Frang Bardhi

WxP

Staf në FV.AL
Autori i tretë i rëndësishëm i letërsisë së vjetër shqiptare është Frang Bardhi. Midis autorëve të tjerë të kësaj periudhe, Bardhi zë një vend të vecantë. Duke ndjekur vazhdën e paraardhësve në veprimtarinë atdhetare, në fushën e krijimtarisë letrare i kalon caqet e përkthimeve fetare. Ai kishte interesa më të gjera. Bardhi bëri edhe përkthime fetare, por ato mbeten të pabotuara dhe
humbën, prandaj ai ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare si leksikografi i parë shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet në historine e letërsisë sonë me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skënderbeut„. Këto vepra e lidhin atë më tepër me humanizmin shqiptar sesa me traditën e letërsisë fetare të shekujve XVI-XVII.
Edhe për jetën e Bardhit dhe për veprimtarinë e tij kemi pak të dhëna. Lindi në Kallmet të Zadrimës më 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej që i perkiste një familjeje pjestarët e së cilës nuk u rreshtuan me pushtuesit.
Studimet i kreu në Itali, në kolegjin e Loretos dhe pastaj në atë të Propaganda Fides. Me 1635 u emërua peshkop i Sapes ( Zadrimë ). Në veprimtarinë e tij politike Bardhi do te jetë në rradhët e para të atdhetarëve që i përkushtohen luftës për t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe përparimit të vendit dhe të gjuhës shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit nën sundimin e egër osman, dëshira dhe përpjekjet për t'a ndihmuar atë që të shpëtonte nga kjo robëri, ishin shqetësime që e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe në relacionet që i dërgonte herë pas here Papës. Ja si shprehet në relacionin e vitit 1641 për rëndimet dhe poshtërimet që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, sidomos të krishterëve, nga arbitrariteti i feudalëve turq: "Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati, duhët të lerë peng rrobat e trupit për të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta …"
Relacionet e tij kanë edhe më shumë të dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore të popullit, për zakonet, traditën e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje që në hapat e parë të jetës së vet, si misionar i fesë, Bardhi hyri në konflikt të hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, të cilin edhe do ta padise si një nga shkaktarët e vullnetshëm të mbytjes së Budit. Konflikti do të ishte aq i ashpër sa me një letër drejtuar Vatikanit vetëm 4-5 vjet pasi kishte ardhur në Zadrimë, do të shkruante: "Në qoftë se do të shpëtoj i gjallë nga telashet që më shkakton kryepeshkopi, qoftë ai vetë, qoftë me anën e zotërinjve turq, do të vij në Romë, për t'i treguar të gjitha dhe për të kërkuar ndihmë.
Bardhi e shikonte detyrën e peshkopit jo thjesht si të një misionari kishëtar, por edhe të pregatiste të rinj shqiptarë të shkolluar e t'i vinte fre dërgimit të misionarëve të huaj në viset shqiptare. Ai kërkonte klerikë të arsimuar
shqiptarë, që t'u hiqeshin nga duart misionarëve të huaj shkollat që ishin hapur në vendin tonë për qëllimet e tyre të mbrapshta. Ai vetë, kishte nxitur dhe dërguar për studime në Itali, klerikë të vendit, të cilët do të merrnin dorë drejtimin e këtyre shkollave.
Vitet e fundit të jetës së Bardhit në vend që të ishin vite pune në lëmin e gjuhësisë e të letërsisë shqipe dhe të lëvizjes shqiptare për t'u çliruar, siç pritej prej hartuesit të fjalorit të parë të shqipes, përmbledhësit të parë të folklorit të parë të shqipes, prej mbledhësit të parë të folklorit tonë dhe prej mbrojtësit erudit të shqiptarisë së Skënderbeut, ishin vite lufte kundër pushtimit të huaj, ashtu edhe kundër synimeve të kishës katolike të Romës, vite që e lodhën shumë. Duke u gjendur në pellgun e kundërshtimeve dhe të intrigave që u thurren kundër tij më në fund u dorëzua, në mos drejpërdrejt, tërthorazi. Vdiq fare i ri, në moshën 37-vjeçare, në një kohë kur mund të ndihmonte shumë për zhvillimin dhe përparimin e vendit e të kulturës shqiptare.
Megjithatë Bardhi mbetet një nga figurat më të shquara të kulturës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai na la trashëgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skënderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi që kur ishte student dhe e botoi më 1635 në Romë. Autori thotë se e shkroi këtë vepër që t'i ndihmonte "…gjuhës sonë që po bdaret e po bastardhohet sa me parë të ve …„ Bardhin e brente kështu shqetësimi si ta ruante gjuhën shqipe që të mos prishej e të mos humbiste me të kaluar të kohës në kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetër t'u shërbente edhe klerikëve katolike shqiptarë që nuk dinin gjuhën latine. Fjalori përmban rreth 2.500 fjalë shqipe. Krahas fjalëve, jepen edhe togfjalësha që tregojnë përdorimin e tyre. Në këtë fjalor për herë të parë gjuha shqipe ballafaqohet me një gjuhë të përpunuar, siç ishte gjuha latine në atë kohë.
Përkthimi në shqip mbështetet kryesisht në gjuhën popullore, në fondin kryesor të gjuhës sonë, por shpeshherë Bardhi sjell në përdorim edhe shume fjalë të lashta. Me këtë vepër zë fill leksikologjja shqiptare, ndaj me të drejtë Bardhi quhet edhe leksikologu i parë në historinë e gjuhës shqipe.
Në fund të fjalorit, në një shtojcë, autori ka perfshirë edhe material gjuhësor, si; emra mashkullore e femërorë, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe të kështjellave kryesore të Shqiperisë, parafjalë, pasthirrma, disa mënyra të përshëndeturi si dhe një dialog të shkurtër.
Por kjo vepër i hapi rrugë dhe një dege tjetër të dijes shqiptare, folkloristikës sonë, sepse në të jane përfshirë edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetëm pak të përkthyera. Edhe në zgjedhjen e tyre autori niset nga qëllime të qarta patriotike. Ndër këto proverba, interes të veçantë kanë ato që dëshmojnë për vetitë e bukura morale të popullit tonë, veçanërisht ato që shprehin urrejtjen për pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj.
Në fjalorin e tij ka përdorur alfabetin latin, pothuajse njëlloj si Buzuku e Budi, me ndonjë ndryshim të vogël, çka të bën të mendosh se duhet të ketë njohur veprat e tyre.
Vepra tjetër e njohur e Bardhit është "Apologjia e Skënderbeut", botuar latinisht në Venedik më 1636. Titulli i saj i plotë është: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkëatdhetarëve dhe atdheut të tij prej Frang Bardhit". Vepra në të vërtetë është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur Apologjia e Skënderbeut. Këtë vepër autori e ka shkruar për 15 ditë, në kulmin e zemërimit, në rrugë e sipër, kur po kthehej në Shqipëri për të hedhur poshtë mendimet e pathemelta të një peshkopi boshnjak, që i mohonte Skënderbeut prejardhjen shqiptare. Më 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar një libërth ku pretendonte se Skënderbeu nuk ishte me origjinë shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviçëve. kjo rrethanë i jep veprës një frymë të mprehtë polemike dhe një stil energjik.
Këtë falsifikim Bardhi e quan të "kobshëm„ dhe ai iu vu punës për këtë vepër, se, po të heshtte, i dukej sikur do të tradhëtonte veten dhe atdheun. Pra , është ndjenja atdhetare ajo që e bren përbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punës së tij bëhet më e madhe kur kjo ndjenjë përkon me drejtësinë e çështjes që mbron. Bardhi do t'i japë popullit të vet atë që i përket, duke pasur parasysh më tepër të vërtetën se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes të rrëmbente një populli tjetër atë çka i përket atij. Dashuria e tij për atdheun fisnikërohet aq sa është e lartë edhe madhështore ideja dhe ndjenja e së vërtetës "Unë e mora përsipër këtë barrë, - thotë Bardhi, - jo për ndonjë arsye tjetër, veç që të qes para syve të tu
(lexues) të vërtetën lakuriqe, të panjollosur, sepse kjo s'ka nevojë të lyhet e të stoliset me fjalë të bukura edhe të rrema".
Dashuria për atdheun, për të vërtetën, për popullin, për historinë dhe heroin e tij, për gjuhën dhe traditat e larta janë idetë themelore që përshkojnë fund e krye veprën. Mendjemprehtësia, kultura, horizonti i gjerë dhe aftësia për t'i përdorur me mjeshtëri argumentet janë karakteristika dalluese të veprës dhe të vetë autorit.
Për të mbrojtur shqiptarësinë e Skënderbeut autori niset nga argumente të sigurta dhe të shumta historike, pa nënçmuar gojëdhënat. Ai zotëron plotësisht metodën e shkencës historike të kohës dhe vlerëson e krahason në mënyrë kritike burimet historike. Përveç kaq e kaq historianëve në zë që sjell si argumente në mbrojte të tezës së vet të drejtë, Bardhi si një njohës dhe mbledhës i i traditës gojore popullore, për të vërtetuar shqiptarësinë e Skënderbeut, shfrytëzon me mjeshtëri të rrallë gojëdhënat dhe faktin që emri i Skënderbeut dhe kujtimi i tij rrojnë të gjalla në ndërgjegjen e popullit.
"Vazhdimisht gjer në ditët e sotme, - shkruan autori, - bashkëkohësit tanë flasin për të dhe këndojnë me zë të lartë trimërinë e tij nëpër gostitë… dhe e quajnë Skënderbeun tonë me emrin "Kuçedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herë që shqiptohen këto fjalë, kuptohet vetëm Skënderbeu".
Ndjenja patriotike, dashuria për popullin dhe vendin e vet, krenaria për të kaluarën e tij të lavdishme dhe admirimi për heroin që çuditi botën me trimërinë e tij përshkojnë gjithë veprën. Këto përcaktojnë edhe disa cilësi të stilit të autori , si: patosin e ngritur, frazën e gjatë dhe të ngjeshur, gjuhën e mprehte plot thumba, për të hedhur poshtë fallsifikimet e kundërshtarit etj. Këto tipare e bëjnë veprën jo thjesht një polemikë historike, por një libër me vlera letrare. Njeri me kulturë të gjerë dhe mendje të mprehtë, Frang Bardhi, duke vazhduar traditën e Barletit në historiografinë shqiptare dhe duke hapur rrugë në fushën e leksikograisë e të gjurmimeve etnografike, me veprën e tij u bë një figurë e shquar e kulturës shqiptare të shekullit XVII.
 
Pe: Frang Bardhi (1606 - 1643)

Parathënia e "Fjalorit" të Frangut të Bardhë ( 1606 - 1643 ) :

(Fragment)

Tue pasunë ditë e përditë, të dashunitë e mij, mbassi hina ndë Kolexhë, kujtuem(1) me qish(2)
copë librë keshë me ndihmuem mbënjaanë gjuhënë tanë, puth po bdaretë e po bastardhohetë saa
maa parë të ve(3); e maa fort me ndimuem gjithë atyne puth janë nd'urdhënitë Tinëzot e të shintesë
kishë katolike, e s'dijnë gjuhënë latine, paa të sijët askush s'munë shërbenjë si duhetë paa të madh
error(4) e faj hesaapetë(5), zakonetë ë çeremoniatë e shintesë kishësë Romësë; më ndy(6) jo pak
mirë me marrë e me nkëthyesë n'gjuhët cë lëtine mbë gjuhët t'arbëneshë një dicionar, puth tjetër s'ashtë
veçëse nja librë, puth kaa ndë vetëhe saa fjalë e saa emëna janë e gjindenë ndë këte pjesë shekulli(7)
posikuur me thanë të nierëzet e të shtazëvet e ujënavet e të malevet e të fushavet e të saa tjera
kafshëve(, puth gjindenë ndënë qiellt, ende mbë qiellt, posikuur të Tinëzot, të engjiet e të shintënet...
I silli librë më pëlqei e m'u duk se kishte me u qenë për ndoonja ndimë, ndoonëse të pakë e të moritunë(9).

Prashtu, mbassi u daashë Kolexhiet cë Zonjësë ndë Lurijt e ershë mb'Romë pr'urdhënit të Kuvendit Shint(10)
e të ndriçmit nderueshimit zot upeshkëpit Sadrimësë, tim ungjë, pr'emënë Gjeçi i Bardhë(11), fisit sinë e ndoret
sonë, shumë i urtë e i vëjyeshim, i cilli, prej së dashunit të Tinëzot e së shintit Atë Papë Urbanit VIII, ashtë tash
krijuem e baam argjupeshkëpi i Tivarit; e hina në Kolexhë te janë shkollarëtë, oo ata puth xanë, me vonë
mbasandaj ndër të paafeet me çtuem shintenë e të vërtetënë feenë tanë,zunafijll tue këthyem këtë dicionaar
mbë gjuhët tanë, e këtheva nsi(12) gjithë qish mujta; e mbassi e solla(13), m'u duk i pakë e i vogëlë, prashtu
hina tue kujtuem(14) e shkrova mbe gjuhët tanë maa parë do të falunazë(15), puth kanë zakon e banjënë
t'Arbëneshëtë kuur, së largu oo s'të këtje(16), mb'udhë mpiqenë, tue vumë përngjat(17) tyne ende mbë gjuhët
të Latinjet; ashtu ende do proverbia oo të thana, ncë sijashit disa kanë zakon e i thonë Latinjtë e disa Taliantë;
do adverbia ende, e gjithë saa kafshë janë në këtë copëzë librë, i vuna fjalë për fjalë, e maa parë mbë disa
vuna latinisht, ani(18) përngjat oo përfundit vuna arbënisht, e mbë të tjera vuuna maa parë fjalënë e rieshtnë
arbënisht, ani përfundit latinisht, ashtu puth ata puth të fëdigenë(19) e të duenë më xanë gjuhënë latine maa mirë e maa
udob(20) t'u vinjë ...

... Prej Rome, dit ndë maaj 30, ndë vietëtë Krishti 1635. Shërbëtori i zotënijsë saaj, unë D.Frangu i Bardhë,
shkollaar ndë Kolexhë të Shintesë Fee.

Shënim :

"Parathënia ..." është nxjerrë nga origjinali, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare. Në këtë parathënie gjejmë disa
te dhëna kryesore mbi jetën e Bardhit.

Sqarime :

( 1) Kujtuem, sjellur ndër mend,menduar.
( 2) Qish, çfarë.
( 3) Saa maa parë të ve, sa më shumë shkon koha.
( 4) Error, it. gabim,
( 5) Hesaapetë, tq. konceptet.
( 6) Mëndy, m'u duk.
( 7) Në këte pjesë shekulli, në këtë pjesë të botës, në këtë vend.
( Kafshëve, sendeve.
( 9) Të moritunë, të pakë,të dobët.Lurij,(Loreto),qytet në Itali, ku ishte një kolegj, me emër "Kolegji Ilirian", që
pergadiste priftërinj e misionarë edhe për Shqipërinë. Punën për fjalorin,B. e filloi duke qenë akoma nxënës.
(10) Kuvendit Shint, Kuvendi i Propagandës së Shenjtë, një si organizatë e Vatikanit për propagandën fetare në vendet e
ndryshme. Mbasi kreu studimet në Loreto, B. i vazhdoi ato në një seminar të Propagandës së Shenjtë ("Propaganda Fide").
(11) Gjeçi i Bardhë, vdiq më 1647. Familja e Bardhajve duket se ishte një familje priftërinjësh, që lojtën rol me rëndësi në
kishën katolike të vendit tonë, veçanërisht që nga pjesa e dytë e shekullit XVI e gjer në pjesën e parë të shekullit XVII.
Daja i Gjeçit, Nikolla, dhe Gjeçi vetë, patën marrë pjesë në lëvizjet kryengritëse të vendit kundër Turqisë.
(12) Nsi, prej tij.
(13) E solla, s përktheva.
(14) Hina tue kujtuem, u vura të mendoj.
(15) Të falunazë, përdhëndetje.
(16) S'të këtje, së afërmi.
(17) Përgjat, pranë,përkrah.
(18) Ani, pastaj.
(19) Fëdigenë, lodhen,përpiqen.
(20) Udob, lehtë.
 
Pe: Frang Bardhi (1606 - 1643)

STAVRI TRAKO

Franciscus Blanchusei
Frang Bardhi
(1606-1643)

Kapitull VII

Proverba & te ndëntie(të ndigjuara)
Epirotarum
1.Veç tënë zon adhuroj(veç zotin tonë adhuroj)
2,Kush njef vet-hen njef tënë zon (Kush njeh vetveten njeh zotin tone)
3.Njeriu mbledh e zot ynë përderdh.
4.Veçse zoti ynë është i pamëkat.
5.Ata të mire puth të hajsh s’gijesh e tinzot ia hanj.(Ajo e mire që të hash e s’ngopesh e zotit tonë është haj)
6.Shkaku ka shumë arsye.
7.Kush ka gjykuem, s’ka me vuem.(Kush ka gjykuar nuk ka vuajtur)
8.اfarë të bësh, bëhe urtësisht.
9.Zgjidhe fjalën më të përçuerm
10.Njeriu i urtë (I mençur)zgjedh fjalën e vet.
11.Gjinden shumë duer (lloj) njerëzish.
12.Shikomë stanin ,ani(pastaj)të bamtë (bëmat)
13.Një frutit lisi e mire njifet, kish qenë Madha (frutet e një peme të mire njihen se janë të mëdha)
14.E dogj languan bushtëra.(E djeg languan bushtra)
15.Të këqiat mbëshojnë(rëndojnë)
16.Kush nuk është mbës-huem(mësuem),s’di me urdhënue (s’di me urdhëru)
17.Mbasi ta kesh zënë,ani mbësho.(pastaj mësho)
18.Majmuni nuk të zihet mbë lak. (Majmuni nuk zihet në lak)
19.Anmikun mos çel zuun. (Armikut mos i çel synë)
20.Me mijtë ha e pi ,e treg mos bëj.
21.Njëra dorë lan tjetrën e të dyja lajnë faqet.
22.Armiku plak ,s’të bëhet kurrë mik,e në t’u baftë s’bëhet i drejtë.
23.Skifteri s’gjitet (nuk u qepet) mbas mizashit. ( mizash)
24.Më mire me hesht, se të flasish shumë.
25.Për të paditurit , të pafolurit është të folë.(të heshturit është si të flas)
26.Duke folë fjalët,e fëdiga (e keqja ) rritet.
27.Mos i jep arësye të paditurit,thotë Solomoni.
28.Fjalët janë gra(për grate) ,të bamet burra.(bëmat janë për burra)
29.Gjithëkush duhet të mbaj një mjeshtëri fshehur.
30.Një njeri, që ka shumë fjalë na i shkërthen mendtë.
31.Ato gjaste (ngjarje)që s’të kanë hije e s’të përqasen,s’duhet me dëshirue.
32.Ato gjaste që të bjejnë(sjellin)të dhimtuen(dhimbje)s’duhet me i kujtue.
33.Më mire me dekun një here(të vdesësh një here) ,se me u rreziku gjithëherë.
34.Cilido nga zogjtë, o bilbili e bie pranverën.
35.Kur dro se (druan se) të del ma keq ,mos e ban.(bëj)
36.Kush vete në mulli, doemos do përmjellet.
37.Dëshirojmë gjithëherë ato caste, që si kemi.
38.Gjithëkush shikon të mirët e vet.
39.Peshku ma parë qelbet ndë kryet.(nga koka )Turqisht: Baluk bashkaclan kokar
40.Ani i qeih nuk thehet.
41.Dita e mirë njifet ndermenate.(që menatë,pagdhirë)
42.Molla nuk rëzohet larg mollës.
43.Gjithë gjastet (ngjastet) me mot.(gjithë ndodhitë në kohën e duhur)
44.Duhet me pritur rend.
45.Bushtra që ngutet me pjellë,bën këlysh të verbër.
46.Kush shkon ngadalë ,shkon ku e vendos.
47.Ky shekull u ongëthi( u hëngër ) ndasgia. (ndasish)
48.S’bët besë ndë këta shekuj.
49.Kush len kembyem (i marrë),këmbyem ( i marrë) vdes.
50.Më mire me pasun armikun shtruem(hapur),se sa mikun e mbyllëm.
51.Të folurit e prit.
52.Kush dhjet në det, e gjen në krypë.
53.Duhet me shtri këmbët sa ke të mbuluemit. (mbulesën)
54.Të gjithë jemi bijtë e mortjes.(vdekjes)
55.Marin(mbaren ,turpin) s’duhet me e harrue,perse sot mue neser ty.
56.Si të nderosh, ashtu ke me qenë nderue. (Si të nderosh,ashtu do të të nderojnë)
57.I belbti merr vesh më mire të belbtit.(belbaku atij që i merret goja )
58.Deti,zjarri ,gruaja tri të këqijat më të mëdha.
59Kush ha shumë biber(piper) s’dendet edhe ne lakna.
60.Në qind të fitueme ,s’pagujnë një të pagueme.
61.Gruaja e bukur dhe vera e ëmbël janë helm.
62.Të vobegun ku ta zerë nata ,aty asht pallati i tij.
64.Posi leu ,ashtu vdes njeriu.
65.Kali është i atij ,që e ngarkon.
66,Një gur nuk bën mur.
67.Dheu i zi e bën bukën e bardhë.
68.S’duhet me i shërby atij, që s’të njef.
69.Mjalti shumë here bën të lëpim gishtat.
70.Kush bën fosen (Gropen) shoqit vet bie ndë të.
71.Kush vete në mulli më pare ,ai më pare bluan.
72.Kush dro(druan) zjarrit ,Ntimit(nga tymi) ikën.
73.Merr pene në do te gjesh lëmshin.(kap fillin)
74.Ri shtrembër e fol drejt.
75.Kur të shofsh vesht e vetit ,atëhere ke me më pa.
76.Kush ngjan,qan.
77.Si më sheh ,ashtu më shkruaj,
78.Qet (gjuan )shigjetën dhe mçef (fsheh) harkun.
79.Në njërin vesh më hyn e në tjetrin më del.
80.Ndër të verbëtit, edhe ti mbëshil sytë. (mbyll sytë)
81.I verbëri heq të verbërin e të dy ndërfosen e rrëzohen.
82.Ai çast që është më i bukur,ai është më i vështirë ta kesh. (me e pasun)
83.Luftë pa të vdekur ,s’është(s’ka)
84.Të dashtunit (dashuria)prej së pamit vjen. (nga atë parit vjen)
85.Kush ka hov, shkëcen. (kërcen)
86.Kush një kias ep,dy here ep.
87.Kush ka denar(pasuri ),amë e atë ble.
88.Gjithka fal, ka per denar.(gjithëka fal është pasuri)
89.Kalin e mire shpore nga dhuna.
90.Mos më merr, ç’mos më ke dhënë ( mos më merr atë që s’ma ke dhënë)
91.Lufta e madhe e ban pajën e ëmbël.
92.E vërteta si pëlqen gjithëkujt
93.Ujku qimen e ndërron ,ma vesin se harron.(por vesin se harron)
94.Edhe delet që i numëron i ha ujku.
95.Digjet bari i njomë ,ndër për të thatë.
96.S’duhet me i zan besë as ujit ,as turkut.
97.Ku turku ve kambën aty s’del bar.
98.I shkëmbyemi (I marri) gjithë herë bën dasëm.
99.Gjithë dheu i ka zakonet e veta.
100.Unë zot e ti zot ,e bar kalit kush i jep.
101.Unë fisnik e ti fisnik ,e kasht kalit kush i shtie.
102.Shigjetën e shtime nuk e kthen.
103.Mos të mundoftë i munduemi.
104.Si të bash ashtu ke me gjetun. (ashtu do të gjesh)
105.S’është mbare mos me ditur, ma me mos dashtun me xan.(por të mos duash të nxësh)
104.Vuan ajo shtëpi ku këndon pula ,e gjeli hesht.
107.Me atë masë që të matin, me atë keni për tu matur.
108.S’është i urtë (i mençur) ai që mshel (mbyll) derën e oborrit ,mbasi i vodhën kanë dhe dhitë.
109.Më mire me thyem kryet, se me vu zakon të ri o të lënë.
110.Në të pafsha nja tjetër here,ka me qenë e dyta here.
111.S’duhet me lujt me gurë përpjetë. (Loja me gurë përpjetë të thyen kokën)
112.Ma vlen një dhelpër e gjallë,se një luan i coftë (më shumë vlen një dhelpër e gjallë se një luan i ngordhur)
113.Tuk i diegj plakesh e aty përket .Ku i mbaron vjetët ,plakesh ,aty përket.

I përndrituri Frang Bardhi ua dedikonte Fjalorin Latinisht Arbënisht, gjithë atyre Arbëreshëve që do ta marrin me zgjedhur e me nxanë
Në parathënien e librit, Ai thotë:Tue pasun ditë e për ditë të dashtunit e mij (mbasi hyra në Kolegj) kujtuam me qit (nxjerr) copë libër që është me ndihmue : më njëane gjuhën tonë që po bdaret e po bastartdhohet , sa ma parët e vë(që sa vete e më),e ma fortë me mendihmue,gjithe atyre që janë ndër dhenë e tin zot e të shenjtës Kishës katolike e që s’dijnë gjuhën Latine .Pa të, nuk mbetet kush që mund të shërbejë si duhet ,zakonet e Ceremonitë e Shenjta të Kishës të Romës pa përseritur prapë një gabim a faj të madh. .Duke u ndjerë shumë mirën me marrë e me kthyem nga gjuha latine në gjuhën Arbëreshe një fjalor ,një tjetër fakt është veçes nja libre ,që ka në të sa fjalë e sa emra që janë ,e gjinden në këtë pjesë shekulli :posi kur me thanë(si të themi) ,të njerëzve e të shtazëvet ,ujërave e të maleve e të fushave e të sa të tjera kafshëve ,që gjinden ndënë qielltë dhe mbi qiellt, posi kur të tinë zot,të engjëjt,të shenjtit e tjera . Cili(Ky) libër më pëlque e mu duk se kishte me qënë për ndonjë ndihmë ,ndonëse të pakët,e të merituar që kështu mbase i duhej. (për ashtu mbasi u dashte ) Kolegjit te Zonjës së Lurit, kur erdha në Romë, prurë thenit Kuvendit Shenjtë,e të Ndriçimit Ndershmit zot Ipevshkit të Zadrimes tim Ungji, i quajtur Gjeçi i Bardhë , nga fisi ynë e i dorës sonë, shumë i urtë e i vyer (vyjshmi),i cili prej dashurisë së tinë zot Të shenjtit At PAPA Urbanit VIII ,është tash krijuem e bam Arqipeshk i Tivarit . Hyra në Kolegj ku janë shkollarët o ata që xanë me vojtë(të shkojnë) mbasandaj, ndër të pa fet, me kënduem të shenjtën e te vërtetën fenë tonë ,zuna fill tue këthyem ketë fjalor mbë gjuhet tonë,e këtheva nësi (siç ) gjithë mujta (munda),e mbasi e sosa (mbarova ) mu duk i pakë ,e i vogël;prandaj ashtu hina(hyra) tuj kujtuem (duke kujtuar ),e shkrova mbë gjuhët tonë ma parë do të falunash(përshëndetjesh), që i kanë zakon e i bëjnë Arbëneshët kur së largu,o së këtej mbë udhë e piqen ,tue vum për ngjat tyre (duke vënë krahas tyre) edhe mbë gjuhet e Latineve , gjithëashtu edhe do proverba e të thëna, nse sijashit (n’ disa prej tyre ) i kanë zakon e i thonë Latinët disa italjante :disa ndajfolje edhe gjithë fare kasheze janë në ketë cope libër, I vura fjalë për fjalë,e ma pare mbë disa vise(raste) vuna latinisht ,e pastaj përbri o përfundit vuna Arbënisht e më të tjerat vura ma pare fjalëne ,e rjeshtënë Arbënisht, pastaj përfundit Latinisht ,ashtu puth,ata që nuk e dijne,e që duan me zanë gjuhënë latine ma mire e ma vdob(ndihmë) tu vijne. Perse veçe dy çaste (të dashtunit e mij)me shtynë ,e më nxitnë me u fedigun (përpjekun)e me kthyem këtë libër :e para që me shtim beleg (që të ftoj) gjithë atyre që munden me kthyem ndonja cope libër për ndihmë të fesë e të dorës sonë. ,:e dyta e ma e zellshme që të paditunitë gjithë atyre (posi preka ndë të zanët filli të kesaj letere )që shërbejnë Kishës së Shenjtë ,popullit, e famullisë ,e thonë të shenjtën Meshë ,e këndojnë shenjtën oficia, ,mbë gjuhët e mbë hesapit (llogari,interes) të Letinët ,e te shenjtës Amë Kishë e Romës ,as nuk ndëgjojnë ,as nuk marrenë vesht gjith çthonë ,e gjithë zgjidhen ,e ai që asht i pa ditune ,posi thotë Katoni ,legere o non itelligere nengligere est,sikur me thane(që do të thotë) e zgjidh (zgjedhja ) ,e mos ndëgjo o mos merr eshtë, gjith zgjeth te pa ditun ashtë.Prashtu (shtë po ashtu si të zgjedhësh paditurinë) Unë lus të dashtunit e të vyrtytshmit e mij për të mirtët tuaj ,që ti vini kryet e mentë me gjithe zemer, fuqi këtij Ditionar(fjalori),e të mos e lëshoni ndoret(nga dora ) e mendjet që duhet ta merrni vesh e të zini gjith thotë (gjithë çka thotë) , e gjith mëson(gjithë çka mëson ) e vnue(e përmban) U premtoj që për te vërtetën ndë daçi pakëz me u fëdigun(përpjekur) kini me zanë kësi libri( keni me nxaë nga ky libër),ndë mos tjetre ,me ndëgjuem gjith urdhënon kalandari,o ordinary ,e gjithë rubrikën Rubrikë që do me thënë tjetër veçse ato fjalët kuçijet (kyç) ,paret me ta ;mba të tjetërët(në anën ttjtër) anë kujtova,e me dy ma mire kthyem gja kafshë ‘se asgja( se është më mire me kthyem diçka se asgjë) ,përse .ndëmos ngjejem mendjet se nde terit (përse nuk gjejmë mëndje(dije) duke ndenjur ) e pakët dritë vjen e kushton shumë.Vullneti e kujdesi veçse, Krijuesi i Qiellit. Por e di Vëlleznit e dashtun si e kam pasun e si e kam ndë me rante fuqia me dhanë dorën e me ndimuem të pa fat e të dorës Arbëneshe ,pra ashtu përzini ma me me këte fedigjeze(përpjekje) sa asht e si do asht po sikur te ishte diçka e emadhe e vuetshme(e vlerë) e mos u vinjë vështire me uruem për mue ,i thoni shëndosh.
Prej Rome ,Dit ndë Maj 30,ndë vjetët e Krishtit 1635
Prej lisave(burrave) kërkohen fruta të mëdha, se për më keq mjaftë nga djemtë asgan i bjerin vlerat e tyre ngaqë bredhin e digjen si langojtë nga bushtra(hasmi).

Pas kënaqësisë së veçantë që ndjeve kur arrita të transkriptoja të 113 proverbat dhe pathënien e fjalorit latinisht shqip të të përndriturit Im zot Frang Bardhi ,ndoqa rendin e proverbave duke u munduar të kuptojë brendinë filozofike që ato i përcillnin nga afro 400 vjet më parë, sofrave të burrave Arbëresho -shqipëtarë ku ato do të përcilleshin. Ishte pikërisht koha kur Shekspiri vinte në skenën e teatri Globus tragjeditë e tij të pavdekshme.Dikush do të mendojë se ç’lidhje kanë ndër veti këta dy njerës të mëdhenj .Përpos bashkëkohësisë ata i bashkon dhe misioni dhe përgjegjësia e secili për bashkëkombësit e tij .
Shekspiri u ndritëte udhën bashkëkombasve për epokëne re që lindte në Anglinë e fillim shekullit të17 të ,ndërsa i përndrituri Im zot Frang Bardhi kërkonte,sadopak, të përhapë dritën e diturisë dhe të përshkëndijoje lirinë në ndërgjegjen e fjetur të shqipëtarëve duke pasur si kryefjalë adhurimi për zotin dhe domosdoshmërinë e njohje së vetvetes.
Hirësia e tij Frang Bardhi e ndjente se po rrezikohej gjithçkaja e aritur deri atëhere nga arbëneshët e tij, e për më zi, të tjetërsohej e të mbulohej nga tisi i harresës .Shkaku- thotë Ai -ka shumë arësye .
Për të mos u bëre preh e rrethanave historike e fatalitetit që rezervonte atyre çasti historik ai propozon që gjykimi të bëhet urtësisht dhe duke zgjedhur fjalën e përçueme .Nisur nga rrethanat e interesat,në të cilën ndodhen njerëzit, ai thotë,se gjinden shumë lloje njerëzish .Pos gjendjes katastrofike ,prej lisave(burrave) kërkohen fruta të mëdha, se për me keq mjaftë nga djemt asgan , po i bjerin vlerat e tyre ngaqë bredhin e digjen si langojtë nga bushtra(hasmi).
Ai u kujton burrave arbëresh se një nga të këqiat që rëndon më shumë është :padituria që të pengon të bëhesh zot i vetes , I keqi(bashkëpunëtori) është si majmuni që nuk zihet në lak.
Imperativ i kohës është që të mos i hapin synë armikut Me të keqen,edhe mund të bashkëjetohet për rrethanat dhe momentin, por në asnjë mënyre te mos bashkëpunohet.Rrugëdalja nga e keqja është bashkimi, për të gjetut fuqinë,sepse armiku plak kurrë nuk të bëhet mik dhe në t’u bëftë nuk bëhet i drejtë.
Të keqen më të madhe Frang Bardhi e sheh të padituria ,e cila është më mirë të heshtë dhe të mos i jepet arësye.ثshtë koha të lihen fjalët dhe të hidhet ne veprim,burrat vlerësohen nga bëmat.Organizimi i pavarsisë e sheh si një mjeshtëri,që duhet mbajtur e fshehtë.Në rolin e një udhëprisi të vërtet ai porosit : -duke harruar të shkuarën - duke harruar ç’ka s’të ka hije dhe nuk të përqaset e ç’ka të sjell dhimbje.Ai mendon, se është domosdoshmëri sacrifica dhe flijimi, kur e lyp nderi dhe liria e atdheut edhe prej çdokujt kërkohet të pranojë më mirë vdekjen,se sa përjetimin e rrezikut të vazhdueshëm.
ثshtë detyrim i gjithëkujt prej zogjëve, si edhe e bilbilit ,që ta sjell pranverën . Gjithkushi e dëshiron atë që i mungon. Gjithkush sheh të mirën e vet . Por,të keqen e sheh te udhëheqësit, se peshku qebet nga koka,e nuk dyshon se mbarësi e njeriut duket që në te ritë e tij. Asht si molla që nuk bje larg mollës dhe njeriu duhet të mos i shërbej të tjerëve .
اdo gjë duhet ta bësh në kohën e duhur ,duke i mendur mirë gjasat,se ngutja,ngjason me bushtrën , që ngutet me pjellë e bën këlysh të verbër.Për të arritur në ç’ka vendos duhet punosh me mend, të shmangësh ndasitë,të lidhet besë,sepse të marrët , të marrë vdesin.
Frang Bardhi është njohës i mirë i qëndrimeve e mendësisë së njeriut të kohës së tij.Duke dëshirur të eksploroj në shpirtin e tij bën një paraqitjeje të karaktereve e tipave të kohës
Njeriu duhet të jetë syçel, që të njoh mikun e vërtetë nga miku i remë;të mos flasë shumë;të mos bëj keq se do ta gjej në shtëpi dhe të mos harroj asnjëherë se jemi bijë të vdekjes ,turpërimi dhe korritja e tjetri lahen për kokë.
Nderimi i vetvetes është një gurë peshe, që do të përdorin të tjerët .Njeriu mund të humbas në se nuk ruhet nga rreziku i ujit ,zjarrit dhe femrës e sidomos nga kjo e fundit se kush ha shumë piper nuk dindet së ngrëni lakra .Por, gjithkush duhet t’i friket shpageses,sepse femra e bukur dhe vera e ëmbël janë helm.
I vobegti ishte në vemendjen e të ndritshmit Frang Bardhi Ai e konsideron atë një gurë të murit shoqëror.ثshtë përgjegjësi njerëzore,për t’u përkujdesur për të ,se puna e tij e bën bukën e bardhë..
Ai troket edhe në ndërgjegjen e artyre,që shërbejnë të tjerëve duke ju kujtuar se mjalti shumë here bën të lëpimë gishtat e ndaj atyre që mundohen të të bëjnë gropën uron, që të bihen vet brenda .
Për Frang Bardhin kishte ardhur koha për të shijuar miellin e lirisë gjë që duhej bërë pa drojtje dhe me vendosmëri, duke bërë vlerësime të urta të situatës, për të zgjidhur lëmshin,duke u ruajtur nga pabesitë e shigjetave vrastare ,nga shurdhësia e njerzve.Ai godet verbërinë e tyre duke e konsideruar verbërinë vetvrasëse. Liria është çasti më i bukur e vështirë ta kesh,se kërkon fli. Dashuria për liri duhet të tregohet me përpjekje dhe bashkim,se të nderuar nuk të bën pasuria. Robëria zhduket duke shporrur dhunën nga njeriu,nga që jetën nuk është e drejtë tja marrish tjetrit kur nuk ja ke dhënë.Ta falësh jetën për atdhe është paja më ëmbël,që ke mare ndonjë here.
E vërteta e lirisë nuk i pëlqen në mënyrë te veçantë hasmit, që si ujku qimen e ndëron po zakonin nuk e harron.
ثshtë i paqëm edhe me ata njerëz që, me apo pa dashje, janë vënë në shërbim të të huajve duke ju kujtuar se mund të shkoj i njomi me të thatin e s’duhet me i zënë besë ujit dhe hasmit .
Gjëja më e drejtë është të respektosh zakonet e vendit .Për zotin e shtëpisë është dhunë që të jet shërbëtor në shtëpinë e vet.
Tradhëtia është si një shigjetë e shtime që nuk të jep nder dhe që ka një fund të trupshëm ,si të bësh do të gjesh .Marrëzi është të mos duash ta kuptosh
Vuan ai komb të cilit i mungon burrëria e si ta vlerësosh veten ashtu kanë për të të vlerësuar të tjerët . Nuk ka më vlerë të kuptosh vetëm kur të kesh humbur gjithçka se është varfëri dhe robëri e dyfishtë.S’duhet me lujt si i marri me gurët mbi kokën se e pëson duke të rënë kresë.Sado i vogël në dukje çdo përpjekje per mëmëdheun vlen më shumë se një punë për luanin (perandorinë) tashmë të coftë.
Të gjithë duhet të bëjnë detyrën ndaj atdheut.
Me të 113 të thëniet, I përndrituri, Im Zot Frang Bardhi përurohet si shënjtërues i testamentit të lirisë

pershtati dhe eseja Stavri Trako
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top