Gazetarja e guximshme e Alsat'it përzë nga studio politikanin maqedonas

legjenda

Tetova
Në emisionin e sotëm “Rruga Drejt”, ku po diskutohej për qeverisjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ku të ftuar ishin Nikolla Gelevski, aktivist politik, Ermira Mehmeti deputete e BDI-së dhe Stefan Vllahov Micev nga “Manifesti maqedonas”, organizatë që mbron politikat e VMRO-së, ky i fundit pati një përplasje verbale me drejtuesen e emisionit, Arta Tahiri.Në ndihmë të Tahirit erdhi edhe deputetja Mehmeti, por maqedonasi vazhdoi sërish.

Micev mesa duket e shqetësoi përdorimi i gjuhës shqipe në emision dhe nisi të ofendojë dhe të kërcënojë.

Teksa largohej nga studio, i përzënë nga gazetarja Tahiri, Micev kërcënoi se, do të vijë koha që shqiptarët nuk do të mund të flasin gjuhën e tyre në Maqedoni.

Gjesti i Arta Tahirit për ta larguar nga emisioni “Rruga drejtë” të TV Alsat-M, Stefan Vllahov Micevin nga “Manifesti maqedonas”, organizatë që mbron politikat e VMRO-së, për shkak të kërcënimeve dhe ofendimeve ka hasur në përkrahje të jashtëzakonshme te opinionin shqiptar.

Në të gjithë statuset në FB mund të vërehet përkrahja për Arta Tahirin, e cila me shumë profesionalizëm nuk e lejon që të vazhdojë me gjuhën e urrejtjes dhe ia tregon derën këtij bashkëbiseduesi.

“Bravo Arta Tahiri”, shkruan aktori Hashim Memishi Sopi, “Kjo është kolegeja Arta Tahirindjehem krenar për të, Tث LUMTث E NDERUAR”, shkruan gazetari Bashkim Sulejmani dhe shumë të tjerë që e kanë vlerësuar këtë reagim dinjitoz.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
largea_1-452-620x3301450371919.jpg
 
Titulli: Gazetarja e guximshme e Alsat'it përzë nga studio politikanin maqedonas

Shpresoj mos jete nje loje e sajuar vetem....!!!
 
Titulli: Gazetarja e guximshme e Alsat'it përzë nga studio politikanin maqedonas

Bravo per c'fare ...I'm confused.
 
Titulli: Gazetarja e guximshme e Alsat'it përzë nga studio politikanin maqedonas

Shpresoj mos jete nje loje e sajuar vetem....!!!

Me keta vertete nuk i dihet, por nuk besoj te jete loje, tani dhe me ceshtjen e federalizimit qe ua imponon perendimi ta marrin parasysh si nje mundesi jane rritur tensionet dhe do kete dhe acarime.
 
Titulli: Gazetarja e guximshme e Alsat'it përzë nga studio politikanin maqedonas

Me keta vertete nuk i dihet, por nuk besoj te jete loje, tani dhe me ceshtjen e federalizimit qe ua imponon perendimi ta marrin parasysh si nje mundesi jane rritur tensionet dhe do kete dhe acarime.

sa % jane shqiptare ne ato troje e qe keta duan ta fshehin si statistike fare?....
 
Titulli: Gazetarja e guximshme e Alsat'it përzë nga studio politikanin maqedonas

Hera fundit qe eshte bere regjistrimi i popullsise ka qene diku 2002-2004 nuk e mbaj mend sigurt dhe pikerisht per shkak te manipulimit nuk eshte bere me. Maqedonia perendimore ka nje teprice shqiptaresh, po do genjeja te thoja sakte sa, nese merr parasysh maqedone, shqiptare dhe nacionalitetet tjera mbase shqiptaret arrijne diku 35-40%... Maqedonia Lindore ka shume pak popullsi dhe shumica e tyre po marrin pasaporta bullgare, domethene eshte bere nje lemsh i tere...
 
ath do kemi loje shifrash dhe statistikash.
vetem nese cdo gje behet trasparente sic duhet....ndryshe veshtire do e kene pa bere gjurulldira
 
Titulli: Gazetarja e guximshme e Alsat'it përzë nga studio politikanin maqedonas

Pajisja me nje nacionalitet tjeter , nuk te heq pergjithmone nga lista e vendit te origjines. Origjinen se ndryshon dot.. Statistikat pastaj llogariten dhe ndahen ....ne ato qe jane te lindur ne vendin perkates & ato qe jane te ardhur nga vende te ndryshme.

Statistikat nuk mund ti manipulosh sipas qejfit, pasi ato kontrollohen dhe menaxhohen nga nje Juri/organizate perkatese .. nuk jam 100% e sigurte nese monitorizohen nga UNited Nations ...ose nga dicka e tille ose dicka te per afert.

Ps... Prb i k'tyre eshte qe nuk duan ti lene Shqiptaret te ngrene koke, por iku kjo kohe ... kshuqe llapin kot pa lidhje & ne Shqiptaret nuk duhet te ju japim shume rendesi k'tyre plehrave.. te cilen se kuptoj , pse ju japin kaq shume rendesi edhe i ftojne ne programet televizive tonat, kur k'to vete me mire vrasin veten se ftojne nje Shqiptar te diskutoje per gjera te tilla ne tv-te e tyre.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top