Gazeta zyrtare e Vatikanit konfirmon se katër Papë kanë pasur origjinë shqiptare

Kresha

A pretty face can never trick me
25-2-640x431-640x431.jpg
“Osservatore Romano”, gazeta zyrtare e Vatikanit në Romë, ka publikuar një artikull të Giovanni Armillota me titull: “Pope Clement XI and the Albani Family”.

Në këtë artikull gazetari italian ka pasur për fokus ndërtimin e një biografie të shkurtër të Papës Clement XI dhe të familjes së tij, Albani, me prejardhje shqiptare, por pa lënë të pa cituar dhe emrat e të tre papëve, më të hershëm, që gjithashtu mësohet të kenë patur origjinë shqiptare.

Papa Saint Eleutherius (175-189) besohet të jetë Papa i parë ne Vatikan me origjinë shqiptare. Sipas artikullit në fjalë, Eleutherius ka shpërndarë masivisht mesazhin e Biblës në shumë vende të Perandorisë Romake.

Papa Saint Caius (283-296) njihet si Papa i parë që vendosi rregullat strikte të sjelljes dhe hierarkitë mes peshkopëve të vatikanit. Gjithashtu gjatë periudhës së papatit të Caius në fronin perandorak të Romës ka hipur një nga figurat më të njohura të antikitetit, Diokleciani.

Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tij nuk e harroi kurrë origjinën e tij shqiptare dhe sipas historianëve ky Papë ka dërguar dhe ndihma konsistente popullit të Dalmacisë që ndodhej nën zgjedhën e serbëve dhe hordhive barbare.

Papa Clement XI (1700-1721) është Papa më i vonë me origjinë shqiptare. Sipas ‘Osservatore Romano’ familja e Clement XI është pagëzuar me mbiemrin “Albani” pasi rridhte nga një familje e zhvendosur në Urbino të Italisë, por që kishtë luftuar në krah të Skënderbeut gjatë çerekshekullit të rezistencës ndaj okupimit Turk. Papa Clement XI pasi mësoi për origjinën e tij shqiptare, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të tij.

Gjatë kësaj periudhe vetë “Këshilli i parë Kombëtar Shqiptar” (1703) u mblodh dhe u brumos pikërisht nga udhëzimet klerikale në lidhje me çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe baritore, transmeton telegraf.

Gjithashtu, gjithmonë sipas “Osservatore Romano”, Papa Clement XI ka dhënë një kontribut të madh në unifikimin e kishës, duke e arritur një rezultat pozitiv, përkohësisht, dhe në trojet shqiptare ndërsa njihet dhe për dështimin që pati në orvajtjen për konvertimin në katolicizëm të Carit Rus, Pjetri i Madh.

Burimi: //njekomb
 
Attachments

  • 25-2-640x431-640x431.jpg
    25-2-640x431-640x431.jpg
    36.9 KB · Shikime: 0
  • 25-2-640x431-640x431.jpg
    25-2-640x431-640x431.jpg
    36.9 KB · Shikime: 0
Po more i kemi patur, por cfare kontributi kane dhene keta pape per vendin tone kur ishin ne krye te klerit katolik a me thote njeri apo jo....?
 
Po more i kemi patur, por cfare kontributi kane dhene keta pape per vendin tone kur ishin ne krye te klerit katolik a me thote njeri apo jo....?

Une them si shumica, ne jemi e mira e hallkut, e zeza e vetit :v
 
mjafton se kan qen shqiptare ..hajt mo boll paskan dhen?
 
Perëndia i shpërbleftë këta njerëz, sepse ata frymojnë dhe veprojnë për fe, jo për komb.
Mirë për ta.
 
Po pse ato ushtrite qe mbrojten gurin e varrit te jezusit , nuk ishin kryqezata ?
Po ti mendon vertete se skenderbeu ishte 2,5 m dhe shpata e vet ne ate kohe ishe baras me nje avion bombardues ?
Jo or jo , coban , ushtar , shkolle , komandant nga Gjergj ja vun Skender , i dhan titull e bla bla bla . U rikthy me 300 ushtare dhe u ndesh me nje nga ushrite me te frikshme qe ka njohur historia ,vec kesaj na ndihmoi dhe venedikun .
Kruja e atehershme si NATO sot , ka problem vjen Skenderbeu ???
Perralla te bukura .
Figuren e skenderbeut e lartesoi kisha katolike asokohe , hero i nje populli te vogel.
Kaq .
Ne breza besimi i familjes time ka qene mix midis orthodox dhe bektashi .
Une personalisht besoj ne islam , po kjo sdo te thote qe e trashegova besimin nga pushtuesi , prandaj kujdes !
Shoku. Këtu po bëhet fjalë pas Skenderbeut ;)
Ata Papë në Vatikan që.flet tema janë nga familjet Nobel shqiptare të arratisur në Itali pas vdekjes së Skënderbeut.
Mos i përziej letrat pa sens
Ps. Nuk përmenda fjalën islam kund. Por turq e osmanli.
Islami në Shqipëri ishte edhe para pushtimit Osman.
Rri shtrembert e fol drejt :)
 
Po pse ato ushtrite qe mbrojten gurin e varrit te jezusit , nuk ishin kryqezata ?
Po ti mendon vertete se skenderbeu ishte 2,5 m dhe shpata e vet ne ate kohe ishe baras me nje avion bombardues ?
Jo or jo , coban , ushtar , shkolle , komandant nga Gjergj ja vun Skender , i dhan titull e bla bla bla . U rikthy me 300 ushtare dhe u ndesh me nje nga ushrite me te frikshme qe ka njohur historia ,vec kesaj na ndihmoi dhe venedikun .
Kruja e atehershme si NATO sot , ka problem vjen Skenderbeu ???
Perralla te bukura .
Figuren e skenderbeut e lartesoi kisha katolike asokohe , hero i nje populli te vogel.
Kaq .
Ne breza besimi i familjes time ka qene mix midis orthodox dhe bektashi .
Une personalisht besoj ne islam , po kjo sdo te thote qe e trashegova besimin nga pushtuesi , prandaj kujdes !
Figuren e Skenderbeut e lartesuan veprat e tij, jo gjysem kraba a plusi i stergjatur.
 
Figuren e Skenderbeut e lartesuan veprat e tij, jo gjysem kraba a plusi i stergjatur.
Veprat ?
Me 300ushtare pretendon te largosh nje nga sulltanet me te tmerrshem te historise ?
Filmi eshte ber nga ruset , mos e shif , ta shpif . Behu real .
Alexandri i Madh , ka qene vertete i madh ,ai qe pushton eshte i madh , jo ai qe ben mundje dore me ariun ok ? ?
 
Shqiperia perbehej nga 300 ushtrate e Gjergjit ? Pse ja fut kot aman?

Pastaj po ishte i afte e largon ushtrine edhe me nje ane te nje pende :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top