Gabimet e shpeshta që bëni kur gatuani makarona

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gabimet e shpeshta që bëni kur gatuani makarona

ita-650x358.jpg

Për të bërë një pjatë të shijshme me makarona, nuk duhet të jeni domosdoshmërisht italianë, edhe pse ju këshillojmë të rrini larg tyre nëse s’doni që t’ju bombardojnë me këshilla të tipit ‘’mjaft e teprove me kripën”, ‘’nuk bëhet salca kështu’’ apo ‘’nuk duhen zier aq shumë’’.
Edhe pse është pjata më popullore dhe e thjeshtë në botë, shpeshherë bëni ca gabime ”trashanike” që as i merrni me mend se janë ”përgjegjës” për shijen e tyre jo të mirë. Ja cilët janë 5 gabimet që bëni kur gatuani makarona:

1.Hidhni vaj gjatë zierjes:
Në qoftë se mendoni se vaji i ullirit që hidhni gjatë zierjes do të pengojë ngjitjen e makaronave, dijeni që po çoni kohën dhe vajin tuaj dëm. Vaji nuk bashkohet me ujin, thjesht del në sipërfaqe.

2.Hidhni kripë në momentin e fundit: Ok, ky truk mund të funksionojë gjatë zierjes së fasuleve, por kurrsesi për makaronat. Këshillohet që ta shtoni sapo uji vlon pasi vetëm në këtë mënyrë do të tretet njëtrajtësisht. Sipas ekpsertëve të kuzhinës, për 100 gr makarona duhet të përdorni 7-8 gr kripë.

3.I lini të zieni më shumë seç duhet: Të ziesh një pako makarona për 45 minuta ?! Mos ia thoni ndokujt këtë pasi me siguri do t’ju quajnë ‘’të çmendur”. Respektoni gjithmonë orarin e shënuar në konfeksion, ata që nuk i duan al dente mund t’i lini edhe 3-5 minuta më shumë.

4.I shpëlani në fund: I mbani mend makaronat që shiten në shitore para viteve ’90 me mbështejellësen tipike kafe? Ok, mamatë tuaja i shpëlanin me ujë të ftohtë, por ky është ndër ato gabime që s’duhet bërë. Pas zierjes duhet thjesht t’i bashkoni me salcën. Ujin e ftohtë lëreni në frigorifer ose shërbejeni gjatë ngrënies.

5.Derdhni ujin e makaronave: Ujin e makaronave jo vetëm që nuk duhet ta hidhni, por mund ta përdorni edhe për shumë gjëra të tjera përveç salcës. /Lajmi.net/
 

Attachments

  • ita-650x358.jpg
    ita-650x358.jpg
    29.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top