Gegërishtja e jugut, versioni shkencor i Lajpcigut që i qëndroi kohës

Që para 100 vjetësh, në vigjilje të lindjes së shtetit të ri shqiptar, albanologu gjerman, Gustav Weigand, një dijetar që u mor pjesën më të madhe të jetës me çështjet ballkanike, dha dy ide të mëdha për projektin e ri të ndërtimit të Shqipërisë, që gjuha zyrtare shqipe të bazohej mbi gegërishten e jugut, me të folmen e Elbasanit, çka u realizua dhe gjeti zbatim më vonë, dhe ideja e dytë, ishte që Elbasani të behej kryeqytet i Shqipërisë, por që për arsyet që dihen nuk u realizua asnjë herë. Por më parë se të flasim për këto ide të tij, le ta njohim më parë profesorin:
largea_albanologjia1421079666.jpg
Kush ishte profesor Weigand

Për ta thënë që në fillim, veç studimeve të mëdha dhe serioze mbi çështjet ballkanike dhe sidomos të vllahëve, Weigand, pasi humbi dy fëmijë gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjeti një mënyrë origjinale për të ruajtur energjitë nga dhimbja dhe vetmia, u dha i tëri pas ndërtimeve, pas vreshtarisë dhe frutikulturës. Ai ndërtoi vetë shtëpitë me materiale rrethanore, tulla dhe baltë dhe zbukuroi një kopshti të madh, të cilin e kishte trajtësuar gjithashtu pas kujtimesh nga vendet e ndryshme të Ballkanit që hulumtoi në jetën e tij. Që nga viti 1888 e deri në vitin 1930, që vdiq do të ishte docent e profesor i gjuhëve romane pranë Universitetit të Lajpcigut. Më 1893 ngre këtu Institutin për gjuhën rumune, i pari i këtij lloji jashtë kufijve të Rumanisë. Ai ishte ndër dijetarët e rrallë që zhvilloi konceptin e filologjisë ballkanike, duke njohur disa gjuhë të gadishullit, që megjithëse të ndara si gjuhë më vete, megjithatë ato kanë karakteristika të përbashkëta dhe përbëjnë një familje të madhe falë shkëmbimeve dhe ndikimeve të shumta që kanë pësuar ato nga njëra-tjetra në rrjedhë të shekujve. Profesori i Lajpcigut e mësoi shqipen më së pari si toskërishte në Manastir, pastaj me një elbasanas gegërishten në Athinë. Ka qëndruar dy herë në Shqipëri të mesme, sidomos në Elbasan, para se t’i jepte formën përfundimtare Gramatikës së tij që u mbështet mbi gegërishten jugore.
01-1.jpg
Gustav Weigand, kontribuues i shquar në studimet ballkanologjike, hartues atlasesh gjuhësore, hulumtues i marrëdhënieve mes gjuhëve e kulturave të popujve ballkanikë, vështruar në kontekstet e tyre historike e etno-folklorike, zuri një vend të rëndësishëm edhe në debatet shkencore mbi historinë e gjuhës shqipe, veçanërisht përmes 12 argumenteve të tij mbi prejardhjen e saj prej trakishtes.



Ideja e gjuhës zyrtare shqiptare

Profesori i Lajpcigut në një nga veprat e tij lidhur me gramatikën së tij që u mbështet pikërisht mbi gegërishten jugore shkruan:

01 (1)“Mund të ngrihet pyetja, përse vura në themel të gramatikës sime dialektin geg jugor të Elbasanit. Pata arsye të ndryshme: ishte e domosdoshme më së pari që të zgjidhja një dialekt qendror, i cili është i kuptueshëm si për toskët ashtu dhe për gegët, e këtu vinte në diskutim vetëm gegërishtja jugore, edhe pse deri atëherë nuk përdorej si gjuhë letrare. Shqipëria e Mesme është kryesisht muhamedane, e këtu zhvillimi aq më pak ngulitja e gjuhës kombëtare ishte i pamundur për shkak të fanatizmit të klerit, ndërkohë që, në Veri, falë propagandës katolike, u nxit drejtpërdrejt zhvillimi i një letërsie në gjuhën kombëtare me alfabet latin. Në jug te toskët, ku prej kohësh shkollat greke kanë ndikuar për emancipimin dhe kulturën, shpejt filloi edhe shkrimi i gjuhës amtare; edhe këtu zuri vend një propagandë e fortë kombëtare, kështu ndodhi që gegët e jugut përdorin si gjuhë shkrimi toskërishten dhe jo dialektin e tyre. Mirëpo kjo toskërishte, që i përgjigjet pak a shumë dialektit të Korçës, paraqet vështirësi të mëdha për gegët e veriut, si për trajtat më të plota ashtu dhe për fjalorin. Anasjelltas, gegërishtja e veriut (shkodranishtja), për shkak të trajtave të saj me sinkopë (rënie zanoresh) të fortë dhe kthimin në fërkuese të fonemave qiellzore, shpesh është për toskët e pakuptueshme. Të gjitha këto vështirësi bien në qoftë se merret gegërishtja jugore. Elbasani, për arsye të vendndodhjes së tij në qendër të Shqipërisë, në një zonë thjesht shqiptare, anë Via Egnatias së vjetër në luginën e Shkumbinit, ku ndahen rrugët që shkojnë drejt Tiranës, drejt Durrësit, drejt Beratit-Vlorës, është si i paracaktuar të bëhet kryeqyteti i një Shqipërie të lirë, e cila në këto çaste që po shkruaj ende nuk ekziston, por që i ka të gjitha gjasat të realizohet. Hapja e një shkolle pedagogjike në këtë qytet është fillimi më i mirë, për t’i dhënë elbasanishtes, përkatësisht gegërishtes jugore vendin që ajo meriton.” Profesor Aleksandër Xhuvani, drejtori i Shkollës Normale të Elbasanit, e përdor argumentin dhe intuitën shkencore të Weigandit, duke thënë se gramatika e tij duhej marrë si “udhëheqës për hartim të librave shkollarë”.



Gabime, që nuk ia zbehin shkëlqimin

Në opsionet shkencore lidhur me shqiptarët dhe origjinën e tyre Weigand gabon në dy çështje; E para, në prejardhjen e shqiptarëve, të cilin e nxjerr jo nga ilirët, pasi, sipas tij, gjuha shqipe është e varfër në terminologjinë detare; dhe teza e dytë e gabuar, se gjuha shqipe nuk ka të bëjë me gjuhën rumune. Të dyja këto teza janë hedhur poshtë nga albanologët të ndryshëm. Madje, për të dytën, është marrë vetë Eqrem اabej, i cili shpreh të kundërtën, se gjuha shqipe dhe rumune për shkak të afërsisë gjeografike dikur kanë qenë e njëjta gjuhë që më pas janë ndarë dhe kanë evoluar secila për llogari të vetë. Pavarësisht këtyre gabimeve, të cilat natyrisht kanë bërë edhe punën e tyre, e kanë zbehur disi emrin e tij, përsëri ai ngelet një shkencëtar albanolog me një kontribut të shquar, që duhet vlerësuar ashtu siç është vlerësuar në disa vende ballkanike për të cilat ai punoi si në Rumani, Bullgari, Greqi etj., ku ka emra rrugësh, shkollash, institucionesh etj.
ekspozita_42.jpg


Ekspozitë për balkanologun Gustav Weigand

ekspozita_42 10 vjet pas themelimit të Bibliotekës Kombëtare, në vitin 1930, dhurata e parë që i është bërë asaj, është fondi personal me 81 libra, koleksione gazetash, antikuarë, letra dhe dorëshkrime, i balkanologut Gustav Weigand. Para disa ditësh, me rastin e 155-vjetorit të e lindjes të studiuesit të shquar gjerman, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përkujtoi gjestin e tij elegant dhe shkencor të dhurimit duke organizuar ekspozitën e titulluar

“Biblioteka e një albanologu”, e cila është shoqëruar me një referim shkencor mbi kontributin gjuhësor të Weigand-it nga balkanologu Prof. Dr. Dhimitri Bello (Universiteti i Tiranës).

Punimet shkencore të Weigand, bibliografi

Veprat e tij janë themelore për gjuhët rumune (Atlas gjuhësor i trevës dako-rumune, në 2 vëllimi 1898, 1909), arumune (Arumunët, në dy vëllime 1894-1895), bullgare (Fjalor bullgarisht-gjermanisht dhe Biblioteka bullgare, 9 vëllimi nga 1916-1919) shqipe (Gramatikë e gjuhës shqipe, 1913, Fjalor shqip-gjermanisht e gjermanisht-shqip 1914). Studimet e tij për gjuhën dhe etnografinë e këtyre popujve i shoqëronte me qëndrime të gjata në vendet përkatëse. Kërkimet më intensive i ka bërë në Rumani, në Maqedoni, Olimp e Pind me vllahët e këtyre trevave. Për gjuhën shqipe G. Weigand njihet edhe për gramatikën e gjuhës shqipe, 1913 dhe fjalorin shqip-gjermanisht e gjermanisht-shqip, 1914.

Shqipëria, monopol i studiuesve gjermanë

Johann Thunmann, rezulton të jetë i pari studiues që u mor seriozisht me problemet e shqipes si profesor në Universitetin e Halle-s në Gjermani, në fillimshekullin e 19. Më pas, vepra e oficerit bavarez Xylander dhe e mjekut gjerman në shërbim të mbretit Otto të Greqisë, Karl Reinhold, të cilët tentuan të sillnin në vëmendje të botës së qytetëruar, gjuhën shqipe dhe bashkë me të edhe çështjen shqiptare. Thuajse në të njëjtin vit, një tjetër albanolog, dr. Johann Georg von Hahn, konsull i Austrisë në Shqipëri, po i jepte botës një vepër madhore, me lëndë të gjerë (Albanesîsche Studien, Wien 1853 dhe Jena 1854), mbarsur me shënime historike, një përshkrim të Shqipërisë dhe të zakoneve të racës, një përmbledhje gramatikore, shoqëruar me një lëndë të konsiderueshme mbi folklorin dhe në fund një fjalor me synime jo thjesht praktike. Pa dyshim se vepra e Hahn-it, parë nga perspektiva e sotme, nuk ka ndonjë vlerë të madhe shkencore, por përmbante një lëndë të pasur, një gramatikë të plotë të gjuhës shqipe, një thesar të vërtetë fjalësh dhe shprehjesh, duke kryer një rol misionari për brezat që do të vinin. ثshtë e vërtetë se ajo periudhë rreth mesit të shekullit të 19, ka qenë shumë frytdhënëse në këtë drejtim, pikërisht në këtë kohë hasim edhe studimet e Franz Bopp-it. Pak më vonë, gjejmë edhe kontributet e një tjetër linguisti gjerman, August Pott, dhe botimet e arbëreshëve De Rada dhe Kamarda që nuk shërbyen pak në mbjelljen dhe përhapjen e lëmit studimor të albanologjisë. Kjo disiplinë, si degë e veçantë e linguistikës dhe filo logjisë, u përqafua dhe u përsos me kontributin e profesorit Gustav Meyer, një ndër më të shquarit në këtë lëmë studimor. Më së fundi është Wegand që i vë vulën e studimeve mbi gjuhën shqipe me Gramatikën e tij.
dita
 
Titulli: Gegërishtja e jugut, versioni shkencor i Lajpcigut që i qëndroi kohës

Fjala vigjilje sasht gegnisht :p
 
Titulli: Gegërishtja e jugut, versioni shkencor i Lajpcigut që i qëndroi kohës

Vetem faktet nuk i qëndrojn kohës,,dhe Argumentat,,po Ta kishe studiuar nick Namen tim,,do të kishe mësuar se çfar ashtë Gegë,,por ti ke studiuar ktë Studiues nga Elbasani,,dhe i ke pas mundsit,,që un,hera e par që ja kam dëgjuar emrin!

Por me që e ke futur në ktë Forum,,un po të them se un jam rritur më shum në toks dhe nuk e përdori për të komonikuar me të,,por për të ba Fakt,,se un jam ushtar i emrit tim Albert Prengzi,,dhe luftoj për të arritur qëllimet dhe Objektivat e mia duke u maskuar në ktë nick Name dhe duke i dhën më të mirat nga ato që un i kam msuar në Shqipri,,për kohën që kam jetuar atje,,pra gjat fëmijëris,
Tani ti mund të thuash çlidhje ka kjo me temën,,por un jam Geg vet!

Dhe sigurisht se vëndlindja ime do të bahet Kryeqytet,,un nuk i bie studimeve sikur gjith studiuesit e tjer me mbajtur e me gjëra,,se nuk i kam as mundsit,,por kshtu marr pjes në ktë Tem,,dhe mësoj përse shkruani ju!

Apo keni noj Problem me ktë studim?? Na leni Ta bajm
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top