Funerali i gramatikës

fcbesia

Anëtar i Respektuar

Alba Malltezi

Kisha vënë re vështirësi dhe probleme në të shkruar te shumë gazetarë të rinj, por letra e kushërirës sime dëshmon se gjërat po vishen dhe me lustrën e indiferencës nga ana e mësimdhënësve.


Një nga kushërirat e mia më shkroi këto ditë një e-mail: "Alba të dua shum. Un jam shum mir dhe deshirohesha qe dhe ti te jesh shum mir…". Kushërira ime e vogël shkon drejt vitit të fundit të shkollës së mesme dhe aq sa jam informuar nga prindërit e saj dhe nga mbarë fisi, është nxënëse e shkëlqyer. Flet disa gjuhë të huaja: italisht, frëngjisht, anglisht, por kjo çështja e shqipes më duket shqetësuese. Ka frekuentuar shkollat më të mira private në Tiranë dhe të gjithë janë të kënaqur me rezultatet e arrira. Ndërsa kohët e foljeve, përgjatë gjithë letrës që mora, nuk kishin të bënin fare me ato që na mëson gramatika, por edhe shumë fjalë të tjera humbnin gërma në rrugë e sipër, më keq se dhëmbët e një boksieri në prag të K.O. Gramatika e gjuhës tonë është ndër më të vështirat në të vërtetë dhe sot për sot numërohen gati me gishta ata që shkruajnë vërtetë mirë në shqip. Kisha vënë re vështirësi dhe probleme në të shkruar te shumë gazetarë të rinj, të cilët kanë kryer studimet gjatë viteve të tranzicionit, por kjo letra e kushërirës sime dëshmon se gjërat jo vetëm nuk po përmirësohen, por po vishen dhe me lustrën e indiferencës nga ana e mësimdhënësve që mesa duket e lëshojnë kollaj vlerësimin maksimal edhe për raste të dëshpëruara. Gramatika duket e parëndësishme, sidomos kur nxënësit kanë prirje për shkenca ekzakte apo arte, por besoj se një gjuhë korrekte është gjithmonë një kartëvizitë e mirë. U nxita të shkruaj periferinë e sotme pasi po lexoj dhe një libër të një autoreje franceze, Muriel Barbery, "Eleganca e Iriqit", ku një nga personazhet kryesorë, vetëm 12 vjeçe, flet kështu për gramatikën: "Unë besoj se gramatika është një portë drejt bukurisë. Kur flasim, kur lexojmë apo kur shkruajmë, kuptojmë nëse kemi shkruar apo po lexojmë një fjali të bukur. Jemi në gjëndje të dallojmë një shprehje të bukur apo një stil elegant. Por kur bëjmë gramatikë, depërtojmë në një tjetër përmasë të bukurisë së gjuhës. Të mësosh gramatikën shërben ta seleksionosh, ta vështrosh, ta shohësh lakuriq në një farë mënyre. Vetëm fakti që ekzistojnë lloje të ndryshme fjalësh që duhet t'i njohësh mirë për t'i përdorur e kombinuar siç duhet, është emocionuese. Mendoj se nuk ka gjë më të bukur, për shembull, se koncepti bazë i gjuhës, pra ekzistenca e foljeve dhe emrave…". Me siguri kështu do të shprehej për gramatikën dhe mësuese Nadja që dikur jepte mësim në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja "Asim Vokshi", po kështu dhe i palodhuri profesor Gjovalin Shkurtaj. Ndërsa disa nga mësuesit e sotëm, duket se po ia bëjnë funeralin gramatikës e rrjedhimisht dhe shqipes.
 
Last edited by a moderator:
ثshtë me të ver8 dramatike kjo situatë.
Por po ta kapesh problemin nga zanafilla, kuptohet shumë lehtë ku qëndron thelbi.

Në klasën time në gjimnaz, ishte një kategori nxënësish që nuk nxenin fare në fakt. Dhe si përfundim, këta arritën të gjithë çuditërisht të rregjistroheshin në universitet në Elbasan apo të rralle në Tiranë dhe përfunduan me dhimbje studimet për mësuesi për degë të ndryshme.

Të jesh mësues, paguhesh shumë pak dhe është jashtëzakonisht torturuese. Një i ri, vetëm në qofte pa ambicje dhe pa shpresa mund të punësohet si mësues, në këtë profesion kaq të shenjtë.

Por ku vete mësuesja e sotme, deri dje ka qënë vetë dru në mësim, çfarë mund të presësh nga brezat që ajo do mësoje ???

Ky është vër8 funeral dhe tamam i heshtur. Fajin e ka shteti që fillimisht e ka bërë universitetin si patentë makine që cdokush mund ta ketë, që mjafton të rregjistrohesh për ta përfunduar dhe që mësuesit i paguan në mënyre aq qesharake saqë vetëm shtresa më pak ambicioze e shoqërisë mund të punësohet aty.

Tragjike !
 
Last edited by a moderator:
Vec sheqetesimit tend te drejte Nostra, problemi tjeter i gramatikes eshte se , gjuhes tone i eshte bere nje krim shume i madh , kur ajo u hoq nga shkolla e mesme
Gramatika mund te mesohet ne 8 vjecare , por ne ate kohe je shume i vogel per te fiksuar shume hollesira te gramatikes. E mesmja do ishte ajo qe do vuloste me te vertete ne kujtese e gramatiken . Duke qene se ne temesme nuk behet nje lennde equajtur gjuhe shqipe s'ke se si e klasifikon studentin e ardhshem nese do te studioje per mesuesi apo jo
Krimi me i madh akoma eshte bere kur gramatikes qe behet ne 8 vjecare i kane hequr edhe gegerishten ,shtratin nga ka rrjedhur shqipja.
Nje gramatike pa shtrat s'ka si te kuptohet dhe per me teper te mbahet mend
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top