Fushata e “Apple”, ju ofron para nëse zëvendësoni Androidin me një Iphone

Gjigandi teknologjik “Apple” ka sfiduar “Google” duke publikuar fushatën e madhe gjatë së cilës u ka bërë thirrje përdoruesve që të heqin dorë nga telefonat Android.

“Apple” e ka quajtur fushatën “Kalimi nga Androidi” në ueb faqen e vet dhe ka publikuar pesë video në YouTube. “Apple” në fushatën e re premton se “jeta është më e lehtë me iPhone”.

“Për dallim nga shumë telefona tjerë, të dhënat e rëndësishme në iPhone-n tuaj janë nën enkriptim dhe të mbrojtura me shifrën tuaj”, pohon kompania “Apple”.

Kompania ofron edhe 250 dollarë për ata përdorues, të cilët telefonat e vet të vjetër Android i zëvendësojnë me iPhone, por nëse e ndërroni Samsung Galaxy S6 përdoruesit fitojnë vetëm 150 dollarë.

Më shumë se 81% e telefonave në botë përdorin softuerin “Google” në krahasim me 19 % që përdorin atë të “Apple”.

Samsung ishte prodhuesi më i popullarizuar gjatë vitit të kaluar dhe kishte madje 20% të të gjithë telefonave të shitur në vitin 2016, kurse Apple kishte vetëm 14% të tregut.
Dita
 
Ky eshte pucllik...nuk e nderroj me thone te drejten edhe te ma falin kete Iphone .
 
JO per kete sesa per fasilitetin qe ka ne perdorim.... u lodhem me gjerat e veshtira e te komplikuara, te pakten ne kete drejtim ti kemi thjesht e thjesht

Kjo qe thua ti eshte arsyeja kryesore qe Android ka kaq shume perdorues dhe njekohesisht arsyeja pse une i them qe i perket e ardhmja.
 
Une isha rehat me android por ndryshimin e bera jo me vullnetin tim.. dhe pastaj u futa ne kete lojen me numra.. 5,6,7 etj.

Telefonat jane produkt qe krijojne klient lojal. Kur nje here kapesh pas nje brendi, veshtire ta nderrosh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top