Gazetari i parë perëndimor brenda ISIS, kjo është ajo që zbuloi ai

legjenda

Tetova
Gazetari i parë nga shtetet perëndimore që u lejua të hyjë brenda territorit të Grupit Islamik në Irak dhe Siri, u kthye me një paralajmërim: “Grupi është shumë i fortë dhe më i rrezikshëm sesa që e paramendojnë shtetet perëndimore”

Jürgen Todenhِfer, i moshës 74, është një gazetar i njohur gjerman dhe publicist i cili udhëtoi nga Turqia për në Mosul, qytetin më të madh të pushtuar nga Isis, shkruan The Indepedent.

Ai ka në plan të publikojë një përmbledhje të tij "10 ditë në Shtetin Islamik" këtë të hëne, por në intervistat në mediat gjermane, ai ka zbuluar përshtypjet e para se si është jeta në ISIS.

Duke folur për “Der TZ” ,Todenhِfer, zbuloi se ai qëndroi në të njëjtin hotel në Bengazi, si James Foley, gazetar amerikan të cilit iu pre koka në gusht të këtij vitit nga ISIS.

“Natyrisht, unë kam parë gjëra të tmerrshme, video brutale. Dhe kjo ishte njëra prej shqetësimeve kryesore gjatë negociatave që unë të mos kem të njëjtin fat” shtoi ai.

Brenda qëndrimit në territorin e ISIS’it, Todenhِfer tha se përshtypja e tij ishte "se Isis është shumë më i fortë sesa ne mendojmë këtu".

Ai tha se organizata terroriste tani ka "dimensione më të mëdha se Mbretërinë e Bashkuar", dhe është mbështetur nga "një entuziazëm që unë kurrë nuk kam hasur në ndonjë vend tjetër të luftës”.
largea_isis_1451050988-22431411451053604.jpg
http://botasot.info/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top