Gjaku i ri ne Kombetare

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Luteni qe ketu te postohen te gjithe materialet ne lidhje me lojtaret qe do te afrohen per t'ju bashkangjitur kombetares sone te futbollit.
Te gjitha lajmet pershtypjet e juaja per ata lojtare ju lutem ti postoni ketu:

___________________________________


Mergim Mavraj se shpejti anetar i kombetares shqiptare

Kombetarja shqiptare eshte fare prane sigurimit te sherbimeve te mbrojtesit Mergim Mavraj. 22-vjecari, i cili militon te Bokum, ne Bundesligen gjermane, besohet se do te vishet kuqezi qe prej miqesores se 19 nentorit.

Kosovari, me pasaporte gjermane, shihet si nje perforcim mjaft i vlefshem per skuadren e drejtuar nga Ari Han, ne aventuren eliminatore te Boterorit 2010. Lajmi eshte bere i ditur nga burime prane Federates Shqiptare te Futbollit, te cilat saktesuan se Mavraj ka rene parimisht dakord qe te luaje me perfaqesuesen tone. "Gjate nje bisede, qe stafi i afert i trajnerit Han ka pasur me mbrojtesin kosovar, ata i kane ofruar serish qe ai te perfaqesoje Shqiperine", pohoi burimi konfidencial.

"Mavraj konfirmoi se do te luaje me Kombetaren dhe kjo pritet te ndodhe qe prej miqesores se muajit nentor. Ai shihet si nje alternative mjaft e mire ne mbrojtje, mbi te gjitha ne qender, e ne kete menyre do te hapte rrugen per aktivizimin e Debatik Currit ne nje tjeter pozicion (ne krah te majte te mbrojtjes ose te mesfushes)". Emri i Mergim Mavrajt nuk eshte i panjohur ne ambientet e Kombetares.

TCH
Foto:Mergim Mavraj,gjate festimit te golit me skuadren e tij BOCHUM

610x.jpg
______________________________________________________


Ari Hann fton Sadrijajn ne kombetare

Bajram Sadriaj, mesfushori i talentuar i Borusias së Dortmundit në Bundesligën 1 gjermane, pritet të veshë fanellën kuqezi.

Mesfushori kosovar – mban rekordin për kartonin e kuq të marrë vetëm pas disa sekondave aktivizim- është shprehur për prestigjiozen “Sport Bild” se ka marrë një kërkesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, holandezi Arie Haan. 22-vjeçari vlerësohet për karakterin e tij energjik në lojë.

A.S.
Foto:Bajram Sadrijaj,gjate nje ndeshje me ekipin e tij Borussia Dortmund

81836678.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Ishalla hajd pac fat dhe sukses edhe befsh sa me shum gola :D
 
Last edited by a moderator:
Ja nje gol i Sadrijajt para 1 jave :)

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=TIOocZnUPaQ&feature=related]YouTube - Borussia Dortmund- Sadrijaj, Traumtor[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top