GENC POLLO Kthimi i lumtur i djalit plëngprishës

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
GENC POLLO Kthimi i lumtur i djalit plëngprishës

ImageNga gushti i vitit 1999, kur Genc Pollo, nënkryetari i ri dhe simpatik i Partisë Demokratike në opozitë, vendosi të rivalizojë kryetarin Berisha, deri sot në gusht të vitit 2008, kur ai bëhet zëvendëskryeministër i qeverisë Berisha, kanë kaluar 9 vjet.

Duken si 9 vjet të rrugëtimit të djalit plëngprishës për t’u kthyer sërish në plëngun e vjetër, në vatrën e vjetër, tek i njëjti baba. Kronika politike e ditës thotë se në vjeshtë, një nga kushtet e lënies së Ministrisë së Arsimit të një prej ministrave më performantë të qeverisë Berisha është dhe ky: në vjeshtë Partia Demokrate e Reformuar do të shkrihet në Partinë Demokratike të Berishës. Dhe ç’është më e rëndësishmja: Genc Pollo do të bëhet në riformatimin e ri politik të kësaj partie nënkryetar i PD-së. Tamam fabula e kthimit të djalit plëngprishës.

Vetëm se paksa ndryshe: nëntë vjet më vonë, kthimi i Genc Pollos në çatinë e tij të parë politike bëhet në kushtet kur shumë ujëra kanë rrjedhur, kur shumëçka ka ndryshuar, kur praktikisht gjithçka ka ndryshuar në politikën shqiptare.



Genc Pollo në fakt ka një rrugëtim sui generis në jetën politike shqiptare. Zëdhënësi i parë i PD-së, këshilltari i presidentit Berisha dhe më pas sekretari i përgjithshëm i PD-së e nënkryetari i PD-së në vitin e tmerrshëm 1997, shpejt, shumë shpejt, u profilizua si njeriu alternativ i Berishës, i cili mbante mbi shpinë bilance historike, por dhe kosto historike për tranzicionin shqiptar. Brenda dhe jashtë vendit, të gjithë e deshën dhe e besuan këtë. Ndoshta Genc Pollo qe i fundit që iu përgjigj në verën e vitit 1999 dëshirës së përgjithshme që dikush ta rivalizonte kryetarin e Partisë Demokratike, që t’i jepte një alternativë të re asaj partie historike për tranzicionin shqiptar, e cila me Berishën në krye kishte marrë për vete nga ngarkesa e kryetarit. Ndaj, me një garë dinjitoze, në verën e vitit 1999 Genc Pollo u fut për të rivalizuar kryetarin historik të PD-së. Të gjithë e donin këtë. Në publik kishte një frymë për lider të rinj, ndërkombëtarët flisnin kundër klasës së vjetër politike, përveç diçkaje që ishte plotësisht kundër: vullnetit të hekurt të Sali Berishës për të mbijetuar në politikë. Pas kësaj, kronika njihet. Genc Pollo tërhiqet nga gara dy ditë para Kongresit. Kongresi nuk e zgjedh as anëtar të Këshillit Kombëtar. Pas një viti e ca, ai dhe grupi i tij mbështetës ikin nga Partia Demokratike dhe themelojnë Partinë Demokrate. Në një histori diversioni, kulimash politikë dhe konfliktesh për emrin dhe siglën mes PD-së dhe PS-së e bënë të palavdishme historinë e disidencës së reformatorëve. Por gjithaq duhet theksuar se, pas ikjes së reformatorëve të Genc Pollos nga PD-ja, filloi ajo që njihet si “FILLIMI I RI” për PD-në dhe Sali Berishën. Duke nxjerrë jashtë reformatorët, Berisha u mori atyre tezat dhe qëndrimet, bojkotoi bojkotin, u largua nga metodat e opozitës agresive, filloi dialogun me ndërkombëtarët dhe qeverinë, derisa e gjitha kjo përfundoi me projektin e bashkimit politik të së djathtës për zgjedhjet fitimtare të 3 Korrikut.



Nga ky moment, realisht, ato për të cilat reformatorët luftuan në fakt u realizuan dhe në këtë mënyrë Genc Pollo dhe partia e tij mënjanë e kanë humbur arsyen e të qenit një logo më vete. Po ashtu, Genc Pollo, me performancën e tij si ministër i Arsimit këto tre vjet të qeverisjes, është çmuar si aset i qeverisë rakitike të Sali Berishës, e mbuluar kryesisht nga betejat politike, por pak nga administrimi i imët e strategjik i punëve të vendit.

Genc Pollo kthehet kështu i rivlerësuar, me profil, me bilanc, por gjithsesi duke iu imponuar partisë, që dikur e flaku për tezat dhe pikëpamjet që ai shfaqi. Edhe pse qëllimin bazë për të cilin u nis nuk e arriti, Berisha është prapë shefi i tij. Pollo është sërish në shtëpinë e vjetër, por në lagjen e politikës shqiptare, ku tashmë shumëçka ka ndryshuar. Ndaj po rinis një lojë të re. Me 9 vjet eksperiencë më shumë.





NARD NDOKA

Përpjekja sizifiane e demokristianëve

Image
Nuk u ecën demokristianëve në politikën shqiptare. Nuk u ecën që nuk u ecën. Ka vite, që prej fillimit të tranzicionit shqiptar, që ata mëtojnë e mëtojnë të ngrenë krye, por sërish nuk ia dalin dot. Talenti më i madh i tyre ishte ai që askujt nuk ia priste mendja: Nard Ndoka. Ai arriti t’i bënte demokristianët në 2 vitet e fundit një forcë politike imponuese, një grup parlamentar, me një ministri dhe dy zëvendësministra. Por prapë diçka nuk ecën tek demokristianët shqiptarë. Në verën e këtij viti Berisha “i çgradoi” demokristianët shqiptarë nga postet, pasi i përçau për disa muaj, dhe i ktheu pikërisht në fatin e tyre të përhershëm: disa parti, disa shpirtra, disa fraksione, individë etj., etj.



Nard Ndoka, deputeti demokrat i çuditshëm i 1997-ës, që iu imponua listës së Partisë Demokratike nga Vau i Dejës, ishte ambicioz dhe kishte dëshirë për protogonizëm. Në fillim, ai spikati shpejt si një prej deputetëve të veriut, që mbështeti Genc Pollon kundër Sali Berishës në rivalitetin e vitit 1999, kur konsiderohej që të djathtën e veriut Sali Berisha e kishte të akaparuar njëherë e mirë, përgjithmonë.

Njeri i terrenit, me mbështetje të fortë në bazë, pa atë pretendimin intelektual të shtirur që adoptojnë ata që hyjnë në politikë, i hapi probleme të rënda PD-së në zonën e Shkodrës dhe rajonin e veriut në tërësi kur, bashkë me reformatorët e Genc Pollos, i çanë partinë Sali Berishës në vitin 1999. Pas zgjedhjeve të 2005-s, kur Partia Demokrate e Reformuar i rrinte ngushtë ambicies së tij, Nard Ndoka ra në tentacionin demokristian, duke provuar edhe ai aventurën demokristiane. Këtë aventurë nuk e kishte çuar gjëkundi as Zef Bushati, as Nikollë Lesi, dhe tanimë ishte rasti që Nard Ndoka të provonte. E bëri, dhe me suksesin e ngritjes të një guri sizifian. Ndoka shpalli largimin nga PDR-ja dhe në një kongres surprizë u bë kryetar i Partisë Demokristiane. Brenda pak javësh sajoi një grup parlamentar me 8 deputetë të marrë andej-këndej, por që kishin një rëndësi vitale për shumicën e brishtë të Berishës në parlament.

Kjo forcë parlamentare e sajuar u imponua shpejt në parlament me numrin 8 të deputetëve. Përpara ishin zgjedhjet lokale të 2007-s dhe zgjedhja e presidentit të ri të Republikës, ndaj ky numër u bë vital për mazhorancën e Sali Berishës. I mori Berishës një post ministri për vete (atë të Shëndetësisë) dhe një sistem të tërë postesh që i takojnë një partie të koalicionit dhe u tregua luajal me Berishën, duke i dhënë votat për të gjitha votimet delikate, duke filluar nga ligjet e fortkontestuara për gjobat, për votën, për Bamir Topin president dhe votimet për ndryshimet kushtetuese.

Sakaq, një sajesë parlamentare si grupi i demokristianëve, është po aq e lehtë për t’u atakuar. Fillimisht disa goditje të demokristianëve për korrupsion, arrestimi i një zëvendësministri, i një drejtori të rrugëve etj. ia ulën kokën Nard Ndokës. Nga ana tjetër, performanca e dobët në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, kriza e thellë e sistemit tonë shëndetësor, e bënë marshin e veprimit të Nard Ndokës gjithnjë e më të vogël. Ndaj, në verën e vitit 2007, Nard Ndoka, pasi Sali Berisha kishte përfunduar të gjithë nevojat jetike për votat e tij, u gjend pa asnjë armë mbrojtëse. U shkarkua nga ministri i Shëndetësisë dhe pak a shumë është sot një parti në koalicionin qeveritar pa pushtet. Guri sizifian i demokristianëve u rrokullis sërish drejt fundit.

A do ta ngrejë sërish këtë gur Nard Ndoka? Të presim. Ai është ambicioz dhe për momentin ekziston një hapësirë për t’u luajtur në zgjedhje.




Revista One
 
Me gjithe zymtesin qe munde ti japim ( sipas mendimit se bashkohen ujqerit e vjeter ), une shohe ne funde te tunelit nje fije drite se shqiptaret kane filluar ta mendojne politikisht. Uroje qe rrugen e tij ( partise se tij ) te ndjekin shume parti miniaturale ne bashkime te ndryshme partiake ku do krijoheshin blloqe te medha ne te cilat lufta e brendshme do sillte vetvetiu vleren ne skene. :ciaoo:
 
po kot nuk quhet politike se ka gjera te tilla,ndarje,bashkime e ribashkime....
vec dicka jasht teme: pse ky lajm tek 'te fundit nga bota e spektaklit?
-ju lutem hapini temat ne nenforumet perkatese!'
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top