Fuqia e fjalëve të mira

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një grup bretkosash po udhëtonin nëpër pyll, kur papritmas dy nga to ranë në një gropë shumë të thellë.



frosch.jpg

Të gjitha bretkosat tjera u mblodhën përreth gropës dhe kur e panë se sa e thellë ishte ajo, bretkosave fatkeqe që kishin rënë brënda u thanë se tashmë kurrë nuk mund të dilnin nga aty. Dy bretkosat i injoruan fjalët dhe komentet e tyre dhe vetëm provonin që të kërcenin e të dilnin nga gropa.

Bretkosat tjera vazhdonin që t’iu thonin atyre të dyjave që të ndaleshin së provuari, meqë tashmë ishin thuajse të vdekura. Në fund, njëra nga dy bretkosat fatkeqe e morri parasysh atë që i thanë bretkosat përreth gropës dhe u dorëzua. Ajo u gremis dhe vdiq (ngordhi).

Bretkosa tjetër vazhdoi së kërcyeri me tërë fuqinë që e posedonte. Përsëri, bretkosat përreth gropës çirrëshin duke i thënë që të ndalonte së munduari dhe thjesht ta pranonte vdekjen. Ajo kërceu edhe më fuqishëm dhe hop doli nga gropa gllabëruese.

Kur doli, bretkosat e pyetën: “Pse vazhdove të kërceje, a nuk na dëgjoje ne?!” Ajo u sqaroi dhe ua bëri me dije se ishte e shurdhër dhe se mendonte që ato po i jepnin kurajo gjatë gjithë kohës.

Tregimi në vete ngërthen dy mesazhe:

1. Në gjuhë është fuqia e jetës dhe e vdekjes. Një fjalë ikurajuese dikë që ka rënë poshtë nga sprovat e jetës mund ta ngrejë atë dhe t’i ndihmojë që të shkojë lartë e më lartë.

2. Një fjalë destruktive (e dëmshme) për dikë që ka rënë poshtë nga sprovat e jetës mund të jetë vërtetë vdekjeprurëse. Prandaj, ke kujdes se çfarë fjale nxjerr gjuha jote. Le të nxjerrë fjalë jete e jo vdekjeje.

Fuqia e fjalëve … ngandonjëherë është vështirë për të kuptuar se një fjalë ikurajuese mund të luajë kaq rol të madh. Secili mund të flasë fjalë që mund t’i shkaktojnë vetëm dëm atij që është në vështirësi.

I veçantë është ai që e shfrytëzon kohën edhe për t’i inkurajuar të tjerët! B.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top