Frika nga vuajtia eshte me keq se vet vuajtia

ida angel

:)
V.I.P
Po lexoja nje liber te Paolo Coelho ''Alkimisti ''....liber me nje nje moral shume te bukur ....do jua keshilloja ta lexonit .

Nga ky liber me mbeti ne mendje nje fragment shume real '' Frika nga vuajtia eshte me keq se vet vuajtia ''

affrontare-la-paura.jpg


Ndoshta jo te gjithe e shikojne veten ne kete pjese ,por ndonjehere duket sikur jemi ne njerzit qe i krijome problemet para kohe ,apo i hiperbolizojme gjerat aq sa behemi viktim e frikes pa e ditur mire se c'fare na pret e ardhmja .

A thua se ne jemi duke demtuar veten tone dita dites vetem se nuk njohim te ardhmen ,apo i druhemi asaj ?
Kjo i bie qe njerzit jane frikur dhe Zoti apo natyra e ka mallkuar njeriun duke ja ja bere te panjohur ate qe e pret .
 
Titulli: Frika nga vuajtia eshte me keq se vet vuajtia

Shume e vertete kjo thenie Ida..E kam lexuar dhe une kete liber dhe me ka ngel dhe mua ne mendje pikerisht kjo fraze...eshte shume e goditur..Njerezit shpesh ( duke futur dhe veten ketu ) tregohen shume ''frigacak'' ndaj nje problemi...Fillojme e parashikojme se cfar do ndodh ende pa ndodh asgje = > Si do ishte kur do ishte :26:...
 
Titulli: Frika nga vuajtia eshte me keq se vet vuajtia

une do thoja qe frika,jo vetem nga vuajtja, eshte vuajtje me vete
gjeja me e mire eshte qe t'perballesh me frikerat e tua me te medha, mos fshihesh pas tyre, kshu ajo ndjesi tretet, njeriu ndihet me i lire pa ndjesine e frikes :)
 
Titulli: Frika nga vuajtia eshte me keq se vet vuajtia

Eshte budallek mos kesh frike nga asgje... sepse nuk jemi prej celiku...e nuk "thyhemi", nuk semuremi, nuk vuajme...
Eshte budallek te lesh friken te te dominoj jeten, jeta meret shtruar dhe jetuar sic vin gjerat..
Kur te ndodhin do sdo do gjesh nje zgjidhje...

Duhet dhe frika ne jeten e njeriut te na bej me responsabil per jeten tone...por sic i thone "me mase e me limit"...cfare kalon masen ben dem...

---------- Post added at 17:07 ---------- Previous post was at 17:07 ----------

Ca me ben pershtypje : njerzit qe thone " sdua te dashurohem se kam frike se do vuaj..."
 
Titulli: Frika nga vuajtia eshte me keq se vet vuajtia

Paniku, eshte dukuri shume negative nese e mbjellim ne shpirt. Jo vetem frika (paniku) nga vuajtja por frika e rrembyer koti nga cdo dukuri shkakton panik te panevojshme dhe ne nje situate te tille zakonishte behen veprime kuturu.

Per mendimin tim gjithnje egziston zgjidhja, por, qendrueshmeria dhe kohezgjatja e cdo problemi qendron ne pergaditjen e nderdijes sone per zgjidhje. Nese situaten e marrim duke e qetesuar se pari veten shpirterisht dhe pastaj duke analizuar rruge zgjidhjet besoj se do e tejkalojme me lehte vuajtjen se sa ne rastin kur frikesohemi nga vuajtja akoma pa ardhur ajo. Nese krijojme panike them se vuajtja vetem se do na gjeje te shkaterruar dhe do na japi shkelmin e fundit. :motor:
 
Titulli: Frika nga vuajtia eshte me keq se vet vuajtia

Po esht shum e vertet....esht pikerisht ajo frika nga frika,apo vuajtja qe na bren pak nga pak dita dites e nuk na le te jetojme sic duhet te tashmen...e vrasim shum mendjen per te ardhmen duke harruar se jemi ne vete me veprimet tona qe denojme veten ne kete te ardhme
 
Titulli: Frika nga vuajtia eshte me keq se vet vuajtia

Sikur njeriu ta dinte qe do te vdiste , atehere ta them une qe nuk do te kishte deshire qe te lindete.....ne kete bote ekzistojne te gjitha e bardha dhe e zeza, e mira dhe e keqja, lumturia dhe vuajtja, pasuria dhe mjerimi....eshte vertetuar shkencerishte qe ka nje lidhje te drejteperdrejte midis gjendjes ne te cilen ndodhet njeriu, dhe asaj qe ai mendon ne trurin e tij...kjo munde te duket si paradoksale...por jane bere shume eksperimente qe e kane vertetuar nje gje te tille...pra nese ne koken tone ne do te kemi gjithmone vuajtje, atehere kjo do te ndodhe ne te vertete, dhe e kunderta nese ne mendojme ,pozitivitetin, pasionin,optimizmin,shendetin atehere, do te ndodhe ajo qe duam......jo vetem kaq, por ata njerez qe jetojne me pasion, optimizem,pozitivitet i trasmetojne keto vlera edhe ne shoqerine e tyre, dhe ne ambientin perreth, sepse ata Konsumojne vetem energji pozitive....Sepse ne univers ekzistone si energjia pozitive si ajo negative, jemi ne qe duhet te zgjedhim se cfare energjie te perdorim...pra ne, ne te gjithe qenien tone ,jemi pjelle e fantazise sone.................
 
Titulli: Frika nga vuajtia eshte me keq se vet vuajtia

Budallakia më e madhe e njeriut është ta nënshkruajë denimin vetvetes me dorë të vet.
Në jetë nuk është gjithmonë mirë, por as gjithmonë keq, andaj duhet marrë gjërat
që ndodhin normale e me gjakftohtësi. Gjithëçka është kalimtare dhe askush nuk ka vdekur
nga problemet dhe vuajtjet. Në fakt mu ato janë motori i lëvizjes, se po të mos ishin ato
ne as që do të lëviznim nga vendi dhe jeta nuk do të kishte më kuptim.
Siç e tha më lartë Scorpion, mendimet pozitive dhe optimizmi se do të bëhet mirë
janë zgjidhja e problemeve. Me një fjalë Zoti ka falë probleme, por edhe ka falë
zgjidhje për to!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top