Franca kampione e Evropës në basketboll

cent

...Lontano
Franca thyen mallkimin, për herë të parë kombëtarja transalpine arrin të fitojë titullin europian. Gjelat triumfojnë në finalen përballë Lituanisë në Slloveni me rezultatin 80-66 duke treguar forcën e tyre përballë kombëtares balltike, pavarësisht se Tony Parker nuk ishte në ditën e tij më të mirë.
qx9jl0.jpg
Udhëheqësi i francezëve mbi parket ishte Nicolas Batum, që e mbylli takimin me 17 pikë të shënuara. Pjesa e parë e lojës ishte më e mirë për lituanesët, që arritën të përmbysnin avantazhin fillestar të transalpinëve, me një plus 5, duke e mbyllur fraksionin 22-19 në favor të tyre. Përvoja e francezëve doli në pah në pjesën e dytë të lojës, kur francezët shënuan plot 31 pikë kundrejt 12 të lituanezëve, me dy skuadrat që vajtën në pushim me rezultatin 53-31 për gjelat. Batum ishte udhëheqësi i të tijve dhe në rebaund teksa realizoi plot 5 të tilla, aq sa diferenca vajti +16 në fund të pjesës së tretë.

Pjesa e fundit e lojës ishte thjesht menaxhimi për francezët, që ruajtën një diferencë +14 për rezultatin final 80-66, duke vendosur mbi krye dhe titullin kampion europe, për herë të parë në histori.
/S.Sport
 
Titulli: Franca kampione e Evropës në basketboll

Te kesh tony parker e te mos behesh kampion evrope kjo eshte pak absurde sjam befasuar kam prite kete duke pase parasysh lojtaret francez bashke me playmejkerin me te mire ne bote
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top