Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

Love

βeℓℓe â๓e
Të lëshosh fjalët pa menduar para shefit ka pasoja të rënda për të ardhmen tuaj në punë.

shefat.jpg

Ekspertët thonë që konfliktet në vendin e punës nisin pikërisht nga përzgjedhja e fjalëve në një bisedë me punëdhënësin. Për të shmangur konflikte të tilla dhe pushimin nga puna, ja disa fraza që nuk duhet të përdorni në punë:

“Nëse do të isha në vendin tuaj…”

T’i jepni leksione shefit nuk është ide e mirë. ثshtë shumë e lehtë të japësh mend kur përgjegjësitë në vendimmarrje nuk bien mbi ju. Për këtë arsye mos përdorni kurrë këtë frazë, por sugjerimet jepini “më butë”.

“U mërzita!”

“Nëse je mërzitur, gjej punë tjetër.” Kjo do të ishte përgjigja logjike e shefit tuaj nëse thoni këtë frazë. Mos e bëni të qartë nëse puna po ju mërzitet sepse nëse do të ketë shkurtime, shefi nuk do e ketë problem t’ju heqë ju nga puna.

“Nuk më pëlqen puna”

Edhe nëse keni shumë konfidenca me shefin, mos ja thoni këto gjëra. Më mirë gjeni një koleg për t'u shfryrë sepse shefat kërkojnë gjithmonë që punonjësit e tyre të jenë të motivuar.

“Nuk di si ta bëj”

Askujt nuk i pëlqejnë njerëzit jo optimistë në punë. Ata që qahen gjatë gjithë kohës nuk e kanë të gjatë në punë. Nëse keni para një punë të vështirë, thjesht kërkoni ndihmë.

“Kjo nuk është pjesë e punës sime”

Nëse nuk jeni të disponueshëm për të bërë punë shtesë, atëherë jeni duke i mbyllur dyert vetes. Bëjeni punën dhe prisni momentin e shpërblimit për sforcon ekstra.

“Dua rritje rroge”

Duhet ta meritoni rritjen e rrogës dhe jo t’i ngjallni keqardhje shefit tuaj. Nëse nuk keni argumente të forta, mos kërkoni rritjen e pagës sepse mund të përfundoni fare pa punë.

“Do të bëhesh shoku im në Facebook?”

ثshtë vërtetuar se të kesh lidhje në rrjetet shoqërore me shefin dhe kolegët e punës nuk sjell rezultate të mira. Disa herë komentet në Facebook kanë qenë arsyeja e pushimit nga puna. Nëse shefi të shton në listën e tij të miqve është më mirë të krijosh një profil profesional dhe një personal.
Burimi: TCH
 
Titulli: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

“Nëse do të isha në vendin tuaj…”

Ia kam thene te gjithe shefave, ia them shpesh edhe ketij qe e kam tani :D

“Kjo nuk është pjesë e punës sime”

Edhe kete

“Dua rritje rroge”

Edhe kete
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

Hahahaha ,une i kam pas thyer te tera rregullat :p
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

Deri tani veç nje me kane thene: "Nuk di si ta bej"..
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

Deri tani veç nje me kane thene: "Nuk di si ta bej"..


Je shef ?

E pushove nga puna ?
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

Je shef ?


E pushove nga puna ?

Po jam shefe qendrore e G.I.E (Grand Frais)..
Dhe jo nuk e pushova .. por i tregova sesi behej ajo qe ajo me pyeti dhe se nuk e dinte..
Ka shume njerez qe zene nje pune qe se kane bere pe pare dhe kane nevoj per ndihme dhe te mesojne..
Nese nje puntor te thote "nuk di si ta bej" nuk eshte se e thote me te keq dhe se kuptoj pse e kane vene ne listen e ketyre gjerave qe nuk duhet thene nje shefi/e..
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

Une kam frike ti them keto gjera :(
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

Mire o shefe , qenke zemer madhe :)
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

Nuk ka per zemer ne kete qe une shpjegova.. asnje nuk lind i ditur por meson me jeten dhe kohen ashtu si dhe me eksperiencat e punes..
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

Nejse ne pergjithesi ato qe the me lart jane te sakta , por smund te jesh edhe robot ..
Ndonje here nqs je i mire ne ate qe ben mund te japesh mendimin tend edhe shefit ...

Mund te thuash dicka me teper ,nqs je korrekt dhe i ke hapur vend vetes ske pse frikesohesh fare nga shefi ...
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

Une gati te gjitha ia kam thene kur punoja diku :D
Dhe prandaj punova vec nje muaj me duket LOL
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

“Nuk di si ta bëj”

Askujt nuk i pëlqejnë njerëzit jo optimistë në punë. Ata që qahen gjatë gjithë kohës nuk e kanë të gjatë në punë. Nëse keni para një punë të vështirë, thjesht kërkoni ndihmë.

“Kjo nuk është pjesë e punës sime”

Nëse nuk jeni të disponueshëm për të bërë punë shtesë, atëherë jeni duke i mbyllur dyert vetes. Bëjeni punën dhe prisni momentin e shpërblimit për sforcon ekstra.


“Do të bëhesh shoku im në Facebook?”

ثshtë vërtetuar se të kesh lidhje në rrjetet shoqërore me shefin dhe kolegët e punës nuk sjell rezultate të mira. Disa herë komentet në Facebook kanë qenë arsyeja e pushimit nga puna. Nëse shefi të shton në listën e tij të miqve është më mirë të krijosh një profil profesional dhe një personal.


Keta sme ka rastis tja them,sidomos kete te fundit as qe do me vije rasti ndonejhere tja them,se skam FB...
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

"Dua rritje rroge" i kam then:......si pergjigje me tha duro edhe pak se pas 1 viti qendra do bashkpunoj me te huajt hahaha se shqipet spaguajn dot :(
 
Pe: Gjërat që nuk i duhen thënë shefit

Pas 5 vitesh sherbimi dhe rritjeve te kohepaskoheshme te rroges, u be nje pauze afer 1.5 vite pa asnje ndryshim dhe une hyra ne zyren e shefit dhe i kerkova rritje rroge dhe ate e caktova vleren 9 €/ore (rroga maksimale per punetoret lokal ne kamp eshte 9.20 €/ore)! E dija se do kete levizje ne zyren time dhe do vinte momenti qe kjo kerkese imja do vinte ne shqyrtim shume shpejte. Pas nje muaji shefi me erdhi ne zyre me propozimin 8.64 €/ore, te cilin une ne fillim nuk e pranova, sepse doja te nxirrja 9 €...rrezik a? Me ne fund u morem vesh ashtu si me propozuan...hahhahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top