion.Te shpresosh mbeshtetje nga armiqte tradicionale eshte idiotizmi me i madh.
 
Me thene te drejten keto 10 piket qe i ka dhene Shqiperia Serbise nuk i paskam verejtur..me tinglloi shume keq ne vesh ai 12 pikeshi per Greqine...gjithsesi akoma me keq keto pike qe paskan shkuar per Serbine :26:..Une me sa di piket qe jepen nga secili shtet jan rezultat i votimeve qe ben populli..se kush dreq paska ''votuar'' per Greqine dhe Serbine???..Politke e gabuar padyshim..Sepaku te jepeshin piket per ato qe e meritonin..nejse kaloi mo dhe kjo skemi pse nervozohemi kot :D

Meqe jemi ende te eurovisioni dhe per te mos hap nje teme tjeter qe te behemi bajat, desha t'ju pyes ketu nese e dini se pse kendoi Spanja dy here? :D

Ja se pse..Ndiqni videon me poshte :

http://www.youtube.com/watch?v=fdBLCT7bVCs&feature=player_embedded

Katalunasi, i cili e ka hobi të vrapojë nëpër terrene sportive, ka vendosur ta përsërisë të njëjtin “sukses” në garën evropiane të këngës- Eurovision, kështu që gjatë performancës së përfaqësuesit spanjoll u ngjit në skenë dhe vallëzoi.

Pas këtij incidenti spanjollët u detyruan të përsërisin prezantimin e tyre. Këtë skandal e shkaktoi 36-vjeçari Jimmy Jump i cili ka si hobi vrapimin nëpër terrene sportive.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top