Gjaku i Kastriotëve është vërtet ndër më fisnikët në orient

6F44A008-D624-4D26-9CB8-22A465F03996-1126x1536.jpeg

Gjaku i Kastriotëve është vërtet ndër më fisnikët në orient.​




I madhi Castriot ME LLAGAP Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit i autorit Zannovich”, përkthyer nga suedishtja dhe botuar në shqip në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë, faqe 256 në të dy gjuhët shqip dhe suedisht, një histori e padëgjuar deri më sot shkruar nga të huajt për Kryetrimin Gjergj Kastrioti.


“Historia që kam treguar është e shkurtër; unë e pranoj këtë dhe në mënyrë të pakonsiderueshme është e ngarkuar me rrethana të vogla. Sidoqoftë, pak a shumë unë kam thënë gjithçka.

lg.php
Kur njeriu nuk ka asgjë më shumë për të thënë se sa e vërteta e pastër, ai mund të thotë shumë me pak fjalë. Natyra e thjeshtë është elokuente në një zemër, e prekur nga kaq shumë fatkeqësi.


Vetëm ajo ma ka vënë penën në dorë; është gjithashtu edhe ajo që duhet të presim se çfarë mund të nxjerrë në pah kjo histori.


Unë nuk jam ushqyer nga lulet e elokuencës, dhe as nga arti i një vokalisti, por jam vetëm një saraj, që nuk di asgjë tjetër përveç se fuqisë absolute, e privuar nga çdo shpresë.


Aty jetoj unë në errësirë. Por mjerisht! Tani jam aq i pafat sa vetë errësira nuk mund të më mbulojë nga përndjekja e armiqve të mi dhe për të keqen time pa lumturi!

Duke u zgjuar, i vetëm dhe i tradhtuar në zotërinë e miqësisë egoiste, nuk pres pushim deri në varr, megjithatë, unë mund të përziej hirin tim me etërit e mi! Por jo!”

Zannovich, Stephan, apo Stiepan

Shënim i nxjerrë nga libri I madhi Castriot ME LLAGAP Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit i autorit Zannovich, Stephan, apo Stiepan (1751 – 1786) (lindur në Pastrovich, një qytet bregdetar Dalmat në kufirin e Malit të Zi, më 18 shkurt 1751, kreu vetëvrasje në birucë në Amsterdam në 25 maj 1786).

Një nga aventurierët më të çuditshëm, më të guximshëm dhe me iniciativë i gjysmës së dytë të shekullit të 18-të.

Ka kohë që përmes mikut tim dhe i gjithë shqiptarëve në Suedi Ullmar Qvick, të kisha dëgjuar të flitej për një libër në gjuhën suedeze që i kushtohej Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, por ishte shumë e vështirë të bihej në te, sepse ishte libër i botuar këtu e 200 vite me parë në kryeqytetin e Mbretërisë së bashkuar Suedeze në Stockholm.

Nuk kishte ekzemplar në shitje as në bibliotekë për huazim për lexim. Libri në atë kohë ishte përkthye nga gjuha gjermane në atë suedeze dhe shtypur nga Anders Zetterberg, Stockholm, 1788.

Pas një pune të mundimshme por frytdhënëse arrita që të bie në kontakt me Bibliotekën Mbretërore në Stockholm e cila ruan në arkivat e saj të gjitha materialet e publikuara me vite.

Mora përgjigjen se ekziston ky libër dhe se mund të huazohet për lexim vetëm në lokale të bibliotekës, pasi që është vetëm një kopje e librit që ruhet këtu.

Në kontakt me Bibliotekën mësova se mund të skanohet libri dhe të merret për lexim dhe punë të mëtejme çka edhe ashtu veprova, skanova librin dhe e mora me vete.

Ishte i shkruar në gjuhën e vjetër suedeze që ishte shumë e vështirë për mua të kuptohet. Kontaktova miq, bashkëpunëtor suedez, shoqata suedeze për ndihmë në përkthim dhe përshtatje ku edhe ia dola pasi miqtë suedezë më erdhën në ndihmë me këtë.

Falënderoj famullitarin Sven Esselius për ndihmën në përkthim dhe përshtatje nga suedishtja e vjetër, komentimin dhe shpjegim e shumë shprehjeve, ndërsa për punën në përshtatjen dhe shpjegimin e drejtë të emrave në gjuhën shqipe mike nga Universiteti i Shkodrës zonjën Luljeta Dushi.

Libri I madhi Castriot ME LLAGAP Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit i autorit Zannovich, Stephan lindur në Budva, Shqipëria veneciane, 18 shkurt 1751 – Amsterdam, Republika Hollandeze, 25 maj 1786), e quajtën Hanibal, ishte një aventurier dhe shkrimtar i “Letrave Turke”

Ai kishte shkruar në italisht, frëngjisht, latinisht, gjermanisht dhe serbisht. Ai ishte një stilolaps i Gluck, Pietro Metastasio, Voltaire, Jean le Rond d’Alembert, Jean Jacques Rousseau, Catherine Great and Frederick William II të Prusisë, të cilit i kushtoi një libër me vargje frëngjisht të përkthyera nga italishtja, “L’Alcoran des Princes Destinés au Trone”.

Giacomo Casanova përmend Stefano Zannovich, i cili bëri një vizitë në Vjenë nën aliat e Princit Castriotto d’Albanie. Nën presionin e autoriteteve, ai u largua në fund të korrikut 1784 për Poloninë dhe më vonë për Hollandën (Provincat e Bashkuara).

Zannovich kishte bërë një punë të madhe dhe me përkushtim rreth Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit sa ku ishte në Holandë dhe Gjermani, pasi që nxori në dritë librin e tij kushtuar Heroit Kombëtar.

Është interesant se si erdhi që libri i Zannovich të vjen dhe të përkthehet nga Anders Zettenberg dhe të botohet në gjuhën suedeze në vitin 1788 në Stockholm, nuk i kam arritur të gjej shënime lidhur me këtë.

Lidhur me atë se si ka ardhur deri tek ajo që Zanovich të merret me heroin tonë kombëtar ai thotë në libër: O! Ti je trashëgimtari i denjë për titullin CESAR, për virtytet e tua! Por vetëm mos harro se ti je APOLLO, mbrojtës i epokës sonë.

Rrëfimi i Zannovich fillon nga Mbretëria e Gjon Kastriotit dhe vazhdon me të madhin Gjergj Kastrioti biri i Gjon Kastriotit dhe i Vojsavës, vajza më e madhe e Princit të Tribalëve.

Mbretëria e Shqipërisë, një provincë evropiane, e vendosur përgjatë grykës veneciane, e rrethuar me male, shkëmbinj malorë, moral të thellë, ishte e sunduar tashmë e 710 vjet nga kjo familje e shkëlqyer, origjina e së cilës humbet në shtigjet e paarritshme të së kaluarës.

Pozicioni i favorshëm i këtij vendi, guximi i këtyre banorëve të maleve dhe disponimi luftarak i tyre, i bëri ata të frikshëm dhe të rrezikshëm për fqinjët e tyre, e sidomos për turqit.

Gjergji nuk ishte më shumë se gjashtë vjeç atëherë: sapo u ekstradua në Perandorinë Turke, ai u bë synet në bazë të ligjeve të Mehmetit.

Ndërsa ai zotëronte të gjitha cilësitë e mendjes dhe trupit që mund ta bënin një princ të ri të rehatshëm; ai madje në këtë moshë të re e tregoi veten në mënyra fisnike, duke lartësuar të menduarit.

Atëherë Murati tregoi një simpati të veçantë për të: dhe i kishte dhënë një edukim mjaft të mirë.
Kostandini, Johani dhe Stanislaus, vëllezërit e tij më të mëdhenj, më parë ishin gjymtuar nga komanda e Muratit, por pas disa kohësh, ata u helmuan dhe u ekzekutuan në Serrillanga nga një helm i ngadaltë.

Një fat i njëjtë e priste edhe Gjergjin, por dukej se ishte shkruar në Librin e Providencës se i vetmi numër i këtij gjaku fisnik duhet të mbetej gjallë, në mënyrë që më pas, ne pasardhësit e tij, do të ishim edhe më shumë të kënaqur me famën e tij.

Në atë kohë, ndërsa Gjergji rritej dhe bëhej më i madh, edhe forca i rritej aq shumë sa askush në vendet e lindjes nuk kishte një trup më të fortë, krahë më të mbushur dhe guxim më të patrembur, sa ai.

Atij iu vu në dispozicion një mësues mjeshtër, i cili i mësoi Gjergjit turqisht, arabisht, greqisht, italisht, sllovenisht, si dhe Gjuhën Latine, e cila pas rënies së perandorisë ishte po aq e rrezikshme për të rinjtë, sa besëtytnia për adhurimin e vërtetë të Zotit.

Ata e mësuan Gjergjin të përdorë armët, të kalërojë si dhe të bëjë të gjitha ushtrimet e trupit, që janë të nevojshme për të pasur sukses në shërbimin ushtarak.

Ai përfitoi njohuri për veten e tij aq mirë nga ata mësues të aftë, të cilëve iu ishte besuar edukimi i tij, që jo vetëm në të gjitha konkurset publike ai fitoi të gjitha çmimet konkurruese, por, gjithashtu, ai çdo ditë merrte çmime të reja dhe lëvdata nga Murati.

Në moshën 18-vjeçare, Perandori e kishte emëruar atë komandant të mbi 5 000 kalorësish, duke e dërguar në Azi. Gjaku i Kastriotëve është me të vërtetë ndër më fisnikët në Orient, sepse është rrënjosur në fillimin e botës me shekujt e ardhshëm.

Kronikanët turq thonë se koka e shtetit otoman ishte një bakërpunues. Sa i përket Kastriotit, ata i bëjnë atij një nder më të madh. Ata pretendojnë, dhe Kantomiri e konfirmon këtë, se paraardhësi i Kastriotit ishte Paulus – Emilius, Roman i aftë, i cili, afër Epidaurit, mundi mbretin e Epirit, i tmerrshëm nga numri i madh i elefantëve të tij.

Sidoqoftë, nuk është çështja e kërkimit të paraardhësve të kësaj familjeje, por vetëm për të zbuluar pasardhësit e tij. Moreri është mashtruar, e them me siguri. Sepse unë mund të them sikurse Eneas: Et quorum pars magna sum. Detyra e një shkrimtari të historisë është, gjithashtu, të mos thërrasë veten, sepse as feja, as atdheu, as mbreti, dhe as vetë – dashuria nuk duhet të lejohet kurrë të jetë udhëheqësi ynë në një histori, por një ngjarje historike.

Moreri pretendon se pasardhësit e fundit të kaq shumë mbretërve u zhdukën në luftën e vitit 1525.
Në arkivat e bibliotekave të Konstandinopojës ka një vijueshmëri të pandërprerë dokumentesh të prejardhjes së Kastriotit. Por le të qëndrojmë për një moment te ky hero i njohur, i cili ka qenë dekor i madh në familje në një epokë.

Gjergj Kastrioti ishte mburoja e Krishtërimit dhe tmerri i Perandorisë Osmane, siç kemi thënë, tashmë. Princi Huniad i Hungarisë, një rival i tij, po më vonë edhe miku i tij, tha, kur ai goditi ushtrinë me reputacion të Muratit II në brigjet e Danubit:

Unë fitova betejën në momentin kur Kastrioti ktheu kalin e tij për në Shqipëri, kjo është një gjë aq e jashtëzakonshme për nderin e Skënderbeut sepse ai mposhti të dy perandorët, për të cilët turqit duhet të falënderojnë për vazhdimin e tyre në Evropë, për pushtimet e tyre më të mëdha dhe për ndikimin e tyre të jashtëzakonshëm në çështjet politike të të krishterëve.

Ai nuk kishte të bënte me një Mustafa të dobët, i cili hodhi paratë e tij te peshkatarët, por jo me një osman femër, që çdo herë ishte midis dy Czircaziennermë të mëdhenj në mbretërinë e tij. Por trimëria e tij ishte e pranuar nga Murati, me nofkën As – Bineb, ose hero i palodhur.

Ai shkaktoi humbje aq të mëdha që herën e parë dhe e lejoi të shihte mrekulli kaq të mëdha në artet luftarake me aq shumë guxim saqë princi vdiq për këtë pikëllim dhe indinjatë. Ti mund ta shohësh në Shqipëri, afër ose pranë qytetit të Lezhës, në një lartësi të vogël, pjesërisht një varr me një xhami dhe disa shtëpi aty afër. Ky vend, nga turqit quhet hija e Muratit.

Pasi Murati kishte bërë pushtime të mëdha në Evropë dhe Azi, pasi nënshtroi mbretërinë e Kostandinit, ai dështoi në të gjitha sulmet e tij kundër Kastriotit dhe krishtërimit. I tillë ishte ky njeri, që dora e Perëndisë i kishte dhënë atë formë, i cili deri në fatkeqësinë e familjes së tij, që nga koha e lindjes së tij!

Gjergj Kastrioti kishte një ndërtim fizik trupi shumë të fortë. Njeriu mund të shihte kokën e tij të ngrihej mbi ushtarët e tij. Ai kishte një hundë shqiponje, lëkurë të bardhë të spërkatur me tone trëndafili, ballin e gjerë dhe mjekrën pak të shtrembër.

Portreti që i ngjan më shumë, ngjan me statujën që kanë në Shqipëri, pastaj është ajo që është në Galerinë e Madhe në Toscana. Ai ka një mjekër të plotë, kryqin e Shën Gjonit, të cilin e mbarti me përkushtim dhe çizmet e verdha që ishin zbukurimet e tij të zakonshme. Në kohën e pushimit, ai pëlqente ta mbante kokën të zhveshur.

Por në fushëbetejë, ai ishte i kujdesshëm për të veshur një shami me shumë pendë struci, për t’u treguar, tha ai, para ushtarëve të tij, se atje ku është koka e tij, atje do të ishte armiku. Thuhet se kishte diçka të pazakontë dhe të veçantë me fuqinë e Kastriotit. Ai dukej se kishte një natyrë tjetër nga njerëzit e zakonshëm.

Sikur të mos i ishte nënshtruar nevojës së njerëzimit nga vështirësitë, ai mund të jetonte ditë të tëra pa ngrënë ose pa pirë. Dukej se një dorë e padukshme drejtonte çdo therje që bënte. Ai tregon se ka qenë për 22 vjet në luftë, por edhe në shumë beteja më herët, dhe se asnjëherë nuk ka marrë ndonjë dëmtim, me përjashtim të një të lehti në njërën këmbë.

Shumë ngjarje të tjera janë përshkruar rreth tij, të cilat dukeshin të mbinatyrshme. Injoranca e të tjerëve zbulon diturinë e tij. Perandorët gjermanë e quajtën atë shqiponja e gjallë e Krishtërimit. Ai e riktheu mes shteteve të tij princin e Silistrisë.

Mehmeti u tha gjeneralëve të tij kur foli për Skënderbeun: – Unë do ta njoh gjithmonë Kastriotin në fytyrën e tij, por kurrë mbi supet e tij; sepse ai kurrë nuk më ka kthyer shpinën. Kur dilte plotësisht i armatosur për betejë, e gjente veten në mes të kampit të tij, i lumtur, i sigurt, aq entuziast, saqë jepte një ndjenjë të fortë ushtarake te ushtarët e tij.

Elokuenca e tij ishte e natyrshme dhe aq e qëndrueshme me veprimet e tij, sa në vend të tij ai i bëri ata qartësisht të përkryer dhe të vendosur në vendimin për të hedhur veten në krahët e rrezikut dhe vdekjes, si dhe për të ndjekur mbretin e tij për të triumfuar dhe jo për një rezultat të pasigurt të luftës.

Ky njeri i madh nuk ishte i tmerrshëm për askënd tjetër, përveçse për armiqtë e tij. Ai ishte një mik njerëzor, i këndshëm dhe i sigurt për vartësit e tij. Ai ishte jashtëzakonisht bujar dhe i shpërbleu të gjithë ata që shkëlqyen në shërbimin e tij. Ai ishte i lumtur nga lavdërimet e tyre. I njihte emrat e pothuajse të të gjithë ushtarëve të tij, zemrat e të cilëve i fitoi tek ata përmes mënyrës së tij të guximshme dhe të sjellshme për të komunikuar.

Trimëria, rastësisht, ishte gërshetuar me butësi të madhe dhe mirësi maksimale. Mund të thuash që koha e njihte gjenialitetin e tij dhe njerëzit zemrën e tij. Ai kurrë nuk e kurseu veten duke i lënë të varfrit të pikëlluar dhe të provonin efektet e mëshirës së tij.

Unë nuk di lavdi tjetër për një regjent, përveç mirëqenies së popullit të tij. Kur ti mendon në të njëjtën mënyrë, atëherë ndoshta unë do të uroj më të mirën e miqësisë suaj (Letrat në gjuhën arnaute mund të gjenden në arkivat e Shtëpisë Kastrioti Cernojvic në Malin e Zi e ruajtur në kishën katedrale të Shën Veneranda në Cetinje.)!

Gjatë punës sime rreth përkthimit unë vet isha i interesuar të di më shume rreth autorit të këtij libri madhështor me vlera të mëdha historike, kombëtare dhe letrare, të pa kontestueshme dhe me fakte bindëse për historinë e një çerek shekulli të heroit tonë kombëtar si sundimtar i trojeve arbërore, mendoj sa ka vlere qe edhe sot të jetë udhërrëfyes në jetën e përditshme në trojet tona.

E në fund të librit autori thotë për heroin kombëtar: Fati që më përcolli mua është ngulitur aq tmerrësisht, saqë edhe pas vdekjes sime, hija ime do të jetë e gjallë, lëvizëse, fluturuese dhe hiri im do të shpërndahet rreth e rrotull.

Sidoqoftë, nëse është e vërtetë që kushdo që vdes i panjohur, vdes më pak i pakënaqur, nuk do të pendohem më. Unë, tashmë, jam vdekja borgjeze për botën. Viktima fatkeqe e një politike të rreme dhe false.

Është koha që unë të heq dorë nga kotësia dhe të shpresoj në gradën më të lartë mashtruese, e cila është burimi i gjithë vuajtjeve të mia! Prandaj heq dorë nga ajo për çdo kohë. Unë jap titullin e preferencës së një zemre të ndershme dhe të sinqertë, mbi të gjitha përfitimet e tjera. Gjithçka shkon, gjithçka ndryshon. Ah! Le të humbasë emri im si një re për diell më shpejt se sa unë meritoj emrin e së keqes!

Ligji i botës është: Aksident për fitimtarët! Megjithatë, nëse jam i brishtë, i ndjeshëm ndaj padrejtësive të fatit, atëherë është për të më ngritur edhe më shumë, e jo të jem i rraskapitur. Heshtja është durimi im, karakteri i qortueshëm nuk është shenjë e një shpirti të frikësuar. Njeriu duhet të jetë i madh, të durojë pa degraduar një fat të tillë të frikësuar. Por a mësoni pak nga kjo se ju nuk do të prisni një përshëndetje të lumtur?

Lumturia ndjen lodhje për t’ju ndjekur, a nuk do t’ju lejonte ajo të hidhnit armët, për t’ju lënë të paktën të shijoni pushimin? Jo: dëshirat e mia janë të shumta, mënyra ime e të menduarit është e pandryshueshme, armiqtë e mi më kanë dhënë goditjen e fundit. Dhe mësova të vdes prej saj. I lirë? Po: por në mjerim dhe errësirë.

Delikate për padrejtësinë, por edhe më e ndjeshme ndaj miqësisë, zemra ime nuk dëshiron asgjë më shumë se një shkretëtirë ku mund të varros imazhin e një personi, me kujtimin e madhështisë sime. Aty, i vetmi besimtar i vetvetes, nuk do të shohë më as padrejtësi, as të padrejtën.

Që unë të heshtja para tyre, do të ishte kundër të drejtave të mia. I barabartë në fjalim me mbretërit pa i tallur ata dhe nëse i përçmojnë, ose nëse i respektojnë si të mirë ose të këqij.

Ndërsa ai fliste, u përhapën thashethemet se turqit, të cilët kishin dëgjuar për sëmundjen e tij, filluan të shkatërrojnë dhe djegin të gjithë vendin. Megjithatë, këtu, ai në këtë situatë që ishte, nuk e braktisi guximin e tij, shpresa se edhe një herë do të ishte në gjendje të përdorte vartësit e tij, ringjalli sërish fuqinë e tij të rraskapitur, fuqinë që po vdiste.

Kastrioti harroi vuajtjet e tij. Ai e njihte më me dinakëri atdheun e tij: Ai kërkoi armët dhe kalin e tij; Junag ishte krahu i djathtë dhe njeriu i besuar tij. Ai i kishte shërbyer për 10 vjet, me një dashuri të pashoqe që kishte kaluar të gjitha provat dhe kishte ndarë të gjitha rreziqet me të.

Por, pasi forca mendore e mbretit nuk mbështetej nga ajo e trupit, ai u tha kapitenëve të tij: – Marshoni përpara, shokët e mi, ja armiqtë tanë. Unë shumë shpejt do të vij pas jush. Sapo turqit panë përkrenaren e Kastriotit duke u valëvitur, dhe jo më pak se të habitur se sa të goditur nga tmerri, ata kërkuan shpëtimin e tyre, por jo në ndonjë mënyrë tjetër përveç se duke ikur.

Ata braktisën prenë e armët e tyre dhe ikën tërë natën nëpër male. Por ata u përndoqën nga ushtarët e Kastriotit, të cilët i bënë që të humbnin aftësinë e tyre, dëshirën dhe vullnetin për të ardhur përsëri në këtë vend.

Dikush mund të shohë nga kjo përmbajtje e shkurtër e tregimit të tij se ai kishte fituar me të drejtë shumë tituj të luftëtarit të pathyeshëm, fisnikërisë, mbrojtësit të emrit të krishterë, të trungut të fesë dhe të Aleksandrit të Ri, që atij i ishin dhënë nga papët, nga mbretërit e bashkëvëllezërve të tij dhe atë të Skënderbeut, të cilin edhe armiqtë e tij e nderuan.

Por kaq shumë lavdi dhe lumturi u zhdukën në një çast! Pas vdekjes së tij, u dukën furtunat. Bubullima dëgjoheshin nga të gjitha anët mbi kokat e pasardhësit të tij! Turqit, me Kuranin në njërën dorë dhe me shpatë në tjetrën, sollën më pas shkatërrimin e kësaj mbretërie të bukur, të cilën e vunë nën zgjedhën e skllavërisë.

Vdekja, skllavëria dhe shkatërrimi sot janë të dukshme në të gjithë Shqipërinë dhe gjurmët e përgjakshme të luftërave të Mehmetit. Kujtimi i këtyre fatkeqësive; historia e tyre, që unë, si shkrimtar i historisë, jam i detyruar ta portretizoj, më bën edhe mua që të derdhi lot. Sidoqoftë, do të hesht. Por ekziston një vuajtje kundër së cilës zemra më stoike nuk mund të ngurtësohet kurrë.

Unë jam biri i diellit dhe nuk mund të qëndroj duke më poshtëruar. Asgjë në botë nuk është më poshtëruese sesa të shihet padrejtësi dhe të qëndrosh në heshtje. Por mjerisht! Burri, i cili ishte më i denji për t’u bërë i pavdekshëm, ishte gati t’i paguante natyrës thesarin, të zbriste në varr atë natë, pas aq shumë fitoresh, aq shumë epërsie, për të mos lënë asgjë në kohën e tij, përveç familjes së tij, për Krishtërimin, mbështetja e të cilit ai ka qenë, sesa kujtimi i emrit të tij dhe veprat e tij heroike pas vdekjes.

Kjo me të vërtetë ndodhi, pasi dha një provë për një frikë të sinqertë të perëndisë dhe për këtë mori sakramentin e kishës me devotshmëri shembullore; ai ia dorëzoi shpirtin e tij Zotit dhe trupin e tij tokës më 17 janar 1467, në vitin e 65-të të jetës së tij dhe në vitin e 38-të të mbretërimit të tij. Në ditën e tretë pas vdekjes, i shoqëruar nga djali i tij dhe njerëzit me lot në sy, me flokë të çrregulluar dhe të varura mbi shpatullat e tij, të përkulura.

Ky libër shkruar këtu e 200 vite më parë në gjuhën gjermane e përkthyer edhe në gjuhë tjera e ndër të tjera edhe atë suedeze dhe botua në Stockholm në 1788 mendoj se ka vlera historike, të cilat duhet të studiohen sepse shoh se bien në kundërshtim me shumë teori dhe hipoteza të sotme lëshuar nga “njohës të historisë” sonë, e që mendoj se duhet analizuar dhe parë me një sy tjetër.

Libri ka vlerë edhe për atë se thëniet e të madhit Skënderbe edhe sot po të analizohen kanë efektin e tyre në jetën e përditshme në të gjitha trojet shqiptare sepse edhe sot i kemi ato probleme rreke të jetës së përditshme.

Pra, është një libër që me të vërtetë vë në pah shumë gjëra të cilat deri më sot nuk janë hasur në librat e shkruara për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin. Por ia lëmë lexuesit të japë mendimin dhe vlerësimin.

mapo.al
 
Kronikanët turq thonë se koka e shtetit otoman ishte një bakërpunues. Sa i përket Kastriotit, ata i bëjnë atij një nder më të madh. Ata pretendojnë, dhe Kantomiri e konfirmon këtë, se paraardhësi i Kastriotit ishte Paulus – Emilius, Roman i aftë, i cili, afër Epidaurit, mundi mbretin e Epirit, i tmerrshëm nga numri i madh i elefantëve të tij.

Sidoqoftë, nuk është çështja e kërkimit të paraardhësve të kësaj familjeje, por vetëm për të zbuluar pasardhësit e tij. Moreri është mashtruar, e them me siguri. Sepse unë mund të them sikurse Eneas: Et quorum pars magna sum. Detyra e një shkrimtari të historisë është, gjithashtu, të mos thërrasë veten, sepse as feja, as atdheu, as mbreti, dhe as vetë – dashuria nuk duhet të lejohet kurrë të jetë udhëheqësi ynë në një histori, por një ngjarje historike.

mapo.al
Do shkëpusja këtë pjesë, sepse pikërisht ky është çelësi i të qenurit shkrimtar historik. Gjë të cilën shumë pak e kanë poseduar, në shkrimet historike të tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top