Franc Kafka

*Mia*

Slave To The Rhythm
Franc Kafka u lind ne Pragë, me 3 korrik 1883 dhe vdiq me 3 qershor 1924 ne Vienë te Austrisë .

Ishte një nga shkrimtaret e historive te shkurtra dhe romancieret me te medhenj te gjuhës gjermane te shekullit te XX-te, trupi i shkrimit i te cilit ishte i vetëm ne llojin e tij. Shumica e shkrimeve te tij mbeten te pambaruara dhe u botuan pas vdekjes se tij, megjithse dëshira e tij ishte qe ato te asgjesoheshin - janë bërë ikona ne letersine e Perendimit.

Jeta
E ëma vinte nga një familje e ditur hebrejsh, ndërsa i ati nga një familje zanatcinj fshati, por qe me vonë i buzeqeshi fati e u be fabrikant i vogël.
Ai shpresonte se djali i tij i vetëm Franci do të bëhej një trashegimtar i denjë i fabrikes.. Ndërsa me te shoqen e tre vajzat sillej ashper e shpesh i terrorizonte. Këtë marredhenie djaloshi do ta paraqiste me vonë ne shkrimin "Leter babait". Ne këtë shkrim ai i ankohet te atit qe i thyente vullnetin, ia vriste besimin ne forcat e tij, kurse ai vetë i ndjeshem dhe seder nuk gjente force ta kundershtonte. Zgjodhi rrugën e moskundershtimit, te pajtimit, te peruljes, rrugë nga e cila nuk hoqi dorë deri në fund te jetës.
Pasi mbaroi ne Prage gjimnazin gjerman. Po këtu mbaroi studimet për drejtësi e paralelisht me te ndoqi një kurs leksionesh për artin dhe gjermanistiken.

Nuk janë te pakte shkrimtaret qe kanë mbajtur ditare, ku kanë shkruar për veten e për te tjerët. Ditari i Kafkes pothuajse i tëri i perkushtohet takimeve dhe kuvendimeve me vetveten. Faqe te tërë janë te mbushura me ankesa për shendetin e lig. ankesa kundër turtures se pamundesise.. Asnje shqetësim nuk gjen ne faqet e ditarit te tij për problemet e punës apo ato shoqërore.

Kafka ka qenë deshmimtar i kaosit dhe i perendimit te pashmangshem te perandorise Astro-Hungareze. Ai gjithçka shihte, kuptonte e ndjente, por asgjë nuk bënte, sepse ishte teresisht nën kthetrat e vuajtjes vetjake. Bota jashtë tij u shkri tek ai ne një te pandare me botën brenda vetes.


Trashegimia letrare e kafkes është mbledhur ne dhjetë vellime.
Ka shkruar tregime e novela si:

Denimi.
Ne kolonine e punës se detyruar.
Pasagjeret e hekurudhes.
Prometeu.
Posedoni.
Sanco Panca ....etj

U be i njohur me romanet "Amerika", "Procesi", "Keshtjella" dhe me novelen "Metamorfoza"
 
Redaktimi i fundit:
Tregime te shkurtra nga Franz Kafka

HISTORIA E NJE MIU

Miut bota po i dukej bota çdo ditë e me e vogël. Para syve te tij parakalonin vetëm mure qe lartoheshin e rrugë qe bëheshin gjithmonë e me te ngushta. Një ditë, ai u gjend përballë një rrugë pa dalje. Beri te kthehej prapa kur para syve flakeruan kthetrat e mprehta te maces.

-------------------------------------------------------------
VENDMBERRITJA

Dhashe urdher qe te me sillnin kalin nga stalla. Sherbetori nuk me kuptoi. Shkova vete, shalova kalin dhe ia hipa. Ne largesi dëgjova një thirje kumbuese. E pyeta se çfarë ishte. Ai s'dinte gjë madje nuk kishte dëgjuar asgjë. Tek dera me ndaloi dhe me pyeti : "Për ku po nxitoni kështu imzot ?" "Nuk e di", i thashë, "Larg prej kendej, tutje. Gjithmonë=20 larg prej kendej, vetëm ashtu do të mund te arrij ne vendmberritjen time". "Pra ju e dini vendmberritjen, a s'është kështu imzot ?", pyeti. "Po", ju përgjigjja, "a nuk ta thashë sakaq? Larg-Prej-Kendej. Atje është vendi im". "Por nuk keni marrë asnjë furnizim me vete", me kujtoi ai. "Nuk më duhet asgjë", i thashë, "Udhetimi është aq i gjatë sa do të vdes urie n.q.s. nuk marrë ndonjne gjë rrugës. Asnje furnizim nuk do të me shpetoje dot.=20 Fatmiresisht, është një rrugetim tepër i gjatë".

-----------------------------------------------------------
ROJTARI

Duke vrapuar i shpetova rojes se pare. Pastaj, për një çast u tmerrova, u ktheva dhe i thashë: "Unë kalova kur ju nuk e kishit mendjen". Ai pa për një çast dhe nuk tha asgjë. "Me duket se nuk duhet ta kisha bërë këtë gjest", i thashë. Ai sërish ndenji pa folur. "Heshtja juaj a do të thotë gjë miratim për te kaluar ?".
 
Disa nga veprat që mund të shtjellojmë dhe të përkthyera në shqip janë: "Procesi", "Metamorfoza", "Kështjella" në formën e romanit por dhe nga proza e tij e shkurtër në formën e tregimit. Disa nga tregimet e tij janë “Një Leksion Akademik", "Populli i Minjve”, "Barbaret", etj. Fatkeqësisht veprat e tij janë në shumicën e tyre të humbura dhe për me tepër nga vet dëshira e autorit për ti asgjësuar ato. Kryesorja çka mund të fillojë një analizë për ketë shkrimtar është vënia re e një ndryshimi rrënjësor të formës në veprën e tij dhe në përmbajtje. Ai shpesh përdor një formë të veçantë dhe të thatë simbolike ku majmunët flasin, njerëzit transformohen, portretizohen në mostra etj., pra një realitet jashtëtokësor për të analizuar bujtinën tokësore në formën e saj më reale. Ky konstatim mund të duket kontradiktor në vetvete por nis nga një simbolikë surreale që të kërkon vëmendje për problemet e mëdha universale që prezanton Kafka.

Në analizën e "Procesi"-it, vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mire për to. Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlere në veprën e tij. Personazhi përgjithësisht është njeriu i rendomë jo heroi që bën diferencën. Kafka injoron pa e marrë fare parasysh esencën romantike të letërsisë dhe hidhet i teri në kërkim të shpëtimit universal të cilin e shpreh: "Vetëm kur shkrimtari rastësinë mund ta kthej në ligj dhe ta bëj njeriun të pavdekshëm vetëm atëherë ai ka një rol në art dhe vetëm atëherë roli i tij është profetik". Kafka nuk qëndron te ekzagjerimi dhe optimizmi emotiv, ai është ulur këmbëkryq dhe na shikon të gjithëve. Në personazhin e "Proces"-it zotit "K", sistemi gjigant i pushtetit i bën grafikun e jetës pa e shpjeguar se për se e trajton ashtu deri në vendimin për ta vrarë pa i dhënë shpjegim. Nga ana tjetër kjo mund të analizohet dhe në të kundërt; vetë zoti "K" nuk ka aftësinë për të kuptuar sistemin megjithëse përpiqet që të kuptojë diçka, përsëri është i mbytur në paqartësi. Në secilin kah vlerësimi rezultati i kësaj marrëdhënie është një absurditet fatal ku qenia, ambienti, logjika, hapësira, ekzistenca në vetvete është tejet e pakuptueshme dhe pa mundësi për të pasur një debat ndërmjet tyre, gjithashtu e tmerrshme në efektin e saj. Zoti "K" mund të shikohet në disa drejtime të tjera ai nuk është vetëm njeri por dhe ligjësi skolastike e cila në një periudhe të caktuar humbet ekzistencën e saj pasi një ligj tjetër e nxjerr atë të pavlerë. Kjo është një e vërtetë jo e dëmshme në dukje por si do të justifikohen gjithfarë energjish dhe përpjekjesh njerëzore që qenë frymëzuar nga ajo që tashme është e pavlerë dhe për tu fshire. Një kuptim tjetër i përfolur për "Procesi"-in është dhe pyetja teologjike që ai përmban. Përgjithësisht dogma fetare është një përhapje e arsyes se jeta është një përpjekje për të merituar një perfeksion pas vdekjes. Feja përmban shumë rregulla që duhen ndjekur dhe pasojat që vijnë nga mosndjekja e tyre, por Kafka i bërtet këtyre arsyeve me faktin se jo të gjithë i njohin dhe i kuptojnë këto ligje. Pse do të duhet të kenë të njëjtin fat si mos-zbatuesit vullnetar e të vuajnë dënimin kapital. Kafka kërkon shtojcën "biblike" që duhet të përmbajë logjikën për fatin e këtij grupi. Ka dhe shume tematika të tjera më sekondare nga ato që u përmendën më sipër. Zoti "K" në disa rrethana që i krijohen kryen marrëdhënie intime me një vajze pa modalitet klasik të njohjes, bisedës ose ndjesisë emocionale dhe kurse ç’farë veprimesh paraprijëse për të kaluar në marrëdhënie seksuale, por e realizon atë në një forme apriori sikur të mos ketë vend për kushtëzime dhe justifikime. J. P. Sarter citon në një paragraf se: "Shpirti ka me shumë të drejtë se arsyeja" pasi kjo e fundit është e asgjesuesshme nga vet ajo kurse shpirti është një forme e qenësishme apriori. Por veprimi i zotit "K" mund të shihet dhe si një protestë e Kafkës me dy elementë. I pari sistemi (qoftë teologjik, politik, tradicional, etj.) që vepron në mënyre injoruese ndaj individit dhe ky i fundit i përgjigjet atij me të njëjtën monedhë duke krijuar kështu plotësimin instiktiv ndaj dëshirave rastësore. Në ketë logjikë Kafka është disi në atmosferën e Niche-s por me ndryshimin se nuk e ka qellim në vetvete por një përgjigje e natyrshme dhe e rrjedhur nga kushtet. Kjo vepër dhe po ashtu vepra në tërësi e Kafkës me të drejtë është një ortek që sa me shumë thellohesh aq më i madh bëhet deri sa orteku është vetë globi që banojmë. Letërsia e Kafkës është një ambient i ankthshëm; është një situatë e një zgjimi e njëkohësisht i një fataliteti. Kafka nuk është dekadent, ai bën një portret të gjërave por nuk mundohet të rrënoje, të mohojë apo të zgjedhë mjete për të asgjësuar, ai thjesht paraqet ftohtësisht acarin e absurditetit.

Një kryevepër mund të cilësohet padyshim vepra "Metamorfoza". Si zakonisht tek Kafka dhe këtu ambienti është një natyre simbolike. Kafka e fillon veprën e tij me mëngjesin në të cilin një person ndjen që po shndërrohet në kandër. Mëngjesi është i zakonshëm në shkrimet e tij, zgjimi që personifikon shpresën e re, emocionet e reja, të gjitha këto turbullohen menjëherë sapo personi fillon kontaktin me botën, ai rrëqethet nga atdheu zhgënjyes. Grigori i transformuar tashmë krijon fillimisht një shqetësim të thelle në familje. Të gjithë ata në ketë moment janë të përkushtuar rreth tij. Gjenialiteti i Kafkës është se ai e paraqet Grigorin në ndryshimin fizik apo mekanik por jo shpirtëror dhe të ndërgjegjes. Grigori e kupton të gjithë situatën rreth tij dhe ka një pikëllim të madh që tanimë as mund ta shprehi nën petkun e kandrës. Por ç’është në të vërtetë "Kandra"? S'është gjë tjetër veçse krijesë e një natyre anti-njeri, e një natyre të tmerrshme dhe pa kthim. Ajo është me tepër, nuk është krijim i individit po e një trysnie fati të cilin askush prej nesh nuk e zgjedh me vetëdije. Grigorit gjithë kjo gjëmë i vjen pasi ai është shumë i përkushtuar në punë, e cila e ka bere efektin e saj të çuditshëm jo duke i dhënë të mirat që çdo njeri pret nga ajo por duke e shndërruar në një qenie të çuditshme dhe të trishtueshme që e pengon të realizojë natyrshëm dëshirat njerëzore qoftë dhe më minimalet. Në fund familjarët e lodhur dhe përfundimisht të bindur se krijesa që kanë përballë nuk është me djali apo vëllai i tyre por një kandër, e trajtojnë si të tillë dhe Grigori vdes në ngashërimin e pashprehur dhe disi në pritje të "zgjidhjes" që do ti sjelli vdekja. Megjithëse përshkrimi i mësipërm i këtij romani është mjaft i shkurtër kemi mundësinë të analizojmë disa ide përmbajtëse në të. Shkrimet e Kafkës, në ndryshim nga tregimet e stërzgjatura, përgjithësisht zgjaten me përtesë vetëm për të thënë atë që duhet dhe pa ceremonira formale. Nëse do ta nisim nga fundi Grigorit i ka ardhur në maje të hundës por siç kemi thënë me lart Kafka nuk është dekadent (të gjejë mjete për të asgjësuar apo zhdukur situata) Grigori ndihet thellësisht i pa shpresë për momentin por ai nuk tenton vetëvrasjen. Ai zgjidhjen e merr si pasojë e një veprimi pasiv mbi situatën dhe e le veten tërësisht të shkrihet në fatin që i racionoi Jeta. Vdekja është një zgjedhje e natyrshme e tij por jo me ekzaltim e për mundësinë e ndreqjes por duke çliruar pamundësinë përballë natyrës absurde që e rrethon. Kafka në vetvete është një protestues i madh; është vetë protesta. Ai nuk krijon arsyetime fatale por paraqet botën dhe në ketë drejtim protesta e tij nuk ka hierarki drejtuese, ajo lind apriori për të gjithë që nga momenti i zgjimit në absurd gjithashtu ajo nuk ka mjete lufte përveç reflektimit mbi situatën. Grigori jemi të gjithë ne të mekanizuar me elemente që fati arbitrar na etiketon çdo kohe dhe që janë të pa evitueshëm. Jo vetëm kandra por dhe vdekja është e njëjta gjë ashtu si Grigori nuk i bënte balle dhe s’e kuptonte transformimin ashtu dhe vdekja e kaplon njeriun në vite e ndihmuar nga plagosjet e përpjekjes për lumturi dhe qetësi që i lakmojmë për ditë të gjithë ne. Kandra është i alkoolizuari që nëpërmjet alkoolit donte të prekte gëzimin por që endet i shkatërruar rrugëve, kandra është "At Sergei" (Tolstoi ) që duke u drejtuar vetëm nga shpirti i amshuar u kthye në një përdhunues. Ajo është gjithçka që prodhon absurdi dhe jeta pa pika referimi dhe që prezanton fytyrën e saj nëpërmjet këtyre fenomeneve. Nëse kemi hyre pak në esencën e fundit të veprës dhe në mesin e saj fillimi është ndryshe. Njerëzit tronditen nga transformimi, mortaja, burgosja, etj. Ata mbajnë një qëndrim ndaj halleve që u bien nga qielli. Mos vallë Kafka e merr njeriun si një qenie me manual të paracaktuar përdorimi të cilin e ka të stamposur në ndërgjegje dhe orientohet midis të mirës dhe të keqes? Vetë Kafka është një njeri që i dorëzohet trasendentes? Ai e le hapur apo pa zgjidhur vetë ketë dileme me dëshirën për të asgjësuar krijimtarinë e tij apo me saktë pyetjet e tij dhe si Grigori shikon nga ylli i mëngjesit, pas vdekjes.

Në vazhdën e krijimeve pikante të Kafkës me interes është tregimi "Një Leksion Akademik".

Këtu kemi të bëjmë me një personash shume të përfolur, të transformimit majmun në njeri. Kafka nuk e shikon zhvillimin nga ana estetike por kuptimore. Majmuni tashmë njeri ndihet përballë lirisë së zgjedhjes. Ai nuk i referohet vetes në anën e cilësisë organike por të ndërgjegjes. Pikërisht për shkrimtarin njeriu ka koordinata arsyetive dhe jo të një problemi vizual dhe të lëvizjes. Për kuptimin tradicional të lirisë ajo çka deklaron Kafka për të është të paktën e çuditshme. Majmuni tashmë njeri është i pikëlluar për lirinë e zgjedhjes pasi është përgjegjës për rrjedhën e gjërave ndërkohe që nuk është i sigurt për pasojat e zgjedhjes së tij. Bota tashmë ka formën që ai zgjedh por e tmerrshme pasi ai të vetmin vend ankimi dhe ndëshkimi ka veten. Kjo tek “Zarathuasta” (F. Niche) është një çlirim i qenies për tu perfeksionuar, tek Kafka është një fatalitet. Ai është thellësisht në kërkim të fesë, të para-projektit rruga e të cilit nuk do ta zhgënjente njeriun. J. P. Sarter mendonte se njeriu nuk është prodhim fizik dhe ndërgjegjësor i vetvetes, Kafka megjithëse më i hershëm pasi e kalon koshiencën e këtij postulati mendon se gjithashtu njeriu s’mund të projektojë veprimin e vetvetes. Ai është një qenie e trishtuar për pozicionin që ka. E gjithë kjo të bën ta mendosh mbase të pezmatuar ndaj zotit, natyrës por mbase si një nxitje drejt kërkimit të zotit të humbur ose të një depresioni të pashmangshëm nga kotësia dhe boshllëku që nuk japin shpjegim. Forma e tregimit është krijuar afërsisht si monolog e cila fatkeqësisht mund të interpretohet si një shprese e venitur për përgjigje, kurse fakti që ai e hedh në letër është një veprim i vetvetishëm siç është mendimi.

Kafka është një qenie gjeniu dhe pikëllues njëkohësisht, sikur të qe i pashmangshëm dëshpërimi i një shpirti të lartë në realitetin tokësor.
 
Mendoj se Kafka eshte aq shume dimensional sa qe me plot te drejte mund te themi se eshte nje mjeshter i vertet i nje romani te thelle psikologjik por ne kahun e kundert te psikologjikut Dostojevskian.
 
Pe: Franc Kafka

Kam një kafshë të çuditshme; gjysmë mace, gjysmë qingj. E kam trashëguar nga im atë, po ajo është zhvilluar që kur e mora unë; më parë ishte më shumë qingj se sa mace. Tani është gjysmë ashtu gjysmë kështu. Nga macja ka kokën dhe kthetrat; nga qingji ka trupin dhe formën, nga të dyja ka sytë, që janë të përqendruar dhe të egër, qimen të butë e të shkurtër, lëvizjet që janë edhe kërcime edhe zvarritje. Kur ka diell ajo rri në parvaz të dritares, gërrhet dhe mblidhet kutullaç; në livadh rend si e çmendur sa mezi mund ta zësh. Kur ndodhet para maces ia mbath, kur është përpara një qingji sulmon. Kur ndrit hëna bredh nëpër ullukë se ajo është rruga që i pëlqen më shumë. Nuk di të mjaullijë dhe ndjen neveri për minjtë. Mund të qëndrojë me orë e shtrirë para pularisë, po kurrë s'ka përfituar nga rasti që të mbysë ndonjë shpend.

E ushqej me qumësht e sheqer, se ai i bën mirë. Ajo e thith me hurpa të mëdha, duke e kaluar në mes të dhëmbëve si të një shtaze të egër. Kjo gjë i tërheq shumë fëmijët. Të dielën në mëngjes kam vizita. Unë mbaj në mes të gjunjëve kafshën e vogël, kurse përqark zënë vend fëmijët.

Ata bëjnë pyetjet më të çuditshme, të cilave askush nuk mund t’u përgjigjet. Pse ka vetëm një kafshë të tillë? Pse ajo është pikërisht në dorën time? A ka pasur para saj ndonjë kafshë të këtij lloji? A ndjehet ajo e vetmuar? Si e ka emrin?

Unë nuk e vras mendjen t’i përgjigjem, po vetëm u tregoj atë që kam. Nganjëherë fëmijët sjellin mace, një herë sollën dy qingja. Ndryshe nga ç'prisnin ata, takimet nuk treguan ndonjë shenjë njohjeje. Kafshët vështruan njëra-tjetrën me qetësinë më të madhe; ata e quajtën ezksitencën e tyre si një dhuratë e Krijuesit.

Kur është në prehrin tim kafsha e vogël nuk njeh as frikë, nuk është agresive. E ndjen veten shumë mirë kur ndodhet pranë meje, e ngjeshur tek unë. ثshtë e lidhur me familjen që e ka rritur. S'është ndonjë besnikëri e jashtëzakonshme, po më shumë instikti i një kafshe që, megjithatë ka shumë farefis, nuk ka asnjë shok në tërë botën dhe e quan të shenjtë mbrojtjen që ka gjetur tek ne.

Më zë gazi kur e shikoj që nuhat, më rrëshqet në mes të këmbëve, po nuk mundet ta kryeje atë veprim. Mbase është e pakënaqur që është mace edhe qingj dhe kërkon të jetë edhe qen! Një ditë kur unë s'po iu jepja dot rrugë halleve të mia tregtare dhe pasojave që vijnë prej tyre- dhe pasi desha t’i heq qafe, u mbylla në shtëpi dhe u shtriva në kolltuk, me kafshën e vogël ndër gjunjë; kur ula kokën vura re se lotët rridhin mbi mustaqet e saj të bardha. Ishin lotët e mi apo të sajat? Ajo mace me shpirt qingji kishte dëshira njerëzore? Unë nuk kam trashëguar shumë, por duhet të them se kjo kam diçka vlen.

E them serizosht.

Kafsha ka shqetësimet e të dyve, të maces dhe të qigjit, sado të ndryshëm qofshin, prandaj e ndjente veten ngushtë brenda lëkurës ku ndodhej. Nganjëherë kërcen nga një karrige që më ven këmbët në sup dhe përplas turirin në veshin tim. Duket sikur më thotë diçka dhe vërtetë pastaj largohet dhe, më sheh në fytyrë për të parë përshtypjen që më ka bërë ajo që më tha. Që t'ia bëj qejfin tund kokën dhe bëj sikur e kam kuptuar. Atëherë ajo hidhet në dysheme dhe vallëzon rreth meje.

Mbase thika e kasapit mund të jetë shpëtimi për të, po pasi e kam trashëgim, nuk jam i atij mendimi. Ajo duhet të presë ditën, kur t’i mungojë fryma, megjithëse nganjëherë më vështron me sy aq njerëzor, sikur më fton të kryej një veprim të arsyeshëm.
 
Pe: Franc Kafka


Gjykime mbi kalorësit

Nëse gjykohet hollë, nuk ia vlen të dalësh i pari në një garë. Lavdia e të qenit kalorësi më i mirë i një krahine, sjell mjaft gëzim, kur banda muzikore fillon të luajë, por nuk e mënjanon dot brerjen e ndërgjegjes mëngjesin e nesërm.

Zilia e kundërshtarëve, njerëz dinakë dhe me mjaft ndikim, na hidhëron, ndërsa përshkojmë me kalë rrugën e ngushtë në drejtim të sheshit, që pak më parë ishte i zbrazët, duke lënë mënjanë disa kalorës, të cilët duken të vegjël në skaj të horizontit.

Shumë ndër miqtë tanë, nxitojnë të tërheqin paratë e fituara nga bastet dhe pas krahëve tanë dëgjohen brohorimat e tyre nga sportelet e largët; por miqtë tanë më të mirë nuk kanë vënë bast mbi kalin tonë, duke patur frikë se mos na mbanin inat, nëse do të kishim humbur; e meqë kali ynë ka mbërritur i pari dhe ata nuk kanë fituar asgjë, kthejnë kokën mënjanë, kur u dalim përpara dhe shëtisin shikimin përgjatë tribunave.

Kalorësit që nuk kanë fituar, mbështetur në takëmet e kuajve, kërkojnë të vlerësojnë fatkeqësinë e tyre dhe padrejtësinë, që në njëfarë mënyre u është dashur të pësojnë, dhe marrin një qëndrim të shlodhur, sikur do të duhej të fillonin një garë të re, vërtet serioze, pas asaj loje fëmijësh.

Shumë zonjave, fituesi u duket qesharak, sepse i rritet mendja pa shkak, megjithatë, nuk ke se si të sillesh me shtrëngimet e vazhdueshme të duarve, përshëndetjet, përkuljet, shenjat nga larg; ndërsa të humburit shtrëngojnë buzët dhe rrahin lehtë qafat e kuajve të tyre, që hingëllijnë vazhdimisht. Madje në fund, fillon të bjerë shi nga qielli i vrenjtur.
 
Pe: Franc Kafka

Keshtjella


Ishte mbremje vone, kur mberriti K-ja. Fshati ishte mbytur me bore. Bregorja nuk dukej, e fshehur sic ishte nga mjegulla dhe nga terri, dhe as nje rreze e dobet drite nuk jepte te kuptohej ku mund te ishte Keshtjella e madhe. K-ja ndali mjaft kohe permbi uren me derrasa qe conte ne fshat nga rruga kryesore dhe shikoi lart, aty ku dukej se s'kishte vecse zbrazeti.
Pastaj shkoi se mos gjente nje strehe; ne pijetore njerezit ishin ende zgjuar, bujtinari nuk kishte dhoma per te dhene me qira, por i habitur sa s'ka nga ai bujtes ne ate ore te vonte, i propozoi te flinte ne sallen e madhe, mbi nje dyshek kashte. K-ja pranoi. Disa fshatare vazhdonin te rrinin ulur perpara krikllave te tyre me birre, por ai s'deshi te fliste me njeri, shkoi ta merrte vete dyshekun me kashte ne hatulla dhe u shtri prane stufes. Bente vape, fshataret nuk benin zhurme, K-ja i shikoi edhe disa minuta me sy te lodhur, pasta e zuri gjumi.
Por mbas pak e zgjuan. Te koka e shtratit, bashke me bujtinarin, po rrinte nje djalosh i veshur qytetarce, qe kishte nje fytyre aktori, sy te mbrehte , vetulla te dendura. Fshataret s'kishin luajtur vendit, disa i kishin kthyer karriget qe te shihnin dhe te degjonin me mire. Djaloshi, me shume miresjellje, i kerkoi ndjese qe e kishte zgjuar, i tha se ishte djali i deretarit te Keshtjelles, pastaj shtoi:
- Ky fshat i perket Keshtjelles, kush banon apo kalon naten ne te, ne njefare menyre banon apo kalon naten ne Keshtjelle. Kete te drejte s'e ka askush pa lejen e kontit. Dhe ju s'e keni kete leje, apo te pakten s'ja keni treguar kujt.
K-ja u ngrit ndenjur, shtroi flket, pa dy burrat nga poshte lart dhe tha:
- Ne c'fshat qenkam ngaterruar? Paska nje Keshtjelle ketu?
- S'do mend, tha ngadale djaloshi, ndersa dikush prej fshatareve shkundete kryet, - Keshtjella e zotit kont Vestvest.
- Dhe u dashka leje per te kaluar naten? - pyeti K-ja sikur te donte te bindej se s'i kishte degjuar ne enderr fjalet qe i qene drejtuar.
- Duhet leje, posi, - iu pergjigj djaloshi dhe sikur te donte te tallej me K-ne, pyeti bujtinarin dhe fshataret, duke zgjatur krahun drejt tyre: - A ka si behet pa leje?
- Atehere u dashka marre, - tha K-ja duke gogesire. Shtyu tutje batanijen dhe beri te ngrihej.
- Pa shiko! Dhe qysh u beka per ta marre? - pyeti djaloshi.
- Do te shkoj te zoti kont, - tha K-ja. - S'ka rruge tjeter.
- Tashti? Te shkosh t'i kerkosh leje zotit kont ne mesnate? - thirri djaloshi duke bere nje hap mbrapa.
- Nuk eshte pune qe behet? - pyeti K-ja krejt i qete. - Atehere pse me zgjuat?
Kesaj radhe djaloshi u terbua krejt.
- C'eshte kjo sjellje horrash! - thirri. - Kerkoj te tregohet respekt per autoritetin e kontit! Une ju zgjova t'ju njoftoj se duhet te dilni menjehere nga tokat e zotit kont.
- Ta leme kete komedi, - tha K me nje ze jashtezakonisht te ulet, duke u shtrire perseri dhe duke terhequr batanijet qe te mbulohej. - Ju po e teproni pak, djalosh, flasim neser se c'duhet bere. Bujtinari he keta zoterinj do te me jene deshmitare, ne rast se do lypsen deshmitare. Nderkohe ta merrni vesh se une jam arematesi qe ka thirrur zoti konti. Ndihmesit e mi kane per te ardhur neser me karroce, bashke me almiset. Une pata qejf te beja nje shtetitje mes bores, por per dreq ngaterrova rrugen disa here, prandaj mberrita kaq vone. Edhe pa me thene ju, e dija qe c'ke me te se nuk ishte me ora te paraqitesha ne Keshtjelle. Ja pse me mjaftoi kjo strehe, kur ju u treguat aq i panjerezishem, per te mos thene edhe me keq, dhe erdhet e me bezdiset. Nuk kam c't'ju them tjeter. Naten e mire, zoterinj. - Dhe K-ja u kthye nga stufa.
- Arëmatësi? - pyeti mbas kraheve te tij nje ze me medyshje; pastaj mbreteroi heshtja. Por djaloshi e mori veten shpejt dhe i tha bujtinarit me nje ze aq te larte sa mund ta degjonte tjetri: - Do te kerkoj udhezime me telefon.
Qysh? Na paskish edhe telefon ne ate pijetore fshati? Alamet organizimi! Kjo hollesi i beri pershtypje K-se, edhe pse i priste te gjitha. Telefoni ndodhej thuajse siper kokes se tij, por ai s'e kishte vene re, i pergjumur si ishte. tashti, ne rast se djaloshi duhej te telefononte, sado te mos donte, nuk do te mund ta bente pa shqetesuar gjumin e K-se; puna ishte te merrej vesh neser K-ja do ta linte te telefononte apo jo: ai vendosi ta linte. Atehere ishte te kote te shtirej sikur flinte, prandaj u kthye perseri ne shpine. E merrte me mend si do te grumbulloheshin fshataret per te folur me njeri-tjetrin, sepse ardhja e nje arematesi nuk ishte shaka. Porta e kuzhines ishte e hapur, por trupi i shendoshe i bujtinares e zinte te tere; bujtinari iu avit maje gishtash qe ta njoftonte per c'kishte ndodhur. Pastaj filloi biseda telefonike. Dertari ishte duke fjetur, por ne telefon na doli nje nenderetar, njeri nga nenderetaret, njefare zoti Fric.
Djaloshi mbasi i tha se quhej Shvarcer, i tregoi se kishte gjetur K-ne, nje burre rreth te tridhjetave, veshur ne pikte te hallit, qe po flinte qete-qete mbi nje shtrat me kashte, qe kishte vene per nenkrese nje cante te vogel mali dhe qe kishte prane vetes nje stap nejç. I qe dukur menjehere njeri i dyshimte dhemeqe dukej sheshit se bujtinari s'e kishte kryer detyren e tij, i kishte takuar atij, Shvarcerit, te bente te veten, duke i shkuar meselese deri ne fund. Zgjimi, hetuesia, kercenimi, qe ishte i detyrueshem, se do ta debonin nga konteja, kishte ngjallur idinjaten e K-se; mbase edhe me te drejte, sepse ai ngulte kembe qe ishte nje aremates te cilin e kishte thirrur konti ne Keshtjelle. Kuptohet se e kishin per detyre, te pakten nga pikepamja formale, te vertetonin saktesine e ketyre theieve, prandaj Shvarceri i lutej zotit Fric te pyeste ne zyren qendrore, nese prisnin te vinte pernjemend nje aremates dhe t'i jepnin pergjigje sa me pare po me telefon.
Pastaj u be heshtje; andej matane Frici kishte shkuar te pyeste, ndersa kendej pritej pergjigja. K-ka ndenji si ishte, as nuk u kthye; nuk dukej aspak kureshtar dhe shikonte zbrazetine perpara vetes. Raporti i Shvarcerit, ajo perzierje ligesie dhe kujdesi, i jepte nje ide se cfare mejtesh diplomatike kishin edhe vartesit ne Keshtjelle. Dhe punonin me zell, derisa zyra qendrore kishte edhe nje turn nate. Nga ana tjeter, informatat mberrinin shume shpejt, sepse Frici po therriste ne telefon. Por pergjigjja qe shume e shkurter dhe Shvarceri e vuri ne vend dorezen e telefonit, tym krejt.
- E dija une, - thirri, - as qe kane degjuar per ndonje aremates; eshte thjesht nje horr qe genjen dhe mbase edhe me keq se kaq.
Per nje cast K-ja mendoi se te gjithe, Shvarceri, fshataret, bujtinari dhe bujtinarja po i verviteshin siper. Per te shmangur te pakten goditjen e pare, u mblodh grusht nen batanije. Ate cast ra perseri telefoni, madje mjaft fort, te pakten keshtu iu duk K-se. Ai nxori kryet jashte dalengadale. Edhe pse kishte pak te ngjare qe ajo thirrje te kishte te bente me K-ne, qe te gjithe u stepen dhe Shvarceri iu afrua perseri telefonit. Degjoi nje shpjegim mjaft te gjate, pastaj tha me ze te ulet:
- Atehere qenka gabim? Me vjen shume keq. Ka telefonuar vete shefi i zyres? Cudi, cudi. Si t'ia shpjegoj kete pune zotit aremates?
K-ja nderi veshin. Pra Keshtjella e kishte emeruar aremates. Nga njera ane kjo ishte nje e keqe, sepse tregonte qe aty ne Keshtjelle i dinin gjithe c'duhej per te dhe, mbasi kishin peshuar forcen e te dyja paleve, e pranonin ndeshjen me buze ne gaz. Por, nga ana tjeter, ishte edhe nje e mire, sepse simbas tij, donte te thoshte qe e nenvleftesonin dhe se kesisoj do te ishte me i lire nga c'do te mund te ishte ndryshe. Dhe ne u shkonte nder mend ta mbanin te ngerthyer nga nje frike e vazhdueshme, pikerisht fale detyres se tij si aremates - qe pa dyshim i jepte Keshtjelles epersi morale, gaboheshin; ai ndjeu nje rreqethje te lehte t'i shkonte neper tere trupin, po gjithcka mori fund me kaq.
Shvarceri po i avitej i druajtur, por K-ja ia beri me dore te largohej ; nuk degjoi te shperngulej ne dhomen e bujtinarit, edhe pse po ngulnin kembe qe te shkonte, por pranoi nga bujtinari vetem nje pije qe ta ndihmonte per te fjetur dhe nga bujtinarja nje legen, nje sapun e nje peshqir dhe as qe pati nevoje te kerkonte qe ta zbraznin sallen, sepse te gjithe dolen hapalehte e shpejt e shpejt, duke kthyer fytyren nga ana tjeter, qe ai te mos i njihte me te nesermen. U fik llamba dhe mene fund ai gjeti qetesi. Fjeti nje cope deri nemengjes; vetem nje apo dy here e bezdisen minjte qe vraponin.
Mbasi hengri sillen qe , sipas bujtinarit, duhej te paguhej nga Keshtjella, sikurse tere qendrimi i K-se, deshi te shkonte pa humbur kohe ne fshat. Por meqe bujtinari, me te cilin nuk kishin shkembyer vecse fjalet me te domosdoshme, duke sjelle nder mend si ishte sjelle nje dite me pare, nuk reshtete se ardhuri rrotull tij, sikur te donte ashtu t'i lutej heshtazi. I erdhi keq per te dhe e ftoi te ultej paksa.
- Nuk e njoh ende kontin, - tha K-ja, - thone se e paguan bujarisht punen qe kryhet si duhet, eshte e vertete? Kur njeri shkon kaq larg gruas dhe femijes, sic me ka qelluar mua, ia ka qejfi te coje ndonje pare ne shtepi.
- As mos e ki ate hall, zoteri, askush nuk eshte qare qe s'eshte paguar mire.
-Sidoqofte, - tha K-ja, - une nuk jam nje njeri i druajtur dhe di t'ia numeroj edhe nje konti, por dihet se me zoterinjte eshte ku e ku me mire t'i lash hesapet pa bere llafe.
Bujtinari ishte ulur perballe K-se, buze dritares, nuk donte te rehatohej me mire dhe s'ia shqiste syte e tij te zez dhe te trembur. Ne fillim i kishte pelqyer shoqeria e tij, tashti donte t'ia mbathte. Mos kishte frike se mos e pyeste per pune te kontit? S'kishte besim te K'ja, duke e pandehur nje "zoteri"? K-ja deshi ta qetesonte. Pa oren dhe tha :
- Mbas pak do te mberrijne ndihmesit e mi, a ke si i strehon ketu?
- Patjeter, zoteri, - iu pergjigj ai, - por nuk do te banokan me ty ne Keshtjelle?
Domethene bujtinari na hiqte dore kaq kollaj nga klientet dhe sidomos nga K-ja dhe na e degdiste pa nje pa dy ne Keshtjelle?
- S'e di ende, - tha K-ja, - me perpara duhet te marr vesh c'pune duan te me japin. Po te jete se duhet te punoj ketu ne fshat, per shembull, do te ishte me mire sikur te banoja ketu. Sepse druhem qe jeta ne Keshtjella nuk ka per te me kenaqur. Une dua te jem i lire. Ti s'e njeh Keshtjellen, - vazhdoi K-ja, nuk duhen dhene gjykime para kohe. Dore per dore nuk di gje per Keshtjellen, vecse qe jane eksperte per te zgjedhur aremates te afte. Mbase kane edhe te mira te tjera. DHe u ngrit qe 'ti hiqej qafe bujtinarit, i cili po brente buzet tere nerva. Nuk ishte e lehte t'i fitoje besimin atij burri.
Kur po ikte K-se i beri pershtypje nje portret i erret i varur ne mur, ne nje kornize te zeze. E kishte dalluar qe shquante hollesite, kishte pandehur se ishte nje kornize pa kuader ne te, me nje sfond te zi. Por kuadri ishte ne te, tani po e shihte, ishte portreti nga mesi e lart i nje njeriu rreth te pesedhjetave. Koken e mbante te perthyer mbi gjoks, qa sa syte mezi i dukeshin, qendrim qe dukej sikur ishte i detyruar te mbante nga balli i gjere dhe i rende dhe nga hunda e madhe e grepte. Mjekra, qe nofulla ia ngjishte mbas gjoksit, me poshte niste e i zgjerohej. Dore e majte, me gishta te hapur, e kishte shkuar ne floket e dendur, por nuk ia dilte ta ngrite me koken lart.
- Kush eshte ai? - pyeti K-ja. - Konti? - Kishte ndalur perpara kuadrit dhe s'u kthye as per te pare bujtinarin.
- Jo, - iu pergjigj ai, - eshte dertari.
- Paskan me te vertete nje dertar te pashem ne Keshtjelle - tha K-ja, - gjynah qe i biri ishte i sajuar aq keq.
- Jo, - tha bujtinari, e terhoqi K-ne ndaj vetes dhe i pershperiti ne vesh: - Shvarceri e teproi mbreme, babai i tij eshte vetem nenderetar, madje nje nga te dores se fundit.
Ne ato caste bujtinari iu duk si nje femije tjetrit.
- Ah! Qeratuc! - tha K-ja duke qeshur. Por bujtinari nuk qeshi, tha :
- Edhe babi i tij eshte i fuqishem.
- Mos more! - tha K-ja, - ti pandej se te gjithe jane te fuqishem. Edhe une?
- Jo, - u pergjigj bujtinari, i druajtur por seriozisht, - ti nuk je njeri me fuqi.
- Je nje vrojtues i mprehte, - tha K-ja, - pernjemend, ta themi midis nesh, me te vertete qe nuk jam i pushtetshem. Prandaj mbase nuk kam me pak respekt se ti per te pushtetshmit, por jam me pak i sinqerte dhe nuk dua ta tregoj gjithmone.
Dhe K-ja i ra lehte me dore ne faqe bujtinarit, qe ta ngushtellonte dhe t'i hynt ene qejf. Me se fundi ai vuri buzen lehte ne gaz. Ishte me te vertete si nje femije me ate fytyren e tij delikate e thuajse qose. Si ishte lidhur me ate grua te ndares, dukej tek jepte e merrte ne kuzhine, me berrylat larg trupit? Por K-ja nuk deshi ta pyeste me gjate, duke u druajtur se mos i shuhej buzeqeshja qe i qe ndere me ne fund ne fytyre. Prandaj i beri vetem me shenje te hapte porten dhe doli ne ate mengjes te bukur dimeror.
Tani e shihte aty lart Keshtjellen qe spikaste permes kthjelltesise dhe bora qe qe nderur mbi gjithcka me nje shtrese te holle, ia nxirrte edhe me ne pah anetoret e saj. Madje dukej se mbi koder kishte rene me pak bore sesa ne fshat, ku K-ja po ecte me me pak mundim sesa nje dite me pare neper rrugen kryesore. Ketu bora arrinte deri te dritaret e kasolleve dhe rendonte mbi catite e uleta, ndersa aty lart ne koder gjithcka lartohej e lire dhe e lehte, apo te pakten keshtu dukej nga poshte.
Ne pergjithesi Keshtjella, sic dukej nga larg, ishte ashtu sic e kishte perfytyruar K-ja. Nuk ishte nje nga ato keshtjellat feudale dhe as nje pallat i ri dhe luksoz por nje ndertese e madhe, e perbere nga disa ndertesa dykateshe dhe nga shume shtepi te uleta te ndgjeshura njera mbas tjetres. Kush s'e dinte se ishte nje Keshtjelle, do te pandehte se ishte nje qytetth i vogel. K-ja pa vetem nje kulle, por nuk merrej vesh ne i perkishte nje godine banimi apo nje kishte. Rreth e rreth vinin verdalle duke fluturuar nje tufe korbash.
K-ja vijoi rrugen, me syte mberthyer Keshtjelles; nuk i interesonte asgje tjeter.Por kur u afrua, mbeti i zhgenjyer: Keshtjella nuk na qenkish vecse nje qytetth mjeran, nje mishmash shtepizash pa ndonje tipar qe t'i dallonte, pervecse ishin ndertuar me gure, por suvaja kishte kohe qe u kishte rene dhe dukej sikur edhe guri po u shkermoqej. K-se iu kujtua vrikthi fshati i tij i lindjes. Binte shume pak me poshte se ajo e ashtuquajtur Keshtjelle; ne rast se K-ja do te kishte ardhur vetem per te pare, do t'i kishte shkuar rruga dem; do te kishte bere me mire sikur te shkonte per te pare fshatin e tij, qe kishte kohe pa e pare. Dhe me mend krahasoi kambanoren e fshatit te vet me ate kulle aty lart. Kambanorja lartohej thike perpjete, pa pike ngurimi, duke u ngushtuar aty lart ne maje, ku kishte nje cati mbuluar me tjegulla te kuq; ishte nje ndertese tokesore - c'mund te ndertojme tjeter ne? Por me nje synim me te larte se ai rremet banesash tevogla dhe me nje pamje me te ndritur se puna e perditshme.
Ndersa kjo kulla ketu, e vetmja qe dukej, ishte kulla e nje banese, mbase e pjeses kryesore te Keshtjelles dhe kjo kuptohej vetem tashti; ishte nje ndertese rrethore dhe e e njetrajte, pjeserisht e veshur me nje dredhez meshireplote, me do dritare te vockela qe vetetinin ne diell; se kishte dicka qe te rreqethte dhe perfundonte me njefare tarrace, gethapet e te ciles, te pasigurte, te parregullte, pjeserisht te rrenuar shkeputeshin drejt qiellit te kalter, sikur t'i kishte vizatuar nje dore femije e druajtur apo moskokecarese. Te krijohej pershtypja se nje banor i zymte, te cilin e drejtesia do ta kishte denuar te jetonte ne dhomen me te larget e te humbur te shtepise, ta kishte shembur catine dhe te kishte nxjerre trupin jashte, per t'u dukur ne sy te botes.
K-ja ndali perseri, sikur te ishte se po te rrinte ne vend do t'i shtohej aftesia per te arsyetuar. Por e bezdisen. Mbas kishes, ne te vertete ishte vetem nje kapele, qe e kishin zmadhuar dhe e kishin bere si pune kapanoni qe te permbante besniket, prane kishs pra ku kishte ndaluar ai, ndodhej shkolla. Ishte nje ndertese e gjate dhe e ulet, qe bashkonte per cudi tiparin e te perkohshmes me at ete lashtesise, brenda nje kopshti te rrethuar me kangjella dhe qe tani ishte mbushur bore. Nxenesit po dilnin ate cast bashke me mesuesin e tyre. E kishin rrethuar qe te gjithe mesuesin e tyre, te gjithe syte i qene mberthyer atij dhe te gjitha gjuhet flisnin aq shpejt sa K-ja nuk mori vesh asnje fjale. Mesuesi, nje djalosh trupvogel dhe me shpatulla te ngushta, por jo aq sa te dukej si nje gje qesharake dhe qe ecte si i ngrire, e kishte pare K-ne nga larg; sepse, c'eshte e verteta, pervec grupit te nxenesve, ai ishte i vetmi njeri qe dukej derisa hante syri. Duke qene i huaj ne ate vend, K-ja pershendeti i pari, aq me shume sepse mesuesi ishte nje burre i vockel fort autoritar.
-Miremengjes, zoti mesues, - i tha.
 
Pe: Franc Kafka

Sa i pashpirt, i lumtur është njeriu. Sa domethënëse dhe e qartë është indiferenca e tij ndaj fjalëve të pëvuajtura! Por ja që është i lumtur dhe kështu e kanë të lumturit, e gjejnë të natyrshme gjithçka ndodh rreth tyre. Lumturia ua jep ndërvarësine e shkëlqyer të gjërave. E sikur të shqyhesh mes ngërçeve mbi kalldrëm prapë të ndërfusin paqësisht në lumturinë e tyre...
 
Pe: Franc Kafka

Leter dashurie... (11 nëntor 1912)

Zonjusha Felis!

Tani do t’ju kërkoj një nder që mund t’ju duket çmenduri, sepse edhe unë do ta quaja të tillë po të më kërkohej diçka e ngjashme. Do të jetë gjithashtu dhe sprova më e madhe me të cilën mund të përballet një person zemërartë. Ja ç’është:
Më shkruani një herë në javë që letrat tuaja të më vijnë të dielën. Nuk arrij t’i duroj ato çdo ditë, nuk mundem. Për shembull, i përgjigjem njërës prej tyre e më pas rehatohem i qetë në shtrat, por rrahjet e zemrës i ndjej kudo në trup dhe mendja më rri te ju. Unë ju përkas dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta shprehur këtë, por ama kjo nuk i shpreh të gjitha. Për këtë arsye nuk dua të di më se çfarë keni veshur, sepse më huton aq shumë ky mendim sa që nuk arrij të bëj asgjë tjetër. Ndaj nuk dua ta di se sa qejf më keni. Nëse unë i çmenduri do ta dija, si do të mundesha të rrija në zyrë apo këtu, në shtëpi, në vend që të kërceja mbi tren me sytë mbyllur? Do i hapja vetëm kur të isha te ju. Ajo që më ndalon është një arsye e trishtueshme. Për ta thënë shkurt: shëndeti që kam mjafton vetëm për mua e jo për martesë apo për t’u bërë baba. Megjithatë, kur lexoj letrat tuaja arrij të mendoj se mund të anashkaloj edhe të pakalueshmen.
Ah, sikur të më përgjigjeshit tani! Sa shumë ju mundoj e kërkoj prej jush, kur lexoni këtë letër në dhomën tuaj të heshtur, letrën më të keqe që keni pasur ndonjëherë mbi tavolinë! Sinqerisht, nganjëherë më duket sikur, nga lumturia e emrit tuaj, marr jetë si një fantazmë! Ah sikur ta kisha postuar letrën e së shtunës, ku ju kërkoja të mos më shkruanit më kurrë e ku ju premtoja të njëjtën. Zot, ç’më bëri të mos e dërgoj dot atë letër? Gjithçka do shkojë mirë. Por a do mund të gjejmë një zgjidhje paqëtuese tani? Mos do ishte më mirë sikur t’i shkruanim njëri-tjetrit veç një herë në javë? Jo! Edhe sikur vuajtjet e mia të lehtësoheshin kështu, nuk do ishte si duhej, sepse që tani arrij të parashikoj se edhe letrat e së dielës do ishin shumë për mua. Ndaj, për të plotësuar disi këtë mundësi të humbur, me ato pak energji që më ngelen në fund të kësaj letre, ju kërkoj që, nëse duam ta ruajmë atë vlerë që kanë jetët tona, më mirë të braktisim gjithçka.
Mos po mendoj të them lamtumirë? Jo, kjo është një gënjeshtër e madhe. Jo! Do jem gjithnjë i prangosur me vetveten. Ky jam dhe kështu duhet të përpiqem të jetoj.

 
Dorëshkrimet e pabotuara të Franc Kafkës përfitohen nga Izraeli

Një koleksion ende i panjohur i shkrimeve të Franc Kafkës, të fshehura për katër dekada në një apartament në Tel Aviv, do të bëhen publike dhe do të transferohen në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit, në bazë të një vendimi gjyqësor, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Franc-Kafka-1883-1924-320x200.jpg


Dokumentet qenë mbajtur nga Eva Hoffe dhe Ruth ثiesler, dy motrat të cilat luftuan në një rast të gjatë katërvjeçar, në të cilin pretendonin se ato ishin trashëgimtare legale të dokumenteve, të cilat i morën nga nëna e tyre, Esther Hoffe, sekretarja dhe mikja e ngushtë Kafkës si dhe nga Max Brodi, biografi i shkrimtarit të njohur.

Por, gjykata vendosi se Brodi kishte urdhëruar me vullnetin e tij se shumica e dokumenteve që ai ia kishte dhënë sekretares, duhet të shkonin në një arkiv publik. Kritikët besojnë se dokumentet mund të përfshijnë dorëshkrimet e Brodit, që do të mund të hidhnin dritë mbi jetën e Kafkës dhe kohën e kaluar në Pragë.

“Procesi”, “Kështjella” dhe “Amerika” janë veprat e Kafkës të botuara pas vdekjes së tij, pasi Brodi, që është edhe biografi i tij, ka injoruar testamentin e shkrimtarit hebre të lindur në Pragë, që të gjitha dorëshkrimet e papublikuara të digjeshin. Në vitin 1939 Brodi iku nga nazistët, duke marrë trenin e fundit nga Praga me një valixhe të letrave të Kafkës nën krahun e tij. Pas vdekjes së Brodit në Izrael, në vitin 1968, arkivi iu kalua Esther Hoffes.
Burimi: g.shqip
 
Titulli: Franc Kafka

Para Ligjit

Franz Kafka


41346_court-mahurin.jpg


Para ligjit qëndron një rojtar. Te ky rojtar vjen një fshatar dhe i lutet që të hyjë te ligji. Por rojtari i thotë se nuk mund të lejojë të hyjë tani. Fshatari mendohet një çast, pastaj pyet nëse do ti lejohet të hyjë më vonë. “Mundet” thotë rojtari, “po jo tani”. Meqë porta për te ligji rri si gjithmonë e hapur dhe rojtari bën mënjanë, tjetri përkulet për të parë brenda përmes portës. Kur e vë re këtë gjë rojtari, buzëqesh dhe thotë “Meqë po të josh kaq shumë, provoje njëherë të hysh megjithëse unë të ndaloj. Vetëm ki parasysh se jam i fuqishëm. Dhe unë jam veç rojtar i shkallës më të ulët. Sepse nga njëra sallë në tjetrën ndodhen rojtarë që janë njëri më i fuqishëm se tjetri. Jo më të tjerë, por edhe unë nuk mund ta duroj as e të tretit.”

Fshatari nuk i kishte pritur këto vështirësi, ligji duhet të jetë i hapur gjithmonë e për të gjithë, mendon ai, po kur e vështron tani më me kujdes rojtarin me qyrkun e tij, hundën e madhe me majuc, mjekrën e gjatë, të hollë e të zezë prej tartari, ai vendos më mirë që të presë, derisa t’i japin leje të hyjë. Rojtari i jep një fron të vogël dhe e lë të ulet anash para portës. Aty rri ulur ai përditë e për vite të tëra. Bën shumë orvatje që ta lënë të hyjë e lodh rojtarin me lutjet e tij. Rojtari herë pas here e merr në pyetje e pyet për vendin e tij e për shumë të tjera, por ato janë pyetje indiferente, siç i bëjnë zotërinjtë e mëdhenj, e në fund i thotë po një gjë, se nuk mund ta lejojë të hyjë. Fshatari që ka marrë gjithfarë gjërash për udhëtimin e tij, i harxhon ato të tëra edhe ato me të vyerat, për ta korruptuar rojtarin.

Ky vërtet i pranon, por dhe i thotë: “Po i pranoj vetëm që mos të të ngelë peng ndonjë gjë.” Në ato vite të shumta fshatari e vështron rojtarin thuajse pa ndërprerje. Ai i harron rojtarët e tjerë e veç ky i pari i duket e vetmja pengesë për të hyrë te ligji. Mallkon rastësinë fatkeqe, gjatë viteve të para pa druajtje e me zë të lartë, por më vonë, teksa plaket, vetëm sa hungëron me vete. Bëhet si fëmijë e ngaqë duke e vrojtuar rojtarin në gjithë këto vite i ka vënë re edhe pleshtat në jakën prej gëzofi, fillon e u lutet pleshtave që t’ia ndërrojnë mendjen rojtarit. Tekefundit i dobësohet drita e syve dhe nuk di nëse vërtet po erret tani rreth e përqark apo nëse janë sytë e tij që e gënjejnë. Mirëpo në këtë errësirë dallon befas një vezullim që shpërthen i pashuar nga porta e ligjit. Tani nuk i ka mbetur shumë për të jetuar. Përpara se të vdesë i vijnë e i mblidhen në kokë përvojat e gjithë kësaj kohe në një pyetje të vetme, të cilët deri më tani nuk ia ka bërë rojtarit. I bën shenjë me dorë atij, pasi nuk mundet të drejtojë dot më trupin e vet në ngërç.

Rojtarit i duhet të përkulet fort ngaqë dallimi në lartësi ka ndryshuar shumë në dëm të fshatarit. “ا’kërkon të marrësh vesh tani?” pyet rojtari, “paske qenë i pangopur”. “Si ka mundësi të gjithë lakmojnë të hyjnë te ligji” i thotë festari, “mirëpo në gjithë këto vite askush nuk ka kërkuar të hyjë këtu përveç meje.” Rojtari e kupton se tjetri i ka ardhur fundi e për të arritur zëri te veshi i tij, i ulëret “Po këtu nuk mund të hynte askush tjetër, pasi kjo hyrje ishte e përcaktuar vetëm për ty. Tani po shkoj që ta mbyll.”

Përktheu Ardian Klosi
 
Titulli: Franc Kafka

ثshtë poshtërsi?
Unë kaloj qëllimisht përmes rrugëve, ku janë Rrugaçet. Kalimi pranë tyre më ngashënjen, jep mundësinë e largët por gjithnjë ekzistuese të shkosh me njërën prej tyre.
A është kjo një poshtërsi?
Por nuk di asgjë më të mirë dhe realizimi i diçkaje të tillë më ngjan në themel i pafajshëm dhe nuk më bën aspak të pendohem. Unë dua vetëm një grua të moshuar e të bëshme, me rroba të vjetra, por në njëfarë mase me stoli të bollshme të varura në to.
Njëra prej këtyre grave më njeh, me sa duket. Unë e takova sot pasdite, ajo ishte ende me rrobat e punës, flokët e saj ishin ende mbi kokë, ajo nuk kishte kapele, por një bluzë pune si ajo e kuzhiniereve, dhe mbante disa rroba ndoshta për t’i çuar te rrobalarësja. Asnjë njeri nuk do të kishte gjetur diçka ngashënjyese tek ajo, vetëm unë.
Tani në mbrëmje, kur koha ndërkaq u ftoh, unë e pashë me një mantel të verdhë në bojëkafe, në anën tjetër të rrugës Zeltner, rrugës së ngushtë e të degëzuar, ku ajo po shëtiste. Vështrova në drejtim të saj dy herë, ajo e kapi shikimin tim, por pastaj ika prej saj. (Ditari)

* * *

Bordello të rregulluara në një mënyrë racionale. Grilat e pastra të dritares së madhe të shtëpisë të lëshuara poshtë. Te lozha e portierit, në vend të një burri, një grua e veshur me sqimë, e cila ndihet kudo si në shtëpinë e saj.
Që në Pragë, unë kam vënë re kalimthi karakterin prej amazone të bordellove.
Këtu kjo është edhe më e qartë. Portierja femërore, e cila vë në lëvizje llambën elektrike, na ndal te lozha e saj, sepse atë sapo e lajmërojnë që po vijnë klientë nëpër shkallë; pastaj dy gra të nderuara sipër (përse dy?) që na presin ne, ndezja e dritës elektrike në dhomën pranë, ku qëndronin në errësirë ose në gjysmëerrësirë vajzat e pazëna, duke formuar tri të katërtat e një rrethi (që e plotësonim ne) rrotull nesh, duke ndenjur me trupin drejt në pozicionet favorizuese të menduara prej tyre, dhe pastaj hapi i madh me të cilin e zgjedhura del përpara, dhe grishja me të prekur që më bën zonja... por unë ndjehem si i shtyrë drejt daljes.
Dhe është e pamundur të përfytyroj sesi dola në rrugë, kaq shpejt ndodhi kjo.
ثshtë vështirë t’i shohësh ato saktësisht, sepse janë shumë, picërrojnë sytë dhe, mbi të gjitha, qëndrojnë tepër afër. Do të duhej t’i shqyesh sytë, dhe për këtë nevojitet të ushtrohesh.
Në kujtesë kam vetëm atë, që qëndroi pranë meje.
Ajo kishte dhëmbë me hapësirë ndërmjet tyre, zgjatej në lartësi, duke mbajtur fustanin me grushtin e mbledhur, duke hapur e mbyllur sytë e mëdhenj dhe gojën e madhe. Flokët e saj bjondë ishin të shprishur. Ajo ishte truphollë. (Shënime udhëtimi)


* * *

ثshtë një fyerje e drejtpërdrejtë të
pyesësh dikë për shëndetin. ثshtë
njësoj sikur një mollë të pyeste një
tjetër: "Si i ke krimbat që të lanë
insektet?- Ose sikur një fije bari të pyesë
një tjetër: "Si po fishkesh? Si po shkon dekompozimi yt i nderuar?"
 
Titulli: Franc Kafka

Zonjusha Felis!

E dashur...

Më duhet të të shkruaj me vijëza bojëkafe, se përsëri më kanë marrë bojën, dhe lapsi i dashuruar mbas teje po më grish.

E dashur, Sa bukur është kur moti i verës vjen mu në zemër të vjeshtës, sa mirë! Sepse do ishte shumë e vështirë t’i bëja ballë ndërrimit të stinëve, kur ato nuk kanë të njëjtën peshë në zemrën time.

E dashur, dita ime fillon me dimër, por kur kthehem në mbrëmje në dhomë dhe letra jote është aty, unë gjarpëroj në rreshtat e shkruar prej teje, tretem aty si një rruginë fushore në pyllin e dendur. Humbas gjurmët e kthimit, por prapë nuk kam frikë. Nuk është më dimër…
Kështu dua të mbarojë çdo ditë e imja.
Franci yt.

Letra-Franc-Kafka-per-Felice-Bauer-330x212.jpg


p.s. Franc Kafka pas vdekjes la rreth 500 letra dashurie, këto i ka botuar me pas miku i tij Maks Brod.
 
Titulli: Franc Kafka

Do te me duhej te shkruaja gjithe naten, kaq te shumta jane gjerat qe me dynden ne mendje, po jane te tera te papastra. ا'pushtet kane fituar keto mbi mua, ndersa me pare, nga sa mbaj mend, isha ne gjendje t'i shmangia me nje te kthyer, me nje rrotullim te vogel qe ne e per vetveten me bente ende te lumtur!
"Aeroplanet ne Breshia"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top