Gianni De Biasi, në mbështetje të Shqipërisë

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Pas tërmetit që tronditi Shqipërinë, ku 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të lënduar, sensibilizimi dhe ndihma ka qenë e madhe nga njerëz të njohur të ekranit, por jo vetëm.

46.png
Edhe ish-tranjeri i kombëtares, Gianni De Biasi ka ofruar mbështetjen e tij për personat e prekur nga tërmeti. Përmes një videomesazhi, De Biasi ka treguar se miqtë e tij “Bici E Solidarieta’ Carovigno” organizojnë në datë 14 Dhjetor një takim bamirësie në mbështetje të personave të prekur nga tërmeti. Ai bën thirrje që pjesëmarrja të jetë e lartë, që edhe kontributi të jetë më i madh.




“Përshëndetje të gjithëve! Miqtë e mi të “Bici E Solidarieta’ Carovigno” organizojnë të shtunën, më 14 Dhjetor, një takim bamirësie në favor të njerëzve të goditur nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të merrni pjesë sa më shumë, për të dhënë edhe ne kontributin tonë. Edhe një herë faleminderit. Forca Shqipëri!”/tvklan.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top