Frika nga dështimi të çon drejt e në rrugën e padashur

Tuana

Nada é por acaso!
Fear-Of-Falling.jpg

Të qenurit pesimist në arritjen e suksesit, mendohet të jetë një arsye e fortë që çon drejt dështimit. Një përqindje e konsiderueshme e shumë rasteve rezultojnë të kenë provuar një eksperiencë të tillë.
Bëni një jetë të mirë personale. Mos bashkoni asnjëherë jetën profesionale me atë personale, pasi kjo e fundit nuk duhet ngarkuar në asnjë mënyrë. Në momentin që filloni t’i kombinoni të dyja atëherë do të humbisni interes. Dhe humbja e motivimit është një tjetër arsye e fortë që do të ndikonte negativisht në performancën tuaj të suksesit.

Shprehja “kur vini në punë lërini problemet në shtëpi” është më se e vërtetë. Pavarësisht se çfarë mund të jetë duke ndodhur në jetën tuaj, përpiquni të ruani Interes dhe motivim për punën.

Një tjetër faktor është dhe ambicia dhe për më tepër të treguarit e pasionit në bërjen e gjërave. “Bëj diçka që e dëshiron me gjithë zemër”. Kjo është një nga shprehjet e thëna nëse nuk do donit të dështonit. Përveçse mund të evitoni momentet e një eksperience jo fort të bukur do të mund të realizoni dhe karrierën që keni dashur.

Duke vendosur në një peshore avantazhet dhe disavantazhet e punës suaj, me pak forcë pasioni, duke mënjanuar stresin e përditshëm do t’ia arrini qëllimit tuaj. Jo vetëm kaq, por duke ditur arsyet që ju çojnë drejt dështimit, do filloni të shihni ndryshe. /Telegrafi/

 
Pe: Frika nga dështimi të çon drejt e në rrugën e padashur

Faktikisht jane gjera te verteta keta qe thuhen ne material,pavaresisht se duken pak si shume ideale...Gjithmone eshte thene te mos behet perzierja e emocioneve dhe problemeve te shtepise me ato te jashteshtepise,pune,shkolle,shoqeri etj etj...Shume pak njerez e arrijne kete gje,zakonisht tipat e durueshem,e tipat e matur arrijne te bejne nje ndarje te gjerave...Keta jane dhe tipa qe ndikohen sa me pak nga ambjenti dhe me pikepamje te gjere...
 
Titulli: Frika nga dështimi të çon drejt e në rrugën e padashur

I thone nje fjale...''frika nga vuajtia eshte me keq se vet vuajtia'' dhe kjo pune keshtu, e dramatizojme veten para kohe...por mbase jo per te gjithe, zakonisht optimistet, guximtaret i shohin me sy tjeter, eshte me shume çeshtje psikologjike.
 
Titulli: Frika nga dështimi të çon drejt e në rrugën e padashur

Kjo Esht Mesa E Drejt..Shumica E Njerezve Tundohen Nga Nje ""Frike"" E Brendshme Dhe Nuk Hedhin Hapin Qe I Thot Zemra Vetem E Vetem Mos Hhumbin Punen, Qytetin, Apo Dicka Pa Vler,Dhe Harrojn Se Cduan Vertet Dhe Ndjekin Rrugen E Gabuar,Jan Gati Te Vuajn Gjith Jeten Vetem E Vetem Nga Frika E Deshtimit..Ne Jete Njeriu Rrezikon,Jo Ne Vend Numero....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top